Ardian Vehbiu flet për “mistifikimin e fjalës gege”

Në foton që shoqëron këtë shënim lexohet paragrafi i parë i Kushtetutës së Republikës sonë. Pse fjalët janë ngjyrosur? Këtë e ka bërë Ardian Vehbiu në përpjekje për të bërë në analizë leksikore të paragrafit në fjalë, e për të arritur në tezën që ai e mbron në shkrimin e vet me titull ‘Mistifikimi i fjalës gege’. Cila është teza? Teza është që kërkesa që “shqipja të pasurohet me fjalë të dialektit geg/të gegërishtes” është një “keqkuptim ose moskuptim i strukturës së leksikut të shqipes standard”.
Këtu më poshtë, po ju japim të plotë analizën leksikore të paragrafit në fjalë, me të cilën Vehbiu bën ilustrimin e shpjegimin e qëndrimit të vet, se “leksiku i shqipes së sotme, pavarësisht nga mistifikimet dhe profkat, nuk është asfare një kombinim i leksikut me prejardhje nga dy kryedialektet; por kryesisht një sistem i cili është vetëzhvilluar, nëpërmjet neologjisë, modeleve fjalëformuese dhe huazimeve librore”:
“Me ngjyrë të kuqe, kam shënuar fjalët që nuk i përkasin njërit kryedialekt ose tjetrit, por mbarë shqipes; veç përemrave të thjeshtë, parafjalëve dhe lidhësave, në këtë grup bëjnë pjesë fjalë si populli, Shqipëria, njeriu, fryma, vlera, ndërtoj, mbrojtje, e drejtë, liri, komb, paqe, bashkim, i thellë, bindje, etj.
Me ngjyrë vjollcë, kam shënuar fjalë si histori, universal, harmoni, demokratik, social, garantoj, dinjitet, personalitet, tolerancë, prosperitet, kulturë, solidaritet, aspiratë, identitet, harmoni, të cilat nuk i përkasin ndonjë dialekti, as përdoren në dialekte, por janë huazime kulturore, të shqipes së shkruar, kryesisht gjatë shekullit XX, nga gjuhët e mëdha perëndimore dhe që njihen si ndërkombëtarizma.
Fjalët e shënuara me ngjyrë të kaltër përbëjnë kategorinë më interesante për argumentin tonë: këto fjalë janë formime të brendshme të shqipes së shkruar, të cilat i përkasin gjithashtu shqipes jodialektore. Dikur fjalë të tilla funksiononin si neologjizma, ose fjalë të krijuara rishtas, nga shkrimtarë, mësues, gazetarë e gjuhëtarë, për nevojat në rritje të shqipes së shkruar për leksik abstrakt; dhe si bazë për formimin e tyre shërbenin, zakonisht, fjalë të thjeshta dhe të përbashkëta për të dy kryedialektet – kështu gjejmë vetë dhe dije në vetëdije; përgjigjem te përgjegjësi; vendos te vendosmëri; themel te themelore; njeri te njerëzor dhe njerëzim; i mirë dhe qenie te mirëqenie; shok/shoq te shoqëri; shekull te shekullor; komb te kombëtar; i drejtë te drejtësi; bashkë dhe punoj te bashkëpunoj, etj. Ato janë fjalë shqipe, por nuk i përkasin të njëjtit rrafsh me fjalë si sy, shoh, kodër dhe i bukur.
E kuqja, e kaltra dhe vjollca mbulojnë pothuajse krejt leksikun e paragrafit që kemi marrë në shqyrtim; mbeten vetëm dy-tre fjalë, të cilat meritojnë vëmendje veçan. Kështu, mbiemri i lartë mund të analizohet si i toskërishtes, sa kohë që gegërishtja përdor formën i naltë; në një kohë që mbiemri krenar, parafjala ndërmjet, dhe ndoshta emri e ardhme mund t’i atribuohen gegërishtes; meqë krenar lidhet me kren-i/krena të gegërishtes (toskërishtja e ka kreu/krerë); ndërsa e ardhme në toskërishte ndeshet zakonisht si e ardhshme.”
Shkrimin e plotë, të cilin do t’jua sugjeronim ta lexonit për ta marrë të plotë idenë, mund ta ndiqni në linkun e blogut Peizazhe të Fjalës: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/12/mistifikimi-i-fjales-gege/
E.G.
Comments
Vehbiu ka 100% te drejte
Vehbiu ka 100% te drejte shkencerisht madje dhe politikisht. Halli eshte se kjo eshte bere problem emocional dhe psikologjik i nje grupi te motivuar nga gjera qe s'kane te bejne fare me gjuhen si shkence dhe gjuhen si kombformuese. Vete jam nga jugu dhe jam i bindur se gegerishtes i eshte ngrene haku ne momentin e formimit te GjLK, por menyra se si po perpiqen ca " ti vene ne vend" keto haqe te ngrena bie ere te keqe.
Asht fakt i pamohueshem qe ne

Asht fakt i pamohueshem qe ne kongresin e ne vitit 1972 te drejtuem nga Enver Hoxha nuk moren pjese asnji nga studjuesit-shkencetar te gjuhes shqipe nga Veriu i Shqipnise, sepse shumica dermuese e tyne ose ishin pushkatue, ose ishin nder burgje, ose nen torturat e hetusive, ose ishin nder kampe perqendrimi, ose ishin jashte vendi si antikomunist me kulture europiane.

Asht gjithashtu fakt i pamohueshem qe numri i atyne ishte shume ma i madh se numri i gjuhtarve te ftuem ne kete kongres. Ne kete menyre u perjashtue komplet kontributi i madh i tyne shkencor per gjuhen dhe doli njigjuhe e sakatueme, e mangt. Keto studjues te eleminuem perfaqesojshin ne perqindje nji popullate shqiptare ma te madhe tue perfshi edhe Kosoven.

Pose kesaj keto ishin te pregatitun tradicionalisht me kulturen e shkences europiane dhe jo me ate ideologjine marksiste. Per ato qe kan studjue marksizem, ato e dijne se edhe gjuha trajtohet me metoda marksiste, gja qe sot te rijve u duket nji gja krejtesisht absurde dhe e pakuptueshme.

Nga dokumentet historik rezulton se intelektualt verior, kryesisht priftnit katolik, kan shkrue te paret gjuhen shqipe dhe e kan vazhdue me e shkrue gjate shekujve te pushtimit turk-osman, i cili i persekutoi qofte se ishin kundra pushtimit osman, qofte se shkruejshin gjuhen shqipe.

Edhe ne kongresin e Manastirit 1908 drejtuesit kryesor te kongresit dhe te komisjonit ishin At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, imzot Nikoll Kaçorri, Luigj Gurakuqi dhe te tjere ku kryetar ishte At Gjergj Fishta, i ndaluem per tu lexue dhe persekutue edhe pse kishte vdeke ne vitin 1940, duke ia trete edhe eshtnat. Kesi makabrash ndodhin vetem ne popullin injorant shqiptar. Ne vendet e perparueme europiane keto figura patriotike-kulturale ngrihen ne pjedistal dhe studjohen ne shkolla. Ne fakt At Gjergj Fishta asht per shqiptaret si Dante Alighieri per italiant, me dallimin se Dante Alighierin e studjojne ne te gjitha shkollat pa perjashtim, ndersa Fishten nuk done ta shohin me sy. E gjithe puna e kongresit 1972 ishte qe te gjithe leteraturen e para vitit 1944 ta bajshin te palexueshme, te pavlefshme, te vdekun. Por mbas vitit 1990 At Gjergj Fishta dhe vepra e tij u RINGJALLEN, sepse ajo veper i ka rrjte tek populli.

Per keto arsye, mbasi ne kongresin e vitit 1972 mbi shkrimin u perjashtuen ma shume se gjysa e studjuesve te gjuhes shqipe, del e nevojshme qe te rifuten veprat "reaksionare" te "reaksionarve" ne shkolla dhe e gjithe ajo pasuni gjuhesore e tyne te shkrihet me gjuhen e imponueme me dhunen e diktatures tosko-komuniste te "shkenctarit" injorant te gjirokastrit Enver Hoxha. Pa pjesemarrjen e te gjithe shqiptarve ne shkrimin e shqipes, nuk do te kete kurr nji shqipe me dy krena, por gjithnji nji shqipe e cungueme. Koha nuk mund ta shuej kurr gjuhen e nji populli dhe ta denigroje me termin banal "dialekt".

komenti i mesiperm eshte
komenti i mesiperm eshte shembull i qarte i mungeses se arsyetimit shkencor ne pretendimet e momentit kunder standartit. Aty flitet per shume gjera, por per gjuhesi aspak.
Nuk ka si flitet per gjuhesi

Nuk ka si flitet per gjuhesi zotni "antishqiptari" kur kongresi i viti 1972 nuk kishte per baze gjuhesine, por ideologjine marksiste-leniniste te luftes se klasave etj.

Pikrisht ketu qendron parregullsia e ketij kongresi, qe edhe vete profesor çabej nuk ishte dakort. Profesor çabej ka studjue ne Austri dhe jo ne Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike ku metodologjia e trajtimit edhe te shkences se gjuhesise bahej me baza merksiste-leniniste. Prandej tham se te rijte as qe e kuptojne dhe as e imagjinojne se si nji shkence ti nenshtrohet nji ideoligjie, cilado qofte ajo.

Gabimi/faji asht ba ne rraje, prandej ne rraje duhet te sherohet/korrigjohet. Tek metodlogjia dhe parimet. Mandej vijne anet tekniko-gjuhesore. Keshtu zhvillohet çdo shkence.

Vrejtje: Ti qe vetquhesh "antishqiptari" ban mire ta ndrrosh kete titullim te vetvehtes se nuk shkon ne nji gazete shqiptare kur flitet per gjuhen shqiptare.

Termi "antishqiptari" mund te jete adapt per nji gazete sllave, greke o aqe ma shume turke.

z. Tedeskini. Eshte mese e
z. Tedeskini. Eshte mese e vertete qe ata robt e kongresit te 1972 kishin ca preferenca drejt toskerishtes, por keto preferenca nuk ishin vetem politike dhe krahinore.
1-toskerishtja ka me shume unifikim brenda vetes kurse nendialektet e toskerishtes jane shume me te larget njeri me tjetrin se sa secili prej tyre me standartin
2-shqipja e shkruar deri ne ate kohe ka qene e shkruar kryesisht ne toskerisht. Kjo e bente nje standart kryesisht tosk me te kuptueshem dhe me te lehte per geget se nje standart geg per tosket.
Ka dhe te tjera por jane shume teknike.
Momentalisht, standarti, me gjithe gjynahet qe ka, eshte nje vlere qe duhet ruajtur. Mire apo keq, ate e kuptojne ne gjithe trojet shqiptare, dhe do apo s'do ti dhe frymezuesit e tu shpirterore, eshte nje nga shtyllat rreth te ciles sillet kombi shqiptar. Dhe goditja e tij nuk i sjell te mira shqiptareve. Ata qe duan t'a godasin nuk nisen nga mendim shkencor, por nga mendim ne rastin me te mire politik dhe ne rastin me te keq fetar. Ti Tedeskin dhe ca tedeskiner te tjere e keni hallin tek katolicizmi, i cili duhet promovuar pa marre parasysh kostot. Ju jeni ca hibride midis Don Kishotit dhe Adolf Hitlerit qe naten lloisni ne mendjet tuaja te semura spastrime dhe konvertime, kurse diten flisni per "vlerat" dhe "qyteterimin" e krishtere. Ideali juaj social jane parimet e inkuzicionit. Patriotizmi juaj eshte patriotizmi i Republikes se Mirdites qe bashkepunoi me serbet sa u lodh. Ju e fyeni gegnishten te cilen e lartesoni jo per vlerat qe ka por se rastesisht e flisni vete. Ju e fyeni kujtimin e klerikeve katolike qe u masakruan prej komunisteve sepse donin te pengonin qe ata t'a conin shqiperine ne ate derexhe ne te cilen doni t'a coni dhe ju. Ju jeni ca ego te perdhunuara te etura per dhune dhe gjak qe tundni flamurin me kryq duke adhuruar jo ate qe eshte gozhduar por ata qe e gozhduan.
Ja ku dolem dhe tek pseudonimi im: Per aq kohe qe turinj te tille do te kene guximin te flasin per shqiptarizem, une krenarisht do te jem antishqiptari
Vner turkosman-komunist prej

Vner turkosman-komunist prej antishqiptari.

O ti qe as emrin e as

O ti qe as emrin e as mbiemrin nuk i ke shqiptar! Shifet qarte se ke mjaft kohe te lire, se rrin neper gazeta online e shkruan komente marroke. Pune per ty, vec ti dhe logjika jeni aq larg sa Nane Tereza dhe seksi.

Shpellar dukagjinas,qe per

Shpellar dukagjinas,
qe per t'i shpetuar gjakmarrjes obskurantiste e mesjetare,
punon si percares i shqiptareve,
nga pozitat e mikrofon-thyesit te pedofileve te Vatikanit!

Vetem nga Shkodra dhe zonat

Vetem nga Shkodra dhe zonat perreth, ne Kongresin e Drejtshkrimit kana marre pjese 21 studiues. Jane te lutur Tedeskinet te na tregojne emrat e shkencetareve te gjuhes qe nuk u thirren ( eshte fjala per specialiste te gjuhes dhe jo per cdokend qe dinte me lexuar dhe shkruar shqip dhe veteshpallej antikomunist- kuptohet,jo per ideale,por per shkak te interesave personale). Te ashtequajturit ' kundershtare" te Standartit nuk jane gje tjeter vecse disa provinciale mesjetare, kombetarizmi i te cileve, rralle e kalon hapesiren e fisit dhe, ndonjehere ndodh qe te perfshije edhe krahinen. Asnje prej tyre nuk diskuton ne aspektin shkencor gjuhesor ( pasi kjo gje do bythe- nuk eshte njelloj si te vjedhesh vrer, si te flasesh fjale qe te zene vend). Ne fund te fundit, krahinaristet le te perdorin nendialektet e tyre dhe askush s'ka pune me ta. Le te rrine te qete ne qoshen e tyre te marrezise provinciale.

Ka shume njerez sot qe duan

Ka shume njerez sot qe duan te ndryshojne dhe shkaterrojne cdo gje per inat te Enver Hoxhes. Ashtu si ne vitet 90, me filozofine e gjendjes se shokut, edhe keta duan te shkaterrojne e zerojne cdo gje. Kur lexon keta duket sikur Shqiperia s'ka asgje qe e mban ne kembe, as heronj, as standard gjuhe, as dite clirimi, asgje. Toskerishtja ishte gjuha dominuese e Rilindjes Kombetare, pra levizjes kryesore kulturore dhe shtet-formuese shqiptare, por sot na del si nje dialekt me vetem nje merite, ate "Marksiste". Por edhe keshtu, pra nje toskerishte "Marksiste" prape ka qene gjuha qe ka perdorur shkrimtare te tille si Kadareja, qe edhe pse jam i sigurte qe keta e urrejne per inat te "Enverit" ai ngelet sot, shkrimtari me i madh shqiptar i te gjithe koherave.

Add new comment