"Hasmi në p… të s'amës" dhe "çdo gusht te Teqeja"

Shumica e njerëzve bëjnë zhurmë gjithë jetën për atë që po bëjnë, apo atë që kanë bërë. Kur ky soj ikën, bie qetësia. Ka ca të tjerë, shumë më të paktë, që s’flasin kurrë për ato që bëjnë. Ama kur këta ikin, për ta flitet gjatë. Si Ali Podrimja. Nuk reshtin deklaratat për ikjen e poetit, ku dallon ai që Ardian Vehbiu e quan me përçmim të drejtë "kori kakofonik" i politikanëve që "rendin të kapin mikrofonat dhe kamerat për të luajtur rolet e paracaktuara në teatrin e dhimbjes publike". Nga këta nuk kemi ç'mësojmë për Ali Podrimjen. Por nga dy detaje që Mero Baze dhe Dritëro Agolli japin në shtypin e sotëm nga takimet personale me poetin, mund të mësohet shumë mbi personalitetin e të ndjerit. Spikatin fjalët e një trakti-poetik (që Baze ia ka lexuar në një mur në Prishtinë) dhe zakoni i përvitshëm i poetit kosovar, (i vënë në dukje nga Agolli), për të shkuar çdo gusht në Teqenë e Tomorit.
Shkruan Baze në editorialin e TemA-s: "Jam hutuar kur e kam takuar për herë të parë nga diferenca mes fuqisë së fjalës së shkruar dhe një burri mesatar pa asnjë gjymtyrë imponuese në bisedë. Nuk u ngjante shkrimtarëve tanë të mëdhenj, sa i përket autoritetit imponues të tyre... Nuk e ka kufizuar veten të shkruajë “Unë, biri yt Kosovë”, kur mund te burgosej për irredentizëm; dhe as traktin e tij politik në kulmin e përpjekjeve të Kosovës për t'u çliruar, të cilin e kam lexuar në një mur restoranti në Prishtinë: “Tokë me nda nuk kam/ Hasmi në pidh t’samës/ Me vdekë duhet mësue/ Qençe nuk jetohet më….”
Thotë Agolli në një intervistë në GSH: "…Sa herë që vinte në Tiranë më vizitonte në shtëpi…Ka ndodhur që kur vinte, të rrinte edhe një javë edhe 10 ditë këtu me mua në shtëpinë time. Rrinim zgjuar e bisedonim deri vonë pas mesnate. E kam ndjerë në ato biseda dinamizmin e tij, lëvizjet. Donte të ishte gjithnjë në udhëtime. I donte aq shumë udhëtimet sa më ka qëlluar ta takoj edhe në Çorovodë, por shkonte edhe në Tomorr tek teqeja çdo muaj gusht…". (A.N.)
Comments
Te jetosh per nje qellim
<p>Te jetosh per nje qellim eshte e vetmja rruge te jetosh me te vertete,cdo gje tjeter eshte vetem egsistence. Shumica e njerzve luftojne shume me tre bazik probleme qe te gjithe ne perballemi ne jete.</p><p>Epara eshte identiteti:"Kush jam une?"E dyta eshte rendesia"Sa une vlej?". Etreta eshte impakti:"Kush eshte vendi im ne kete jete" Ali Podrimja e kishte zene vendin e tije ne poezine shqipe si nje gure i rende, pa pasur nevejo te na tregonte me ze te larte, kush ishte dhe sa vlente. </p>
Zgjedhja e titullit per
<p>Zgjedhja e titullit per kete shkrim me duket ca si pisllek. Ali Podrimjen nuk e perfaqesojne as fraza te tilla banale e as fakti qe paskesh shkuar ne teqe. Jane te tjera vlera qe e bejne ate poet dhe njeri te madh. Megjithate Baze ka te drejte ne ate qe thote mbi mosperputhjen, se paku ne dukje, te imazhit te poetit te madh dhe te njeriut qe kur e takoje e bisedoje me te, te dukej mese i zakonshem. Tek e fundit te njejten pershtypje te lene edhe poete te tjere te mire si Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Kongoli etj. Bejne perjashtim ne njefare menyre Kadare dhe Dritero Agolli qe kur i takon, i gjen ashtu siç i ke perfytyruar nga leximi i veprave.</p>
Qe ka nje fillon religjoz
<p>Qe ka nje fillon religjoz bektashi dhe qe kur vjen momenti, e ka te ndare mendjen per lufte, jane tipare te personalitetit me shume rendesi per dike qe deshiron ta njohe Podrimen si poet dhe si njeri. Me thene te drejten Ali Podrimen nuk e kam lexuar, dhe u habita nga reagimet e shumta qe shkaktoi ne Shqiperi. Por detaje te tilla te ndihmojne te shohesh brenda personalitetit te nje individi. Sigurisht qe dy te dhena nuk jane shume, por nuk jane as pak. Mua me duken dy detaje domethenese. Mire do ishte qe Mustafai te na sillte edhe ndonje interviste te plote em Podrimen, nese ai ka dhene te tilla, do gjykonim me mire se paku ne qe nuk e kemi poet te preferuar</p>
Add new comment