Blushi: Shqipëria është e dobët e prandaj nuk jep asnjë garanci për një Shqipëri më të madhe

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 04:25

“Nacionalizmi lind nga forca, por në rastin e shqiptarëve po lind nga pakënaqësia; ose nga dobësia”, thotë Ben Blushi në një artikull për Panoramën, ku rreket t’i japë një përgjigje të strukturuar e racionale shpërthimit nacionalist të kryeministrit gjatë këtyre ditëve. Dhe në këtë shkrim ai dallon tre nacionalizma shqiptarë, që ekzistojnë në tre shtete të ndryshme, në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni (“shtetet janë si ena; ato i japin nacionalizmit forma të ndryshme”, saktëson ai qysh në krye idenë e vet).

Dhe më poshtë shpjegon se ku konsiston ndryshimi. Nacionalizmi në Shqipëri është reagim, është pakënaqësi ndaj klasës politike, kërkon të rregullojë shtetin e vet, që ekziston prej 100 vjetësh, e nuk lind nga nevoja për të shtuar territoret. Nacionalizmi kosovar kërkon ta bëjë shtetin e vet. “Etja për shtet është cilësi që ne të Shqipërisë nuk e njohim, pasi shtetin e kemi pasur”, thotë autori. E Prandaj, në Kosovë nuk ka pakënaqësi ndaj klasës politike, por ka një pakënaqësi të qytetarëve e të politikanëve ndaj atyre që ua kufizojnë sovranitetin, dmth ndaj të huajve (Janë dakord kosovarët me këtë optikë, vallë?). Të tretët janë shqiptarët e Maqedonisë, të cilët në ndryshim nga shqiptarët që janë të pakënaqur me shtetin e tyre 100 vjeçar e në ndryshim nga kosovarët që duan ta ndërtojnë shtetin e tyre sovran, duan ta prishin shtetin që kanë, atë maqedonas, e ky fakt përkufizon nacionalizmin e tyre.

Blushi e sheh bashkimin të pamundur hë për hë, pasi Shqipëria është e dobët dhe me probleme rrjedhimisht nuk jep asnjë garanci për një Shqipëri më të madhe. Përveç kësaj, Blushi sheh në idenë e bashkimit imediat dhe një kontrast mes madhësisë (apo madhështisë) dhe demokracisë.

Shkrimin mund të lexoni të plotë në versionin print të së përditshmes Panorama, dhe në orët e pasdites në versionin online të së njëjtës gazetë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nacionalizmi gjithmone e ka nje shkak dhe Blushi ka te drejte kur thote se ne rastin e shqiptareve nuk lind nga forca. Analiza e tij eshte shume e drejte.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Ky Blushi ka mend,dhe flet gjithmone duke peshuar gjerat...Nuk eshte "o burra,tek shpurra"!

Keto "fronte" qe po hapen..shpejt do vije edhe "llogaria"..per fat te keq,do ta paguajne te varferit "flamurmbajtes"!

Submitted by Astrit (not verified) on

...por analiza e z. Blushi duket sikur arrin konkluzionin se cdo gje e lindur prej dobesise eshte a priori inferiore. Por nuk ka te jete keshtu. Eshte normale qe nje komb apo nje grupim cfaredo te jete i ndergjegjshem per dobesite e veta dhe te perpiqet te gjeje zgjidhje te reja qe te jete pak me stabel dhe i forte.

Variabiliteti i piknisjeve te nacionalizmit shqiptar, nuk eshte as per tu nenvleftesuar as per tu pare me perbuzje. Ka shume aresye per te cilat nje shqiperi e bashkuar per shembull te kishte jo vetem premisa te mjaftueshme te kenaqte te pakenaqurit ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, por edhe tu jepte zgjidhje reale shume problemeve ne keto troje.

Sigurisht duhet dalluar midis nacionalizmit folklorik aq te perhapur ne shqiperi dhe atij racional te cilin aspirojme shume nga ne te tjeret. Por ekziston nje mundesi reale qe nje entitet politik i zgjeruar shqiptar te kishte tere avantazhet qe te jep nje treg i gjere (mbi te gjitha krijimin e nje shtrese biznessi aq te madhe dhe me origjina dhe orioentime shume diverse sa te mos kontrollohej dot lehtesisht nga pushteti politik sic ndodh sot) dhe nje demokracie jo kushedi sesa liberale apo moderne (moderniteti nuk zbret vete nga qielli por do kohe te kultivohet) por gjithsesi efektive, pak a shume si ne Indi.

Sigurisht Shqiperia e sotme eshte e dobet dhe me 1000 defekte te tjera. Por pergjegjesite e shtuara, pervec se rritin pasigurine e ulin garancite, krijojne edhe oportunitete te tjera. Nuk e di nese ne jemi gati si komb ti marrim persiper keto pergjegjesi. Por pozitat fillestare te dobesise ne vetvete nuk jane aresye per te nenvleftesuar idene e unitetit kombetar.

Submitted by Gjon (not verified) on

Historia na meson  se nacionalizmi merr krahe pikerisht ne momentet kur shteti eshte ne veshtiresi politike / ekonomike  dhe shpeshhere jane njerez me tendenza ekstreme qe shfrytezojne kete situate per te vene ne jete marrezite e tyre paranoike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.