Arkivat dhe botimet mbi Enver Hoxhën janë ende ndjellëse për shtypin e Tiranës

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 08:22

Prej vitesh, artikujt që prekin tema të viteve para '90-s, vecanërisht ato që venë në fokus jetën e ish-udhëheqësve komunistë, janë në top-listën e preferencave të kryeredaktorëve të shtypit të Tiranës. Kishte një periudhë që u duk sikur gazetat e mpakën këtë lloj informacioni, por këto ditët e fundit vihet re një valë e re dossierësh historikë.

Në garë këtë herë janë e përditshmja më e re DITA për të cilën raportohet një rritje e shpejtë në treg që në muajin e parë të botimit dhe e përditshmja më e shitur Panorama, e spikatur prej vitesh në këtë kategori botimi.
DITA ka arritur të nxjerrë nga arkivat dokumente te klasifikuara si sekrete, konkretisht ato që kanë të bëjnë me vdekjen e ish-kryeministrit Mehmet Shehu (për herë të parë nga këto publikime u mor vesh që Shehu është varrosur pa autopsi - një përjashtim thuajse unik për kohën) - dhe këto ditë kjo gazetë po boton dosjen e plotë arkivore të një prej proceseve gjyqësore më të bujshme të komunizmit, atë që dënoi me vdekje Kadri Hazbiun.

Kurse Panorama i është rikthyer temës së biseksualitetit të Enver Hoxhës, e prekur ca kohë më parë me rastin e botimit të "Enver Hoxhës" sipas Blendi Fevziut - duke botuar pjesë nga një vepër në frëngjisht e Thomas Schreiber “Enver Hoxha-sulltani i kuq”.

Si shpjegohet interesi për këto tema? Mungon një analizë mbi arsyet, por me gjasa ajo diktohet nga mosha e lexuesve të gazetave, të cilët në shumicë janë brezi që i ka përjetuar ato ngjarje në kushtet e një censure të fortë mbi informacionin publik. A.N.

Comments

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

<p>Me falni, por eshte ditur prej kohesh qe Mehmet Shehu eshte varrosur pa i bere autopsine. Nuk eshte zbulim i gazetes Dita ky. Dossieri per Mehmetin ishte shume i dobet, plus me disa personazhe te cuditshem, si ai roja i televizionit...</p>

Submitted by tiranalb (not verified) on

<p>Une i kam ndjekur te dyja nepermjet ripercjelljeve ne faqet online. Ketu ne Kanada jeton dhe vellai i Mehmet Shehut dhe eshte diskutuar shume ky botimi i gazetes Dita ne komunitetin e ketushem shqiptar. Une mendoj se dokumentat arkivore te klasifikuara mbeten interesante te shoqeruara me analizen perkatese, krahasuese shkencore. Procesi gjyqesor ndaj Kadri Hazbiut pershembull ka munguar i ardhur si dokument arkivor, me se shumti e kemi hasur me rrefime te dores se dyte e te trete nga njerez qe kundershtonin njeri tjetrin. Persa i perket biseksualitetit apo homoseksualizmit te Enverit, megjithese kurioze nga pikepamja publike, me duket se e shperqendron kotnasikoti vemendjen nga ajo qe realisht ishte enver Hoxha. E nisi kete muhabet Fevziu dhe vijon kjo histori e riperseritet a thua se problemi kryesor qe kishte Shqiperia me Enverin ishte qe ky dyshohet se i binte b.... kur ishte i ri. Eshte pak qesharake. Eshte njesoj sikur te themi qe problemi kryesor qe ka sot Shqiperia me Sali Berishen eshte qe dyshohet se nuk ka patur dashnore tjeter pervec Lirise. Gjithsesi, per tju pergjigjur pyetjes qe ngre ky artikull i faqes se nderuar ResPublica, se si shpjegohet ky interesim per ato vite, une do sugjeroja te lexoheshin disa analiza shume te mira te Ardian Vehbiut lidhur me kete teme.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.