Qumështi i nacionalizmës... Kosova na bën konkurencë të pandershme apo Ministria nuk është dhe aq "...e Mbrojtjes Konsumatore"?

Postuar në 01 Mars, 2013 08:59

Mediat kanë shprehur shqetësim sot për reagimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë që bënë përgjegjës për sigurinë ushqimore... mediat!! Sipas tyre, qumështi i konsumuar nga shqiptarët nuk krijon asnjë problem shëndetësor dhe shprehën keqardhje për çfarë e quajtën “panik të krijuar nga media”, sipas portalit të gazetës Shqip. Kjo qe një deklaratë paksa e ndryshme nga ajo që i njëjti institucion dha pak ditë më parë kur deklaroi se aflatoksina gjendej dhe gjendej mbi normat e lejuara.

Të çudit shumë fakti që Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes Konsumatore nuk pranoi të japë urdhër për bllokimin e qumështit që rezultoi me nivel të lartë aflatoksine, një masë që e patën marrë të gjitha vendet fqinje, përfshirë Bosnjën dhe Kosovën.  Sipas tyre, kompanitë duhet ta bllokojnë me vullnet të lirë sasinë e qumështit të analizuar (!!). Ministria mban emrin e Mbrojtjes Konsumatore, nuk e mbajnë kompanitë. Pa folur për faktin se dje, MBUMK shkoi më tutje, duke argumentuar se niveli i aflatoksinës është pak a shumë i njëjtë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, por nuk treguan se sa qe niveli i alfatoksinës në qumësht e sa është norma e lejuar.

Nga ana tjetër, qëndrimi i kompanive ka qenë se raporti i publikuar në Kosovë është një luftë për konkurrencë në tregun e Kosovës dhe duket se ministria shqiptare mendon njësoj si kompanitë. Gjtihçka, larg transparencës, larg unitetit kombëtar e mbi të gjtiha, larg “mbrojtjes konsumatore”.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un jam per bashkimin e Kosoves me Shqiperine

Submitted by Lira (not verified) on

Sa për informacion, në websitin e Autoritetit Evropian per Sigurinë Ushqimore (EFSA) thuhet se aflatoksina është “genotoksike” dhe “kanceroze”.  Për këtë arsye sugjeron që nivelet e aflatoxinës në ushqime të jenë sa më të ulta.

Ligji që përcakton nivelin e aflatoxinës në rrafsh evropian është:

Rregullorja e Komisionit Evropian N. 1881/2006 [Commission Regulation (EC) No 1881/2006]

Niveli maksimal i lejuar i aflatoksinës në qumësht nga kjo rregullore është 0.05 microgram për kilogram (0.05 µg/kg).  Për fëmijët është gjysma e kësaj sasie që do të thotë 0.025µg/kg. Komisioni Evropian e thotë qartë se produktet që e tejkalojnë nivelin maksimal, nuk duhen konsumuar.

Duhet patur jashtëzakonisht kujdes me nivelin maksimal.  Me sa di unë, ky nivel maksimal vendoset në bashkebisedime mes politikës, shkencës e kompanive që shesin.  Pra, mbrojtja e shëndetit nuk është i vetmi kriter që autoritetet marrin parasysh për të vendosur nivelin maksimal të një substance.  Për më tepër, deri më sot, shkenca ka zbuluar se konsumimi i dozave të mëdha të një substance kancerogjene mund të dëmtonë shëndetin e njeriut.  Por shkenca nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë me saktësi se konsumimi i dozave të vogla nuk është i dëmshëm për shëndetin.  Mgjt. kohët e fundit, shkenca e toksikologjisë po zbulon se edhe doza të vogla të një substance kanceroze mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.

Atëherë cfarë mund të bëjmë në rastin e qumështit?  Mqs. Ministritë ose autoritetet të tjera nuk janë transparente, nuk kujdesen për shwndetin tonë aq sa për përfitimet e kompanive, nuk publikojnë të dhëna të sakta për qumështin por përpiqen të shpjegojnë një gjë të tillë me llogjikën e konkurrencës në treg, atëherë do të ishte mirë që të përdorej llogjika: të shmangej përdorimi i qumështit sa më shumë që të jetë e mundur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.