Ekonomia tkurret, Banka e Shqipërisë e ul normën bazë të interesit vetëm çerek pike!?

Postuar në 26 Korrik, 2012 07:07

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi dje ta ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar kështu në 4%. Kjo është përqindja me të cilën Banka e Shqipërisë u jep hua bankave të nivelit të dytë për nevojat e tyre afatshkurtra.

Nga fjalët e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Fullani, kuptohej se kjo ulje u bë për të stimuluar ekonominë, e  cila, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë. “Në opinionin e Këshillit Mbikëqyrës, lehtësimi i mëtejshëm i kushteve monetare në ekonomi do të ndihmojë në respektimin e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesme. Njëkohësisht, ky lehtësim do të nxitë më tej aktivitetin ekonomik në vend, duke rritur stimulin monetar në mbështetje të kërkesës së brendshme” tha Fullani.

Më tej Fullani theksoi se parashikimi për muajt në vazhdim mbetet i zymtë për aktivitetin ekonomik “Ecuria e faktuar e aktivitetit ekonomik në vend dhe informacioni i filtruar nga tregues të tërthortë mbi të kanë zhvendosur në kahun rënës projeksionet tona bazë për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit. Ekonomia vendase pritet të ketë një ecuri të ngadaltë në pjesën e mbetur të vitit, e kushtëzuar nga dobësia e kërkesës së brendshme dhe të huaj” tha ai.

Në kushtet kur ekonomia po tkurret, pyetja që lind është pse Banka e Shqipërisë bëri një ulje kaq të vogël të normës së interesit? Vërtet 4% është minimumi historik i normës bazë të interesit që prej liberalizimit të tregut bankar në Shqipëri, por ajo është ende e lartë për të patur efektin e duhur në ekonomi.  Në kushtet kur inflacioni është në minimumin e intervalit të shënjestruar zyrtarisht (2%-4%), të bën përshtypje që Banka e Shqipërisë po tregohet kaq pak agresive. Kur konsumatorët po kursejnë për shkak të pesimizmit ekonomik, norma bazë e interesit në nivelin 4% mbetet ndjellëse për depozitimet e kursimeve në banka.  Gjithashtu, ajo është ende e lartë për të patur një ndikim zbutës në ngërçin aktual të kredidhënies nga bankat e nivelit të dytë.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Cuditerisht ti Zaloshnja njehere e nje kohe ne nje debat me thoje se norma e interesit ulet qe te ulet norma e interesit te bonos. E shef pra qe vete e pranon qe e ke patur gabim.

Submitted by bankier (not verified) on

Albi, nuk e di se c'debat mund te kesh bere me zaloshnjen, por di te them se nga ulja e normes baze te interesit perfitojne te gjithe huamarresit. dhe huamarresi me i madh ne tregun financiar shqiptar eshte thesari i shtetit. ulja e normes baze te interesit mund te ule interesin e bonove te thesarit dhe parate e kursyera nga ulja e interesit mund te perdoren per investime ekstra, te cilat e ndihmojne ekonomine. kuptohet qe edhe ulja e iteresave per kredite dhene privateve e ndihmojne ekonomine, por problemi eshte se bankat kane frike t'u japin kredi privateve, sepse kredite e keqija kane kapur nivelin 20%....

Submitted by Albi (not verified) on

Ne fakt ngaterron shkakun dhe pasojen. Arsyeja pse bonot zakonisht kane yield-e me te ulta ne kohe krize eshte sepse shihen si investimi i fundit i sigurt per monedhen ne fjale. Pra eshte kriza qe shkakton uljen e yieldeve gjithsesi.

Por debati me Zaloshnjen shkonte pertej. Ai pretendonte se e gjitha kjo behej per te ndihmuar qeverine, e jo detyrimisht ekonomine. Tani e para te ndihmosh qeverine nuk eshte e ndaluar, perkundrazi. Kjo eshte e vertete pertej cfare mendimi politik ke per nje qeveri ne pushtet. E dyta, ishte e qarte qe kriza e vazhduar e eurozone do fillonte te ndjehej gjithmone e me shume te ne pasi mundesite per stimul fiskal po zvogeloheshin. Dhe ulja e normave filloi me kohe. Po e gjitha kjo per Zaloshnjen ishte thjesht loje.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Ja ke fut kot Zaloshja. E kishe mirë tek shkrimi i parë kur thoje që normat e interesit ulen vetëm që të fitojë qeveria.

Teorikisht, ulja e normës bazë të interesit duhet të nxisë dhënien e kredisë në lekë. Do të ishte shumë mirë nëse kjo lëvizje do të behej për të stimuluar sektorin privat por fatkeqsisht nuk është e vërtetë. Këtë e tregoi edhe ulja e parë (asaj të cilës i referohesh tek shkrimi i parë). Efekti që zero. Kjo sepse kreditimi i individëve dhe bizneseve ngelet në nivele të ulëta kryesisht për shkaqe që nuk lidhen me normën e interesit: kërkesa e ulët për investime, rritja e rrezikut nga kreditë e këqija etj. Si rezultat, edhe nëse norma bazë e interesit shkon në zero përqind efekti do të jetë minimal për të mos thënë zero.

Nga ana tjetër, kemi qeverinë që, nëpërmjet Fullanit, po "qan" faktin që bankat e nivelit të dytë nuk ia blejnë më bonot e thesarit.  Në takimin me BE përmendi pikërisht faktin që bakat e nivelit të dytë kanë hequr dorë nga borxhi qeveritar duke rritur kështu normat e interesit për bonot. Është e qartë që bankat e kanë ndjerë rrezikun shtesë nga bonot e "qeverisë më të sukseshme në planet" dhe kanë ulur ndjeshëm ekspozimin ndaj këtij rreziku. Mesa duket BE ja ka treguar qartë që nuk janë politikat e BE por papërgjegjshmëria e qeverisë që ka sjellë rritjen e rrezikut dhe uljen e ekspozimit të bankave të nivelit të dytë ndaj borxhit. Për pasojë fillon alkimia e politikës monetare shqiptare.

Për ti bërë bonot më tërheqëse, "ushtari i bindur Fullani" ul normat e interesit. Bankat mund të kompensohen për rrezikun shesë që marrin nga blerjet e bonove kështuqë mund të rrisin ekspozimin. Nga ana tjetër, kjo politikë monetare "ekspansioniste" i jepet mundësi Ritvani të vazhdojë të "stimulojë" me taksa TEG-u, Klani etj dhe të mbushë buxhetin me borxhe. Politika fiskale idiote ka nisur që me dhënien e stimujve fiskale kur nuk ishte e nevojshme (taksa e sheshtë, rruga Durrës-Kukës) dhe zbrazjen e buxhetit me moton "vari trapin se çfarë ndodh më pas se ne vetëm për katër vjet e kemi".  Tani po vuajmë pasojat e kësaj papërgjegjshmërie. E keqja është se nuk ka më se çfarë të bëjnë veçse ta zhysin vendin më keq në gropë.

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Une nuk jam ekonomist por me aq sa marr vesh kam idene se ka nje problem kur duam te konceptojme ekonomine shqiptare dhe zhvillimin e saj duke marre ne menyre jo-kontekstuale ligjet e pergjitheshme ekonomike qe veprojne normalisht ne nje bote normale - kjo bota jone nuk eshte e tille.

Kur z. Zaloshnja ose komentuesit flasin per kreditim te ekonomise dhe aktivitetit prodhues, ideja eshte qe kreditimi lehteson rritjen afatgjate te produktivitetit; une nuk rri ne Shqiperi por kam idene qe kreditimi ne Shqiperi rrit konsumin pak  a shume imediat por jo produktivitetin. Por sidoqofte si konsumatoret familjare ashtu edhe businesset jane te prekura nga kriza dhe duhet te kene probleme me te ardhurat- pra kjo kufizon ate qe anglisht quhet "credit worthiness". Ulja e normes se interesit ndihmon deri ne nje fare pike por duke pare efektet e saj mbi inflacionin kjo norme duhe menduar mire. Mua nuk me duket se ekonomia shqiptare ka ndonje rrezik deflacioni si ne USA apo ne eurozone. Pra mbase edhe veprimi i bankes se Shqiperise mund te mos jete krejtesisht i gabuar apo politikisht i motivuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.