Rotacion me votë shprese apo me votë proteste?

Postuar në 07 Mars, 2013 19:22
Eduard Zaloshnja

Në emisionin e mbrëmshëm Opinion të Blendi Fevziut, një panel me 4 opinionistë dhe 2 politikanë-opinionistë diskutuan mbi gjasat e një rotacioni politik këtë vit dhe mbi shkaqet e tij, në qoftë se ndodh. I ndarë në dy krahë të kundërt (politikisht dhe fizikisht), paneli nuk ra dakord mbi gjasat e rotacionit. Por kur u diskutua se cilët mund të jenë shkaqet e tij, nëse ndodh, paneli ra dakord se rotacioni mund të vijë si rezultat i pakënaqësisë së elektoratit me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Fatos Lubonja, njëri prej panelistëve, e përmblodhi me një paragraf këtë opinion. Në 1992-shin, tha ai, rotacioni erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje demokratike; në 1997-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje joautoritariste; në 2005-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje të pakorruptuar; ndërsa këtë vit, po ndodhi rotacioni, do të vijë prej pakënaqësisë me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Ky konkluzion, kuptohet, nuk bazohet mbi studime të kryera para e pas çdo rotacioni politik në Shqipëri (në vende më të zhvilluara demokratike, studime të tilla ka kohë që kryen periodikisht). Ky konkluzion, me gjasë, është bazuar në perceptimet individuale të panelistëve të sipërpërmendur. Por realiteti i rotacioneve shqiptare të pushtetit na ka treguar se, perveç segmentëve të elektoratit që janë motivuar nga shpresa për një qeverisje më demokratike e të pakorruptuar, ka patur edhe segmentë që janë motivuar nga pakënaqësia ndaj qeverisë paraardhëse.

Për shembull, në vitin 1992, elektorati që votoi në mënyrë masive PD-në, nuk ta do mendja se përbëhej i tëri nga partizanë të thekur të demokracisë xhefersoniane – në të përfshiheshin familje komuniste, balliste, legaliste, të persekutura, të shpronësuara dhe familje thjesht apolitike. Motori kryesor që i bashkonte ato në një front ndoshta ishte pakënaqësia ndaj qeverisjes puniste. Pakënaqësi kjo që mund të kishte arsye politike, ideologjike, por dhe jo pak ekonomike.

Madje, duke bërë një hamendje retrospektive, mund të thuhet se, në qoftë se PPSH-ja nuk do t’i kishte prishur mardhëniet me Tien Siao Pinin në vitin 1978, Shqipëria do të kishte patur një zhvillim të ngjashëm ekonomik me të Kinës, falë ndihmës dhe shembullit të saj. Dhe në atë rast, ndoshta s’do të kishte ndodhur fare rotacioni. Studentët shqiptarë të Dhjetorit 1990 thjesht mund të kishin pësuar fatin që studentët kinezë kishin pësuar një vit më parë në sheshin Tienian Men...

Le të vijmë tani tek rotacioni i vitit 1997. A ishte ai i motivuar vetëm nga dëshira për një qeverisje joautoritariste? Po të ishte vërtet kështu, elektorati shqiptar nuk do të kishte votuar në mënyrë masive për PD-në në zgjedhjet lokale të tetorit 1996, të cilat u zhvilluan vetëm 5 muaj pas zgjedhjeve skandaloze të majit 1996. Berisha po e tregonte veten pothuaj diktator ndaj opozitës pas majit, por në tetor 1996, skemat piramidale ende u siguronin qindra mijra shqiptarëve të ardhura të majme pa u lodhur fare. Dhe ata e shpërblyen masivisht me votë PD-në, e cila garantonte publikisht se skemat piramidale ishin krejt të pastra e të sigurta. U desh që shqiptarët të humbisnin krejt kursimet e tyre në skemat piramidale, që të ngriheshin në revoltë ndaj qeverisë dhe ta dënonin pastaj masivisht me votë partinë në pushtet.

Në lidhje me rotacionin politik të vitit 2005, pothuaj i gjithë paneli i Fevziut kishte opinionin se Berisha krijoi një frymë shprese për rotacion me anë të demokratizimit dhe hapjes së PD-së (riafrimi i ish-themeluesve të përzënë, plus afrimi në KOP-in e famshëm të të rinjve të diplomuar jashtë), si dhe nëpërmjet premtimeve të tij të fuqishme për tolerancë zero ndaj korrupsionit (fushata e “duarve të pastra”). Në fakt, kësaj ideje i mëshojnë edhe shumë opininionistë të tjerë, si pro-qeveritarë dhe pro-opozitarë.

Por problemi është se fryma e presupozuar e shpresës për rotacion nuk u përkthye në numra. Koalicionit “shpresëdhënës” të Berishës nuk ia dha votën as gjysma e elektoratit në vitin 2005 – ai mori vetëm 41.2% të votës popullore. Ndërkohë, që të ndodhte rotacioni, u desh që të majtët e pakënaqur me Fatos Nanon, në shenjë proteste, të votonin për LSI-në (plot 8.4% në rang vendi). Dhe të mos harrojmë se LSI-ja udhëhiqej nga njerëz që ishin akuzuar për korrupsion të paktën po aq sa ç’ishte akuzuar vetë Nano...

Në mënyrë të ngjashme, ta do mendja se sot ka votues të majtë që do t’ia japin votën Ramës me shpresën se do të mbajë premtimet për një “rilindje shqiptare”, por ka edhe votues të majtë që do t’ia japin atij votën, thjesht që t’u shporret nga sytë Berisha. Dhe ç’është më e rëndësishmja, rotacioni mund të mos ndodhë vetëm nga votimi i të majtve për PS-në dhe aleatët e saj tradicionalë, por edhe nga votimi i disa të djathtëve për FRD-në dhe AK-në, si protestë ndaj Berishës.

Déjà vu 2005! Kuptohet, në qoftë se Berisha pranon ta dorzojë pushtetin siç e dorëzoi Nano...

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

nuk ka per ta dorezuar si Nano, mire eshte te parapregatitemi...

Submitted by Megi (not verified) on

Nano e Berisha jane dy ane te te njejtes medalje. S'kishte per ta lene NaNo jo....Edhe saliu do ta lere se s'ben si Nanoja sepse ashtu eshte puna...

Submitted by ILIRET (not verified) on

Sidoqofte holle holle, i gjithe paneli, perfshi Fevzon, ishin te bindur se rotacioni i pushtetit do te ndodhte. Pavaresisht se Shkullaku, nuk e jepte veten por e tradhetonte merzia qe e perfshinte, kur mendonte se rotacioni ishte shume i mundshem.

Submitted by Agon (not verified) on

Ne 2005 nano eshte larguar pergjithesisht per korrupsion.Per te tjerat njerzit nuk ishin te pakenaqur duhet thene.

Kur PD erdhi ne pushtet, e vetmja gje qe duhej te merreshe ishte korrupsioni.Nese do arrinte qe te ulte nivelin e korrupsionit do ishte shume ne rregull.

Ate e beri hale fare.Korrupsioni po cmendet

U ber autoritar.Pushtoi cdo institucion.Sot ka, cdo pushtet te mundshem.

Gjendja ekonomike eshte katastrofike,Borxhi publik ka marre arratine.(Pervec te tjerash ju 200 mln euro borxh biznesit, atyre per te cilet i thahet goja)

Siguria Pertoke

Arsimi po degradon cdo dite e me teper

Shendetesia eshte ne kushte mesjetare

Drejtesia,  blihet e shitet si mall

Ne cdo moment qe vihesh ne kontakt me median, te del nje shpurre qelbanikesh(kryeministri me shoke) qe te fyejne keqaz inteligjencen me realitete kozmike qe pataksin edhe vete ata qe i thone

Vret njerez.(ca i dergon per gjah, ca i vret duke demontuar, ca duke bere detyren, ca se marrin shume vota, ca te tjere se kane dale te protestojne)

Perdhunon sistematikisht zgjedhjet

Po cduhet te beje tjeter ky qen?Keto qe u permenden me siper jane ngritur ne formen e sistemit, qe nuk zgjidhen kollaj, por gjithsesi zgjidhen vetem me vullnet.

Me thuaj o LUBONJE : Ceshtje alternativash eshte kjo?

Submitted by Blendi (not verified) on

Nuk jam Lubonja, por mendoj se megjithate eshte ceshtje alternativash. Me sakte Sala nuk eshte alternative, eshte thjesht fatkeqesia kombit tone ne cdo drejtin. Cdo alternative tjeter pervec tij eshte shpresedhenese. Askush nuk do ta qeverise Shqiperine kaq keq si ai, edhe sikur kete gje do te donte ta bente me qellim. Duhet kombinacioni i nje energjie kriminale dhe deficense mendore te pamate per te sjelle nje vend ne kete fare derenxheje qe eshte sot. Dhe kete kombinacion nuk besoj se e ka kush pervec Sales.

Tung,

Blendi

Submitted by Agon (not verified) on

Pikerisht, edhe per shkak te atyre qe ju thoni, Sali Berisha nuk eshte nje alternative.

Sa me i rrenuar te jete nje vend aq me shume humbet shpresa se ai vend mund te prosperoje.

Sa me shume humbet shpresa, aq me pak njeriu beson tek njeriu.

Grupimi italian i Bersanit(nje krah politik qe ka gjeneruar ajken e mendimit majtist europian) sot nuk duket bindese pavarsisht vlerave qe reflekton.E di pse ndodh kjo.Sepse e shkerdheu italine deri  ne fund ai SB-ja italian.

Ajo qe Lubi-ja Lubonja thote ne thelb eshte e vertete, por forma eshte e shemtuar, eshte e deformuar ne ate menyre qe forma te derivoje nje thelb tjeter, jo kete qe po analizojme.

Te derivoje se Edi Rama nuk eshte nje alternative me e mire se Sali Berisha.

E dini pse e thote kete? E thote per dy arsye:

1-Sepse keshtu do ai qe i jep rrogen(Merr para per te ngrene mut)

2-Sepse ka nje konflikt me karakter personal me Edi Ramen.Ka nje konflik te shemtuar, pervers, qe mban era hale.Dy miq te ngushte qe njeri behet kryeminister per te bere historine e shekullit te ri(nuk e di a do tja dale, por me shume se sa shpresoj,  une deshiroj, qe tja arrije) e tjetri vazhdon ha mut te servirur nga Fevzo ne legenin e Sandrit.

Puna mbare Lubi(me theks tek i-ja)!

Submitted by Blendi (not verified) on

Qarte, Lubonja thote ca te verteta, por qe jane jo te plota, dhe si te tilla e bejne mendimin e Lubonjes te rrezikshem. Kjo sepse ai eshte opinionberes, pra me fjalen e tij mund te jete edhe opinionshtremberues, gje te cilen ai po ben per mendimin tim.

Se pari mendoj se Rama si cdo udheheqes politik ne bote (e jo me ne Shqiperi) ka te metat e tij. Ato burojne nga natyra jone si njerez, ndoshta ne momente te caktuara nga papjekuria politike, nga situata qe karakterizon vendin tone, perballja me mjete politike me nje njeri pa kurrfare skrupulli politik a njerezor si Berisha, nga presioni i aleateve te tij, nga presioni nderkombetar, fakti qe eshte gjate ne opozite, frika per jeten e tij e familjen ne perballjen me perbindeshin Berishe, etj., etj.

Keto te meta sheh Lubonja tek Rama. Te meta te tilla ai i sheh edhe Berisha. Per Lubonjen analiza mbaron ketu me perfundimin se te dy jane njelloj.

Nese kjo cekesi mendimi eshte poshtersi e Lubonjes apo thjesht naivitet i tij, kete e di ai vete. Por ne cdo krahasim ka disa kritere KO. E Berisha e ka kaluar Rubikonin prej vitesh, qe ne mandatin e tij te pare si President e jo me tani qe zullumin e ka trashur sa me s'behet. Ramen mund t'a akuzosh per shume gjera, vetem per vrasje jo. Berishen po, madje gjithe diten. Kaq mjafton dhe krahasimi midis Berishes e Rames merr fund. Ne cdo bote te qyteteruar vrasja eshte gjeja me e rende qe mund te imagjinohet, prandaj edhe i jepet denimi maksimal. Lubonja sic duket ende nuk e ka mesuar kete gje, megjithe stazhin ne burgjet e tmerrshme te Enverit.

Te vesh shenjen e barazimit mes Rames dhe nje njeriu ordiner si Berisha, qe ne cdo vend normal do te ishte i mbyllur ne spitalin psikiatrik te burgut, kjo eshte per nje njeri te lexuar si Lubonja se paku nje turp i madh!

Tung,

Blendi

Submitted by Anonim (not verified) on

Elektorati "votoi ne menyre masive PD ne zgjedhjet e 1996"????

Ku bazohet autori kur arrin ne konkluzione te tilla? Kam qene personalisht prezent ne Shqiperi dhe kam pare si eshte votuar me 1996; ne manastirin e Ardenices kam takuar nje autobus me femije nen moshen legale per te qene zgjedhes qe hanin dreke (te vone ose darke te heret) duke prishur shume para qe unanimisht deklaruan se i kishin fituar duke votuar mbi dhjete here. Autobusi i ekskursionit i kishte shetitur ne mbi 10 qendra elektorale, nga Vlora deri ne Tepelene.

Une personalisht kerkova te votoj. Pwer te dyten here me thane se ke votuar... Normalisht une emrin as duhet ta kisha fare ne qender votimi se nuk kam banuar fare ne Shqiperi. Por doli qe isha i regjistruar dhe kisha votuar... Nuk habitem fare qe pa ditur gje kam votuar edhe une masivisht ne zgjedhjet lokale te 1996 ne favor te PD...

Submitted by respublica (not verified) on

per zgjedhjet e majit 1996, ODHIR-i raportoi se kishin shkelje serioze, ndersa per zgjedhjet e tetorit 1996, nuk raportoi shkelje serioze.

Submitted by Sajmir (not verified) on

Si gjithmone analiza shume te sakta Zaloshnja. Te pergeoj dhe sinqerisht uroj qe te ndodhi rotacioni per disa arsye qe po i rendis:

Se pari sepse ky 'kafshe " qe eshte ne pushtet e ka bere vendin lesh arapi, ekonomin e ka katandisur ne pike te hallit, drejtesin po sahtu dhe me e keqja ka vrare pothuajse plotesisht shpresen.

Se dyti duke qene se per mua nuk ka vdekur teresisht shpresa i nevojitet dhe i duhet dhene nje mundesi qe ajo te ringrihet pasi nje popull pa shprese eshte nje popull i vdekur, dhe kjo verifikohet lehtesisht ne popullin shqiptar ku nervi i protestes qytetare ka vdekur dhe njerezit nuk protestojne ne asnje forme ndaj padrejtesive po nuk i thirri partia.

Se treti, ky eshte mendimi im personal, Rama eshte tjeter prerje. Di te ngjalli shprese pasi e beri kete ne Tiranen e Brojkes do di ta beje dhe ne Shqiperine e Berishes.

Se katerti tete vjet ne pushtet konsumojne kedo dhe jo me nje kafshe te dekompozuar si Berisha qe ka 22 vjet ul e ngri flamurin e antikomunistit komunisti i flakte i partise. Ju flet per komunizem brezave qe e kane komunizmin ose shum ete larget ose te pa jetuar. Por normalisht nuk mund te presesh me shume vizion nga nje person qe ka fjetur me dhine.

Sinqerisht shpresoj dhe uroj qe populli shqiptar ta beje zgjedhjen e duhu. Une vete jetoj jashte por do vi te jap kontributin tim me voten time per te shporrur nje rregjim qe vret dhe nuk mban pergjegjesi dhe per te munduar te zgjoj me voten time, sado pak eshte ajo, nje popull qe ka rene ne nje gjume vdekjeje.

Mendoj se dhe mediat dhe analistet duhet te bejne shume me teper pune ne kete drejtim.

Submitted by Shen Gjergji (not verified) on

Per Agonin dhe Blendin.

Me kujtohet dikur, nuk ka shume kohe ne fakt, kur Lubonja shkruante nje shkrim mbi disa miq te tij italiane qe kishin vizituar Shqiperine. Shqetesimi i Fatosit ishte qe miqte na ishin skandalizuar me plehrat etj si keto. Nderkohe tregonte nje episod kur italianet kishin mbetur akoma me te skandalizuar, qe ne Shqiperi ne restorante ekzistojne dateri pothuaj ne cdo menu, kryesisht ne bregdet. Nuk po zgjetem ketu se te gjithe e dime kete historine e daterit apo daterave, si i thone,  por perfundimi eshte, qe si pa te keq, Fatosi shkruante se italianet ne fund bashke me ate vete, kishin porositur sejcili nga nje pjate dateri dhe ishin kenaqur.

Paradoksi ne Shqiperi vazhdon te jete ne faktin qe Lubonja, megjithese paguhet nga TvKlan dhe Gazeta Panorama, pra dy media prane PD dhe respektivisht LSI, ne mos gaboj, perseri perpiqet te ruaje nje imazh publik asnjeanes dhe neutral. Cudia eshte qe nje pjese e mire e shqiptareve e kane ngrene kete, sepse kam frike se pjesa me e madhe e shqiptareve jane 'emancipuar' aq shume keto vite sa te mos e kuptojne fare ku qendron problemi moral ne kete mes. Nje nder keta eshte dhe vete Edi Rama i cili e ka shquar here pas here kete njeri si njeriu e vetem qe nuk shitet e nuk blihet ne atdheun tone!

Natyrisht qe kjo medalje morale qe Rama i jep Fatosit shpalos shume bukur faktin qe vete Rama ka nje problem madhor ne kete pike. Perpara jo pak kohe, edhe pse ndoshta nje apo dy vjet pas daterave te Fatosit, duke na cuditur te gjitheve  Rama del dhe mban nje fjalim teper emancipues dhe didaktik ne mbeshtetje te avokatit te Fatmir Mediut, duke e hedhur ate burre ne mejdan si propozimin e vetem te opozites per gjykaten kushtetuese, gjykaten e larte apo KLD se pak rendesi ka vendi. Ideja thelbesore e aktit te tij dhe fjalimit edukativ, ishte se nuk kemi perse lidhim personin me profesionin, avokatin me klientin, etj si keto.

Problemi ketu ne kete moral eshte, qe edhe ne rruge nje prostitute deri diku e zgjedh klientin e saj. Nuk po hyj me tej ne kete pike...

Problemi nr 2 i Rames, dhe qe kam dashur gjithmone ta shktroj si pyetje eshte kjo: Ok, ne rregull, Bashkia e Tiranes e gjeti Tiranen me leje ndertimi katrahur te dhena qe prej kohes se Brojkes. Ok, dakord supozojme se lejet qe jane dhene ne kohe te Rames jane ne rregull ne cdo parameter. Iku. Problemi qendron ketu: Aka nderime qe kane abuzuar me lejet e dhena keto 12 vjet? Si eshte raporti mes lejeve te dhena, projekteve te arkivuara ne leter dhe ndetimeve reale?

Tjedshte qe mos zgjatem, jane bere ndertime ne mes te Tiranes, jo nje por qindra, qe nuk kane respektuar lejet dhe projektet e miratuara nga bashkia. Nuk flas vetem per ndertime shtese ne raport me planin e miratuar, por mbi te gjithe mos respektimin e perqindjeve ligjore ne lidhje me parametrat e infrastruktures marredhie hapesire publike, gjelberim etj; pra ka shkelje flagrante te vete projekteve te miratuara, ne kohen kur keto ndertoheshin ne mes te qytetit.

Si ka mundesi qe nuk i ka pare njeri keto? Po Rama vete 2 metra burre nuk di te numeroje kate? Po lulishte rreth pallatave sic i percakton ligji dhe i ka miratuar bashkia ndertuesit te bejne, ka pare gjekund 12 vjet en Tirane? Si ka mundesi qe nuk eshte kutjuar njeri ti kontrolloje keto diten me diell ne mes te Tiranes?! Pra eshte mbyllur nje sy.

Nderkohe ne Kurban, po Rama shkruante me pezm se sa i cuditur kishte mbetur kur kishte vajtur ne Sarande dhe "shkaterrimin" qe kishte ndodhur atje. A thua ne Tirane ku kishte qene vete 12 vjet kryetar bashkie nuk ishte bere me keq.

Natyrisht njeriu ka gjithmone te drejte te evoloje dhe Rama ndoshta i ka bere te gjitha prapesite e meparshme me synim sublim te vije ne krye te shtetit e te na cliroje perfundimisht nga te ligat, qofshin keto edhe historike.

E njejta gje mund te thuhet edhe per Saliun ne kete rast, se u be anetar partie ne vitet 70 qe te behej me vone kryetar i PDse e ti sillte demokracine shqiptareve.

Te jem plotesisht i sinqerte, i solla keto shembuj, duke u ndjere pothuaj teresisht i provokuar deri ne kulm nga 'prurjet' e reja qe po sjell Edi keto dite ne politike.

Dua t'u kutjoj qe megjithe makiavelizmat politike, megjithe cmimin qe ndoshta duhet paguar per te siguruar rotacion, duke i premtuar Berishes indirekt se do lihet i lire dhe nuk e pret burgu ate dhe familjen e tij (gje per te cilen sinqerisht jam dhe vete dakord, por kete per hir te nje Shqiperie te tere...) te kete parasysh dhe mire biles se vetem 10 vota e ndane ne Tirane dhe kete te mos e harroje. E them sepse per te mbuluar kete pjese teper pragmatiste dhe amorale i duhet te vendose per balance dhe kunderpeshe disa njerez te rinj me integritet te larte moral dhe politik te majte larg bizneseve dhe konjukturave te dyshimta te pushtetit te djeshem apo te sotem. Ne rast se nuk e ben kete Edi Rama po riskon vete endrren e tij.

Keto zgjedhje do votoj Ramen, sic e kam votuar me vetedije qe prej 2007tes, kur kam patur te drejte te votoj, POR ama kete here per here te fundit!

Ne lidhje me qeverine e sotme, kam bindjen se heqja e saj nga pushteti eshte detyre e cdo shqiptari qe respekton veten, vendin por mbi te gjitha jeten dhe te ardhmen e femijeve te tij apo edhe te te tjereve ne kete vend. Cdo fjale tjeter eshte e kote.

Gjithe te mirat;

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.