Vehbiu bën një krahasim mes islamistëve që sulmojmë Tinariwen dhe Enver Hoxhës

“Unë dëgjoj shpesh muzikë afrikane, sidomos korën.. Sonte për ta vënë të luajë u bë shkas një artikull që lexova në The Guardian, sipas të cilit militantët islamistë po e ndalojnë muzikën në zonën veriore të Malit” – shkruan Ardian Vehbiu në blogun e tij Peizazhe të Fjalës.
Kush nuk e njeh muzikën e Malit, mjaft t’u kushtojë vëmendje fjalëve të Toumani Diabaté-s: “Kultura është nafta jonë… Muzika është pasuria jonë minerare.” Diabaté dhe Ballaké Sissoko janë dy artistë të cilëve u kthehem shpesh – ka diçka të papërsëritshme, unike, në muzikën e tyre; ose më mirë, në shpirtin e Malit që përcillet nëpërmjet korës...
Shkruan Vehbiu: Te The Guardian lexoj se një grup militantësh islamikë vizituan këto ditë qytetin Kidal, ku e ka bazën banda e njohur Tinariwen. Ata lanë këtë mesazh për një prej muzikantëve lokalë: “Thuajini atij se nëse e sjell kokën prapë në këtë qytet, do t’ia presim të gjithë gishtat me të cilët i bie kitarës.” Pastaj kjo çetë anti-muzikore u kujdes t’i marrë kitarat, amplifikatorët, altoparlantët, mikrofonat dhe një bateri nga shtëpia e muzikantit, t’u hedhë benzinë dhe t’u vërë zjarrin... Disa përpiqen ta interpretojnë këtë marrëzi të islamistëve kundër muzikës si një reaksion ndaj komercializimit të muzikës së Malit dhe depërtimit kapilar të biznesit muzikor perëndimor në Afrikë.... Është i njëjti argument me atë që përdori Enver Hoxha kundër muzikës dhe artit shqiptar, në Plenumin IV në 1973; dhe motivimi duhet të ketë qenë i njëjtë – nevoja për të siguruar supremacinë...” A.N.
Vehbiu i plotë:
http://xhaxhai.wordpress.com/2012/10/25/world-music/
Artikulli në The Guardian:
http://www.guardian.co.uk/world/2012/oct/23/mali-militants-d...
Comments
Duhet te kemi kujdes ku

Duhet te kemi kujdes ku perdorim termin Islamist. Nje bande injorantesh qe reagojne me agresivitet ndaj nje artisti, sepse mendojne se arti i tij po shkaterron shoqerine e tyre, nuk mund te quhet islamiste dhe nuk mund te perfaqesoje asgje nga rreth nje miliarde muslimane qe ka sot ne bote. Shkrimi i Vehbiut ishte shume i mire, dhe ofron vlera te medha, te cilat jane per t'u perpire ne shkretetiren komerciale globaliste ku jetojme, ku na dhembin veshet cdo dite nga ritmet komerciale dance, rep, turbofolk, e cdo lloj percudnimi tjeter qe i behet muzikes. Mendoj se, nese e duam vertete artin, duhe te shohim dem me te madh tek keto te fundit sesa tek cdo grup ekstremistesh qe zhurmon ne idiotesine e vet ne qoshen u humbur te botes ku jeton. Me duhet te permend, se artisti Ali Farka, tingujt e te cilit jane rrenqethes dhe nje thesar i pazbuluar i muzikes se sotme boterore, eshte shume here me "islamist" sesa ata qe i dogjen kitarrat Tinariwen-it. Ndaj perdorimi i termave ne menyre te shkujdesur behet jo vetem abuziv, por edhe i demshem.

Sa intelektual me interesa te
Sa intelektual me interesa te gjera qe eshte Vehbiu njihka edhe muziken e Malit! Fat i madh per ne ...
"Është i njëjti argument me

"Është i njëjti argument me atë që përdori Enver Hoxha kundër muzikës dhe artit shqiptar" Ti qe njeh kaq shume, edhe emrat e banoreve te Romes se Neronit, ti nje njeh emrat e te gjitha rrugicave te Shanghait, te gjithe mbiemrat e eskimizeve, krejtesisht e cuditshme eshte se si te kashpetuar pa marre vesh se E. Hoxha nuk ka perdorur argumenta kunder mizikes dhe artit shqiptar, perkundrazi, ka perdorur argumenta shume te thella pro muzikes dhe artit shqiptar ne menyre qe te mos perfundonte si sot, ne muziken e kenduar me prapanice sic shprehet E. Deda apo ate fare kulture te sotme qe te gjitha aromat i ka (edhe te wc) pervec aromes she permbajtjes kombetare shqiptare.

Popujt kudo perfaqesohen me

Popujt kudo perfaqesohen me himne. Himnet jane me tekst ose pa te. Pra, jane muzike, muzike qe i bashkon, i ngre,ose i ul, apo i ve ne gjume...Muzika eshte 'dridherime e kordave te shpirtit' dhe shpreh zulmet e tij. Cdo komb, sipas vendit, natyres, ekzistences e perpjekjeve, bukurive e ashpersive, vuajtjeve e gezimeve...ka dhe dufet e tija te shprehura ne pentagrame qe edhe nuk i njohin per te tilla. Mali mund t'i kete te bukura por ne i kemi edhe me tejbukur, sepse eshte shpirti yne,eshte ndjenja, emocioni yne i trasheguar e i shprehur me tinguj, vecse...cdo gje e re fillimisht na duket me e lezetshme...dhe me kalimin e kohes u kthehemi motiveve tona 'me iso' qe te renqethin, qe te ngrejne qimet perpjete, qe te shperthejne shpirtin jashte brinjeve te kraharorit, qe te 'drogojne'...Muzika ferferit kudo ku levizet, ndoshta dhe atje ku neve na duket se flihet..."Ulu mal te dali hena..."

Cfare lidhje kane keto

Cfare lidhje kane keto krahasime "Ne e kemi muziken me te bukur se MALI"!

Ardiani flet per bluzin afrikan, ku Mali, Senegali, prodhojne vertete muzike te nje niveli boteror. Pse duhen bere krahasime, me isot tona? Per me teper, qe krahasimet na bejne vertete te ndjehemi keq pastaj. Sepse po te krahasosh muziken shqiptare qe prodhohet sot me bluzin dhe xhaz-in afrikan, ne dalim vite drite me te prapambetur se Mali. Mali ka Ali Farken, bluzist te nje niveli boteror, por jokomercial (kjo eshte edhe arsyeja perse nuk njohet dhe nuk preferohet nga parafolesit), Amadou & Miriam (fitues te festivalit boteror te xhazit), Ismael Lo etj. Ata jane ngjitur ne majat boterore te zhanreve me pnte rofesionale te muzikes, ndersa ne as qe marrim pjese ne kete lloj fushe dhe as qe japim fare ndonje fare kontributi.
Sa per Enver Hoxhen, nese i quani kenge himnet idiote parafabrikate te festivaleve shqiptare (edhe ato zhvilloheshin vetem dy here ne vit - qe do te thoshte se ky komb nuk mund te prodhonte dot me shume se 50-60 kenge ne vit), keni te drejte te talleni me muziken e Malit. Padituria ju jep te gjithe te drejten e Zotit te tallni kedo.

Vetem shijet muzikore e te

Vetem shijet muzikore e te cfaredoshme nuk i imponohen njeriut, i ditur apo i paditur qofte...' Dy dele treqind pare...'...

Add new comment