Votojnë si të djathtë, mendojnë si të majtë

Postuar në 11 Mars, 2015 10:47
Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 40% e zgjedhësve votuan për parti që quhen të djathta. Kur bisedon me votues të tillë nëpër kafene, e quajnë veten “të djathtë”. Por nga biseda me ta, shpejt percepton se disa prej tyre i kanë mendimet kryesisht të majta. Dhe ky perceptim vërtetohet empirikisht nga rezultatet e një sondazhi kombëtar të sponsorizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, prezantuar sot në Tiranë.

Kështu, ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 23% e të anketuarve janë pro politikës së djathë të mosndërhyrjes së shtetit në ekonominë e tregut (e cila, sipas mendimit të djathtë perëndimor, duhet të vetërregullohet).

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 29% e të anketuarve janë pro politikës së djathë të mosndërhyrjes së shtetit në rregullimin e çmimeve dhe mbrojtjen e bizneseve strategjike.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 33% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i punësimit.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 25% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i strehimit.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 23% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i energjisë elektrike.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 20% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë finacuesi kryesor i infrastrukturës rrugore.

Dhe së fundi, ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 15% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i kujdesit shëndetësor.

Votues të tillë “të djathtë”, me mendime kaq të majta, çdo parti e majtë perëndimore do t’i mirëpriste krahëhapur. Ndërsa në Shqipëri, ata aderojnë ose votojnë për parti që quhen të djathta….

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po pse nuk ke shtuar me kryesoren z. Eduard: - Qe keta 40% e shqiptareve, te cilet kane votuar djathtas, nuk jane per nje shtet te forte, por per nje anarshi totale, ku gjithkush te beje cfare te doje. Pse nuk keni bere nje sondazh per prejardhjen shoqerore te kesaj 40%: -cfare bejne; - me se merren; -sa klase shkolle kane; -si eshte gjendja ekonomike e familjeve te tyre; -a kane patur probleme me organet ligjzbatuese, e te tilla pyetje dhe t'ja servirni asaj force qe, na çau veshet me termin dekriminalizim i shoqerise.

Ne cdo lagje e ne cdo fshat po te pyesesh, elementet me problematike jane ata qe votojne djathtas. Kjo nuk do te thote se edhe votues te majte nuk ka , qe jane problematike, por ata qe votojne djathtas, jane ne mase shume here me te madhe. Edhe ketu, ndryshe nga e gjithe bota, ku elementet me prirje anarshishte dhe problematike per ligjin, votojne pergjithesisht majtas, ose ne ekstremet e kaheve politike.

Si konkluzion, ketu faktikisht nuk kemi ende nje parti te mirefillte te djathte.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ndersa votuesit e "majte" konsiderojne veten superior sepse te tjeret jane "malok" dhe kerkojne t'u "vene kurifin ne Kamez" - me nje mentalitet te tille fashist edhe Agimi i Arte do ndihej krenar.

p.s Ilir budallai ketu siper akoma nuk e paska kuptuar qe problemi kryesor i OSSHE vjen nga bizneset e medha e jo nga familjaret. Bukur propaganda e Rames, ua mbush mendjen me debilleqe te tilla.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.