Gjuha kineze në Francë

o shumë kohë më parë, turistët amerikanë dhe japonezë ishin dy grupet që shpenzonin më tepër në Francë. Kjo po ndryshon. Gjatë këtyre muajve të verës, industria e turizmit francez po kërkon të përmbushë kërkesat e një tjetër grupi klientësh me fuqi blerëse të madhe: turistët kinezë. Kjo është një nga arsyet kryesore për të cilën shumë francezë kanë vendosur të mësojnë gjuhën kineze.
Mësuesja Meifen Chen thotë se është e lehtë të mësosh mandarin, gjuhën zyrtare të Kinës. Ndoshta ajo ka të drejtë, por kjo nuk është përshtypja që krijohet kur viziton një orë mësimi të saj. Një nga nxënëset e saj është gazetare. Një tjetër është thjesht kurioz për Kinën.
E treta, sipërmarrësja Julie Antonello, udhëton shpesh në Kinë. Ajo thotë se është duke studiuar gjuhën mandarin për t'u siguruar që arrin marrëveshje të mira pune.
"Përveç kësaj, unë thjesht dua të kuptoj kulturën. Unë shkoj atje vërtet shpesh. Dua të kuptoj më tepër, të ndihmoj veten, për të marrë një taksi apo kafe."
Por nuk janë vetëm francezët që shkojnë në Kinë për biznes. Edhe biznesi kinez po shkon në Francë. Tani, rreth gjysmë milioni kinezë vizitojnë Francën çdo vit. Operatorët turistikë parashikojnë se ky numër mund të arrijë në dy milionë ose më shumë brenda vitit 2020. Me të ardhurat në rritje në Kinë, kinezë të klasës së mesme, si ky grup mësuesish, tani mund të përballojnë shpenzimet për të shkuar jashtë vendit. Mësuesi i anglishtes Chester po përjeton Parisin në një gjuhë që ai kupton.
"Ne shohim shenja të gjuhës kineze kudo. ...Në dyqane, në restorante."
Një arsye për këtë është fakti që turistët kinezë janë blerës të mëdhenj - edhe ata më buxhet të kufizuar, si studentja universitare Wang Yi.
"Po shkoj në Champs Elysee të shoh nëse ka ndonjë gjë që mund të më interesojë."
Kinezët janë blerësit e huaj më të mëdhenj në Francë dhe përbëjnë një të katërtën e të gjithë biznesit të pataksuar, sipas grupit pët tregtinë Global Blue. Dyqane si Galeria Lafayette punësojnë personel që flet gjuhën kineze.
Anne Kiefer është e specializuar në udhëtimet luksoze. Klientët e saj përfshijnë sipërmarrës të pasur kinezë dhe zyrtarë qeveritarë.
"Kur turistët kinezë vijnë në Paris, ata shpenzojnë më shumë se 60 për qind të buxhetit të tyre në dyqane. Pra, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e udhëtimit të tyre."
Zonja Kiefer punon gjithashtu me hotele luksoze në Paris, duke ndihmuar personelin të kuptojë nevojat e klientelës së tyre kineze.
"Unë gjithashtu u mësoj punonjësve të hoteleve frymën, mentalitetin, kulturën; si sillen klientët kinezë si dhe çfarë ata presin prej personelit."
Edhe interesi për gjuhën kineze po rritet. Afro 30 mijë nxënës francezë tani studiojnë gjuhën mandarin në shkolla, duke e bërë atë më popullore se rusishtja dhe portugalishtja. Disa shkolla franceze të biznesit e kanë bërë gjuhën kineze të detyrueshme. Mësuesja private Meifen Chen thotë se grupi i saj i nxënësve është rritur në vitet e fundit.
"Interesimi është i madh. Sot, Kina është duke u bërë shumë e hapur. Është fuqia e dytë ekonomike. Në këtë kontekst, mësimi i gjuhës mandarin është me rëndësi të madhe, ...për botën e biznesit, për turizmin. Zotërimi i gjuhës kineze u jep mundësi perëndimorëve të lidhin më lehtë miqësi me kinezët."
Zonja Chen thotë se orët e saj të mësimit nuk janë të gjitha të vështira. Ajo thotë se të gjithë nxënësit e saj e pëlqejnë shumë gjuhën kineze.
Zëri i Amerikës
Comments
Edhe ketu ne Itali ka shume

Edhe ketu ne Itali ka shume dyqane dhe restorante kineze, te cilet frekuentohen nga italiant. Edhe ne tregjet ku shiten mallna me pakice si dhe ne pazaret ka shume kinez dhe kineze si shitsa. Ato jane shume te njerzishem dhe sherbejne mire. Kjo asht nji nder arsyet qe ato i pershtaten tregut dhe perparojne.

Nga ana tjeter besimi fetar i kinezve konfuçizmi nuk i kufizon grate te marrin pjese ne aktivitetet ekonomike dhe kuturale, siçndodhe me grate e disa vendeve afro-aziatike. Grate kineze, edhe pse shume prej tyne vijne nga vendbanime/qytete te pacivilizueme, po inserohen ne jeten e punes dhe te kultures ne boten prendimore. Nuk sheh asnji vajze o grue kineze te mbulueme ne koke ose ne fetyre. Perkundrazi grate dhe vajzat kineze paraqiten ne publik te veshuna me shume gusto dhe me ngjyra te kandshme, jo me te zeza qull.

Besimi i tyne fetar Konfuçizmi nuk i krijon kinezve nji dallim ne mes burrit dhe grues dhe nuk i jep burrit te drejte te keqtrajtojne ose te rrahuin gruen simbas gjyimit te tij. Nuk kemi ndigjue qe ne nji familje kineze ta vrasin dhe ta groposin prindi vajzen kineze sepse ajo asht martue me nji italian, siç kemi ndigjue per disa familje emigrante nga vendet afro-aziatike jokonfuçiste.

kujtoj se si talleshin te kjo

kujtoj se si talleshin te kjo faqe me propozimin e Kryeministrit per mesimin e gjuhes kineze;-)

Ti besoj duhet ta keshe marre

Ti besoj duhet ta keshe marre tashme nje diplome ne kinezce, duke i besuar verberisht largpamesise se Prijesit tend te pamposhtur, apo jo? Jane lire thone, te Kristali, diplomat ne kinezce.Eh mos na lente Perendia pa shoqeri civile thuaj..

ik ere loqe se une i kam 3

ik ere loqe se une i kam 3 diplomat 'made in UT', ju i keni kartonat me lloj lloj bojnash e emrash dhe skeni nje surrat per be me u krenu se vec korespondencen njihni (gjysmat tuja une i kam mesu apo shkollu, kujtohu nga 1994 - 2003;-)

Vjen ere ky website sa here

Vjen ere ky website sa here futesh ti, o i shoqerise civile. Fekale qe ecen je!

eshte e vertete qe sa futem

eshte e vertete qe sa futem ketu te shkel ty pa dashje se ashtu me ngjitesh.. vertet qe ketu mbaj ere;-p

eshte e vertete qe sa futem

eshte e vertete qe sa futem ketu te shkel ty pa dashje se ashtu me ngjitesh.. vertet qe ketu mbaj ere;-p

Add new comment