Draghi (BQE): Nuk është më kohë për përralla

“Disa shtete të Eurozonës kanë jetuar brenda një përralle, duke nënvlerësuar defiçitin buxhetor dhe borxhin publik. Mendonin se i kishin nën kontroll, por nuk ia dolën.” Këto fjalë të thata vijnë nga Mario Draghi, guvernatori i Bankës Qëndrore Europiane i intervistuar nga radio Europa1. Guvernatori u shpreh se Europa ende nuk ka dalë nga kriza dhe se “një rritje ekonomike do të ketë vetëm në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm”.
Për sa i përket politikës që BQE-ja do të ndjekë, Draghi tha se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur euron”, por ama, shtetet duhet të nënshkruajnë kushtet e nevojshme për një bilanc në ekuilibër.
“Shtetet duhet të mësojnë të vendosin në bashkësi sovranitetin e tyre, nëse nuk do të duan të izolohen dhe të krijohen çekiuilibrime makroekonomike dhe destabilizim për Eurozonën”, përfundoi Draghi. Lind pyetja: si është e mundur që një bankier i cili nuk është i votuar nga askush mund të vendosë mbi sovranitetin e popujve të tërë? (E.X.)
Comments
Sa shumë ngutesh Z. autor. Të

Sa shumë ngutesh Z. autor.

Të thuash se Draghi po vendos mbi sovranitetin e popujve të Eurozonës është i nxituar si përfundim. Europa ka patjetër mungesa legjitimiteti demokratik por nuk është Draghi që vendos për të gjithë. Vendet e euros, kur vendosën të krijonin një treg të madh të përbashkët, pranuan se kjo do të sillte transfertën e administrimit të monedhës drejt një banke qëndrore të përbashkët. Ndaj BQE ka të drejtën të prodhojë monedhën, të marrë e të japë borxh si çdo bankë.

Por që të dimë arsyet e vendimeve të BQE-së duhet parë se kush e qeveris atë, dhe kujt i përgjigjen drejtuesit e saj për veprimet e tyre.

Kapitali i BQE-së është pronë e bankave qendrore të vendeve të zonës Euro. Si e tillë BQE-ja i përgjigjet të gjithë aksionerëve, por sidomos Gjermanisë e Francës që janë dhe aksioneret më të mëdha. Dhe Draghi nuk vendos i vetëm, por orientimet strategjike caktohen nga Këshilli i Guvernatorëve të Bankave qendrore (Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Greqi...) dhe sidomos nga Komiteti Ekzekutiv i BQE-së (anëtarët e të cilit zgjidhen nga kryetarët e shteteve të zonës Euro).

Draghi është kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe fytyra e BQE-së, por ai nuk merr vendimet vetë. Vendimet në shumicën e rasteve merren nën influencën e shteteve që janë aksionerët e mëdhenj, dmth Gjermanisë e Francës e ca më pak Italisë. Gjermania (dmth Merkel), mendon se ka shpenzuar shumë deri më sot për vendet e tjera, dhe tani mendon se vendet e tjera duhet të sillen pak më shumë si Gjermanët, dmth të kursejnë më shumë dhe të shpenzojnë më pak. Prandaj dhe ajo pati mbështetur Draghin kur u ndryshua presidenti, sepse pikëpamjet e Draghi-t ishin në akord me ato të Merkelit dhe sidomos ministrit të financave gjerman, Schauble. Por problemi është se si Merkyyel mendojnë shumica e kryetarëve të shteteve Europiane, Hollande, Monti, Rajoy, Samaras, etj...

Prandaj nuk është se po vendos Draghi, ai është përfaqësues i politikave monetare që kërkon të bëjë sidomos Gjermania, duke qenë se ajo është kontribuesi kryesor. Por, edhe vendet e tjera nuk është se kanë shprehur hapur, se nuk janë dakort me Gjermaninë. Hollande mundohet të tërheqë BQE-në që të lirojë pak kreditë për vendet e jugut, por prapë është punë e vështirë sepse Gjermania ka më shumë prestigj dhe fuqi ekonomike.

Të më falni se u zgjata shumë.

Pyetja ne fund te shkrimit
Pyetja ne fund te shkrimit eshte direkte...do pergjigje....
Te shtypesh monedhe eshte nje nga themelet e sovranitetit.
Monedhen duhet ta shtype Banka e Shtetit. Banka publike, banka e popullit.
Por ky sovranitet i eshte dhuruar finances globale. Politikanet e vendeve "sovrane",tani jane ne rastin me te mire, kamerier te bankiereve.rastet e emerimeve, perseris, emerimeve, ne krye te italise, greqise etj,te bankiereve per te zgjidhur problemet financiare, eshte si te vesh Ilir Meten te antikorrupsioni.
P.S. Eshte nje person, grua, keshilltare ekonomike e kryeministrit shqiptar...shume e rrezikshme, ...do ja degjojme kengen dhe bemat.
Add new comment