Veç për optimizëm opozitar nuk ka vend

Dy situata “opozitare” ma kanë tërhequr vëmendjen këto ditë. Janë situata që kanë të bëjnë me një injeksion optimizmi pas rikonvertimit politik të Metës. Së pari është një lloj optimizmi opozitar, që u ngrit mbi bindjen se “procesi elektoral nuk është më nën hyqmin e Berishës dhe të mashave të tij institucionale”. Është një optimizëm, të cilin ndonjë koleg i imi që e uron një fitore të opozitës, më saktë një rënie të regjimit, është përpjekur ta denoncojë si naive e të parakohshme. Dhe është tamam kështu, një optimizëm naiv dhe i parakohshëm.
Po pse është menduar kjo gjë? Shumë e thjeshtë: Sepse me largimin e Metës e të LSI-së nga mazhoranca aktuale rritej kontrolli opozitar mbi zgjedhjet në tërësi, e prandaj rriteshin dhe shanset për zgjedhje ‘free and fair’. Sikur t’ia dilnim të bënim një palë zgjedhje të tilla, ky lajm do të vlente më shumë sesa rënia e Berishës. Madje, do të kishim të bënim me një lajm të gëzueshëm edhe në rrethanat që Berisha nuk do të binte. Do të merrnim vesh në këtë rast se shumica e shqiptarëve voton për të dhe pikë.
Ne kundërshtarët e kritikët e Berishës nuk jemi “torturuar” thjesht e vetëm nga ideja se Berisha është një politikan rrezikzi; jo, ne jemi “torturuar” mbi të gjitha nga ideja se, sikur të mos mjaftojë ky fakt, ai na i vjedh votat, gjithashtu, e kështu arrin të qëndrojë në pushtet edhe pse është pakicë në këtë vend. E nëse Berisha ia del të fitojë një palë zgjedhje të pakontestueshme (të tilla do të ishin sipas shumë gjasash këto, në rast se procesi elektoral nuk do lihej i tëri në dorë të tij; dhe kalimi i LSI-së në opozitë e krijoi fillimisht këtë premisë), atëherë do ish hera jonë të thoshim: “Ok, ne kemi besuar se Berisha është ‘i të gjitha të ligave’, kemi bërë ç’mos t’u mbushim mendjen shqiptarëve lidhur me këtë gjë, por shumica e këtyre të fundit paskan besim tek ai; tani është koha ta pranojmë si legjitim, s’ka gjë se ai ka bërë ato që ka bërë; kjo është demokracia (‘demokracia iliberale’, do ta quante Fareed Zakaria, dhe me këtë përcaktim ai ka në mendje ato regjime të korruptuara e autokratike që ngrihen e mbahen në këmbë me ndihmën e votave të shumicës)”.
Madje, do na duhej edhe të bënim një mea culpa për të tëra dyshimet që kemi hedhur mbi Berishën lidhur me vjedhjen e zgjedhjeve. E pas kësaj, do na duhej të vazhdonim të njëjtën betejë, madje me forcë më të madhe, kundër të njëjtit njeri “të të gjitha të ligave”, për të cilin nuk kemi asnjëherë arsye të ndryshojmë mendim. Shumica në favor të jep legjitimitet, por nuk ka pse të ketë efekt purifikues. Shumica nuk të shfajëson për mëkatet e kryera; aq më pak të shenjtëron.
Por Berisha nuk na la gjatë të jetonim me këtë ‘idil’. Ai po kërkon të rikuperojë shpejt e shpejt kontrollin mbi KQZ-në e mbi komisionet elektorale në terren; po synon ta bëjë këtë me një lëvizje të stilit të vet, duke shtënë në punë votat e deputetëve të mazhorancës sërish të improvizuar, dhe me një justifikim që i ka hije veç atij. “Në shekuj, parim themelor i funksionimit të shtetit ka qenë respektimi i marrëveshjeve mes palëve”, hodhi ai pardje xhevahirin e radhës. Po ligji? Ligji thotë se mandati i anëtarit të KQZ-së përfundon, kur (neni 18 i Kodit Zgjedhor) “1. Ai përfshihet në aktivitet politik; 2. Ai del në pension; 3. Ai vdes; 4. Ai jep dorëheqjen; 5. Ai shpallet fajtor për një krim nga shkalla e fundit e sistemit të drejtësisë; 6. Ai mungon pa asnjë arsye në dy mbledhje të KQZ-së njëra pas tjetrës ose, në periudha elektorale, mungon të paktën pesë ditë; 7. Ai, me veprimet apo mosveprimet e tij, vë në rrezik veprimtarinë e KQZ-së. Siç shihet nuk është parashikuar në ligj, ndoshta pa të drejtë, asnjë rrethanë si kjo e sotmja. Por Berisha nuk u mor fare me çfarë thotë ligji.
Do ia dalë ai ta rimarrë ‘pushtetin’ në KQZ? Sipas meje, po. Ai do ta çojë deri në fund këtë betejë, si të gjitha herët e tjera, duke injoruar të gjitha reagimet e mundshme që mund të lindin. Ai nuk mund ta lërë procesin elektoral jashtë kontrollit të tij, e me këtë bie shpresa naive se “largimi i LSI-së nga mazhoranca dhe kalimi i saj në opozitë krijon shanse by default për zgjedhje, le të themi, të pakontestueshme”.
Situata tjetër optimiste ngrihet mbi bindjen, se numrat flasin për një fitore të qartë e të sigurtë të opozitës, e prandaj në këto rrethana kur procesi elektoral i ka ikur nga duart Berishës (në fakt, u mor vesh se kjo nuk është e vërtetë), ne të gjithëve veç na duhet të presim 23 qershorin si datën, kur Berisha do të bjerë pa një pa dy. Eksponentë të PS-së apo të partive të tjera të opozitës, janë rezervuar ta shprehin këtë optimizëm, por votuesit e opozitës janë duke jetuar me fitoren qysh tani, e kanë “mprehur dhëmbët”.
Nuk ka gafë më të madhe se sa, për shkak ‘të një ere që fryn papritur në favorin tënd’ apo për shkak të aritmetikës së qartë elektorale (që dhe aq e qartë nuk është; nuk kuptohet pse votat e përbashkëta të PS-LSI-së i llogarisin si shumë aritmetike të votave të PS-së me ato të LSI-së), ta marrësh lehtë rrëzimin e një regjimi. Nuk ka për të qenë fare e lehtë. Berisha nuk ka pushtuar gjithçka ashtu kot, për sport, apo për inat të ndonjërit. Jo, pushtimi i gjithçkaje ka lidhje me projektin e tij për të sunduar përjetësisht në këtë vend. Një aleancë e fortë në kampin kundërshtar ia vështirëson punën e ia rrezikon seriozisht projektin e sundimit, por ai do të ecë në të vetën, dhe në këtë mes do t’i japë një dorë së pari ajo pjesë e medias që ai e ka pasur vazhdimisht pas vetes, së dyti, ajo pjesë e medias që ka qenë e është kritike ndaj tij, por që ende nuk është bindur nga alkimia e çuditshme opozitare, së treti diversikimi i aksionit opozitar (FRD-ja dhe AKZ-ja, sido që kundër regjimit, po bëhen gati të garojnë më vete), dhe së katërti, një lodhje e faktorit ndërkombëtar me punët në vendin e shqipeve, gjë që mund të pasohet me opinione përtace as mish, as peshk mbi “ngecje” apo mbi dështimin e procesit.
Shkurt, ata që duan rënien e regjimit duhet të kuptojnë se beteja nuk ka mbaruar. Ajo sapo ka filluar. Dhe do të jetë shumë më e vështirë sesa mendohet. Por jo më e vështirë sesa qeverisja e vendit pas 23 qershorit nga ana e opozitës së sotme. Koalicioni opozitar, për më shumë se një arsye, është më pak premtues kur vjen puna te qeverisja e vendit pas 23 qershorit sesa te rrëzimi i regjimit më 23 qershor. Por ky argument i fundit nuk mund të kalojë me një nënvizim. Duhet një shkrim më vete.
Shqip
Comments
Me thene te drejten njeriu

Me thene te drejten njeriu indinjohet dhe, nuk don as te degjoj e te lexoj me shkrime permanenete justifikuse, manipuluese e le pastaj dhe jo cilesore. Gazetare qe kane ne qender te vemendjes dhe e kane marre punen si me akord per te manipuluar njeriun, njeriun si dimension, per ta ndricuar e elektrizuar e budallepsur deri ne cmendine, mund te krenohen per sukses se ne kete cerek shekulli po ja shofin frutat. E marrin njeriun, e vene ne nje podium, e bombardojne me ndricime te pakendshme, e deformojne, e trullosin, e shkaterrojne, e kafsherojne, e perdhosin, duke e bere teveqel! Keto jane elitat tona politike, me krahun e djathte e me krahun e majte, e bashke me to dhe megafonet e mediave, e ne mes njeriu, njeriu i hallakatur nen trysnine e dy poleve qe i kujtojne e bombardojne qe, demokracia, e mira, e drejta, e bukura i vjen peshqesh vetem prej kesaj e asaj, dhe tjetri ka vetem kete e ate, duke e paraqitur monster. Dhe mekatet e deshtimet mbeten kopile duke ja vene tjetrit ne preher dhe njeriu budallepset e corjentohet deri ne paralize te mendimit e paaftesi te kujtimit. Njeriu nuk ka me aftesi te analizoje informacion, njeriu nuk ka fuqi e deshire me te mendoje. Te mendosh eshte nje pune jo e lehte, kur je ne paqe me ambientin rrethe rrotull; po jo mo te jesh i bombarduar nga peticione cdo tre muaj nga “intelektuale“ qe i mendojne te gjitha, per mua dhe per ty. Nuk te len te mendosh gazetari, cili do qofte ky! Te bombardon me trapono dhe ta shpon koken duke te fekalizuar, dhe shpirti une me kalimin e kohes mer ngjyren e pordhes, dhe eshte i paralizuar. Dhe ne nuk jemi te ndergjegjshem ne ate qe bejme qe marrim e japim, te vlersojme, te gjykojme e te kemi kujtese te kemi medimin. Kujtesen, vlersimin e gjykimin e kane gazetaret, e kane intelektualet, e kane elitat. E kane keto perzhektore e megafone ku me ndergjegje e ku pa ndergjegje na corjentojne me helm, duke na paralizuar. “Percaktimi, forma dhe struktura e te menduarit duhet te kete fantazi, pa fantazi eshte e pa mundur te mendosh.“ (Aristoteli) Dhe ketu fle lepuri kety eshte fintja dhe rrafeshata qe hane populli, qe hane njeriu. Politika plot fantazi duke ju larguar realitetit na bombardon kaq shume sa nuk na le vend per asnje hapsire mendimi. Dhe pa mendim ne nuk kemi kujtese. Dhe ne ecim ne jete jo me mendim e racionalitet po me nje shqise tjeter ate te intuites dhe te tifozllikut, ate te perfitimit per momentin po duke shkelur mbi principe e vlera e moral. Fakte ilustruese jane permbytjet, faktet jane Gerdeci, faktet jane 21 Janari, fakt eshte ribashkimi me LSI, fakt eshte “Rilindja“ fakt eshte banalizimi perdhosja, cenimi ne dinjitet i jeteshkrimit te familjes dhe nje miljon fakte nga korrupsioni. Fakte eshte qe ne do te rilindim me deputete anemike anonime, me kryetare bashkie burgaxhinj droge. Te gjthe keto ne fakt jane rivarrosje e dhunshme e te menduarit dhe kujteses. Jane vrasje e ADN njerzore ne formen me te dhunshme e te denueshme nga ana morale. Dhe gazetaret na vrasin kujtesen, na vrasin mendimin na vrasin ndergjegjen. Nuk na intereson te mendojme e gjykojme se kush eshte Sali Berisha Apo Edi Rama po duke pare intesitetin e agresivitetin e “argumentave“ te atyre qe e kane bere monopol e kapital te menduarin ne ecim me intuite kush do te fitoje dhe kujt do te ja japim voten. Po kjo eshte degradim dhe perdhosje e njeriut – kujt i intereson – kjo eshte zvetnim e deformim i vlerave njerzore – kujt i intereson – kjo eshte ti ngulesh shiringen e idiotsise ku ta leshe pa kujtese dhe ta besh te pandergjegjshem. –Ky eshte qellimi – Dhe ky kontigjent intelektual me emrin media, gazetare, politikane, kane vetem nje qellim; te mbajne te budallepsur nen morseten e skllaverise nje popull. Shif e shkruaj se ne cfar shoqerie jemi kthyer: ne bageti te ndare ne vatha partiake, si anije e varka te kalbura ne port qe nuk dalim dot ne det te hapur nga qe nuk kemi ndergjegje, ngaqe plazmen e mendimit na e thithin e marrin me shiringe dhe, ne vend te saj na drogojne me fantazi e retorike dobicash. Une kam harruar jo qe Sali Berisha ka qene 25 vjet komunist agresiv e sekretare partie, po kam dyshime keshtu sic shkruajne gazetaret qe Ilir meta ka qene gjithmone ne opozite dhe asnjehere ne pozite. Mua keshtu me duket perceptimi sodo surreal qe ai tingellon. Une nuk e kujtoj fare qe Edi Rama dikur pat thene: kush humbet zgjedhjet duhet te hapi rrugen, duhet te hapi krahun, duhet te iki. Ilir Meta sikur pat thene dhe ai dicka me mandatin e kryetarit!? Nuk e di, nuk jam i sigurte! Nuk po flas per deshtimet e partive e te kryetarve te saj. Ju them te verteten kur njeriu nuk gjen karar me te tashme arratiset se ku ishim dhe nga vijme. Po ku te lene Sali Berisha te arratisesh ne kohra diktature. Ai ishte, Ai eshte, Ai pret shiritin e kujteses, dhe kjo eshte perdhosje, dhe kjo eshte rrezimi ne humnere, rrezimi ne varr. Dhe artefakteve te burgut te Spacit rrenohen deri ne themel, dhe kujtesa behet flur, tymnaje e deformohet. Se si jetonim ne e din vetem brezi yne. Ne jetonim vetem te tashmen ku traponi komunist shponte e trylonte trurin e gjithsecilit duke ja thare lengun e jetes dhe kujtesen. Ku cdo gje ishte e deformuar ashtu sic eshte dhe sot cdo gje e deformuar. Eshte kaq e deformuar sa kujtojne se shiptaret bene revolucion dhe permbysen komunizmin. Nuk eshte e vertete. Kurre. Kurre nuk eshte e vertete. Ka nje manifest, betim e zbatim te komunistave. E ka projektuar partia dhe thene me gojen e tij Ramiz Alia qe: “Ju kot lodheni, po ne do te ju japim vetem Noc rrokun.“ (kjo e thene me fjalet e mia per ti rene shkurt) komunistet ishin sistem ne gjysmen e botes dhe asgje nuk ja kane lene rastesise po te planifikuar cdo gje deri ne detaje, pra planifikim dhe strategji te sakte. Dhe nje manipulim i persosur duke vrare mendimin dhe kujtesen. Kjo eshte hiarkia e litave trashgimtare te komunismit me gjak e shpirt qe nga Sali Berisha e deri te Edi Rama. Kjo eshte e fshehta e elitave vrastare, e elitave tradhtare, e eltave mekatare, Vrasja e mendimit dhe kujteses. Nuk ka me Gerdec, nuk ka me 21 Janar, nuk ka me gjak te derdhur, nuk ka me drejtesi!? Po ka vetem te ngopim barkun me kete gjelle helmatisese te mendimit e kujteses. Ka harrese, nuk ka kujtese, harrese, harrese dhe mungese te sovranitetit e dinjitetit te njeriut. Ka cmenduri kombetare.

"Qellimi justifikon mjetin"

"Qellimi justifikon mjetin" (mjeti ne kete rast eshte pronari i LSI, Ilir Meta). Nuk ia vlen te flitet me per moralin, pasi ne politiken shqiptare nuk gjendet asnje molekul morali. Ketu flitet per te zevendesuar bandat (nenkupto qeverite) qe rregullisht vijne ne pushtet per te vrare, vjedhur, placikur, uzurpuar, terrorizuar, per te bere nje mije e nje te zeza per kete vend dhe per kete popull. Keshtu ka qene, keshtu eshte, keshtu do te jete, te pakten edhe per shume vite te tjera!

Kjo histori e ndyre do te vazhdoj derisa te lind realisht dicka tjeter ne kete vend, qe nuk i ngjan aspak Partise Socialite, Partise Demokratike, LSI, AKZ, FRD.... (etj, etj, kush i kujton te gjitha?)...

Po kur, ku dhe si do te ndryshoj politika ne kete vend??! Une nuk e di, por e di se Edi Rama (me Ilir Meten) do te bejne te njejtat zullume qe ka bere Sali Berisha! Sepse "Qeverisja" eshte nje film i vjeter qe e kemi pare te gjithe, ketu e 22 vjet me rradhe! Madje ka shume gjasa qe Berishen ta konkurojne denjesisht ne babezi, vjedhje, shperdorime, pse jo, edhe vrasje!

Une nuk e di se kur do te ndryshoje qeverisja ne kete vend, por e di se nese Shqiperia do te ishte qeverisur ndryshe... eh! (cfare endrre e bukur!)

Tani qe ti themi gjerat me troc per mediat, gazetaret dhe opinionistet, mos i ndiqni keta lider ne perversitetet e tyre! Thuajini gjerat me emrin e tyre te vertete; te gjithe politikanet jane nje M... ! Ate te "shkretin" sido qe ta ndash, perseri M i madh mbetet!

E ca te bejme thua ti Ed,

E ca te bejme thua ti Ed, keta jane dhe keta do votojme duke u perpjekur te zgjedhim me te miren ose "te keqen me te vogel". Rruge tjeter s'ka.

Ne fakt ka nje rruge; rruge e

Ne fakt ka nje rruge; rruge e cila eshte shume e veshtire, por jo e pamundur! Sikur te kishim media te verteta, sikur te kishim gazetare dhe opinionist qe dijne dhe duan ti thone derrit DERR, sikur te kishim korifej te mendimit te lire, njerez qe nuk pranojne te ulen ne tryezen e krimit: krimit qeveritar dhe krimit "opozitar", sikur te kishim ata lloj burrash qe kur politikanet bejne perversitete dhe krime te mos perpiqen ti mbulojne por ti denoncojne... etj etj, jane me qindra sikur... sikur te kishim ndonje prokuror dhe gjykates qe ti ngjaj sadopak Xhovani Falkones... !!! Ah, Sikur!

Atehere do te flitej ndryshe ne kete vend. Atehere, vetem atehere mund te flitej per "Rilindje", sepse vertet kemi nevoj per nje Rilindje te Madhe!

Por, per fat te keq mediat dhe gazetaret se pari jane te rrjeshtuara ne skalione, pergjithsisht jane ushtare te bindur, perjashto ndonje ze te rralle! Me qindra krime dhe makabritete ndodhin pothuaj cdo dite ne Shqiperi... dhe perseri gazetat hapen me Berishen, Ramen, Meten!

Per mua, ajo cfare po e denon rende kete vend, eshte MEDIA. Sepse ajo eshte pale me njerin apo me tjetrin krah, pa i thene asnjehere te vertetat e plota, por gjithmone me maskime, me teori, me llogari, me skupe...

Nejse!

I keni rene pikes Ed Martini

I keni rene pikes Ed Martini dhe Zapbone. Nje gazetar i madh ka thene se, gazetari qe ulet e pi kafe me pronarin e mediave dhe politikanet(ata jane realisht dhe pronare te mediave) t'i thote adio zanatit te tij.

Cfare bizantinesh qe jeni.

Cfare bizantinesh qe jeni. Rama-Meta-Muci-Nano... me c'fare [deleted] qe merremi ne, me cfare njerezish medioker, ne vend qe ta harxhojme kohen duke degjuar nje Mozart apo nje Beethoven dhe te mesojme nga kultura boterore.

Optimizmi ra qe kur Ed Rama

Optimizmi ra qe kur Ed Rama hodhi poshte Rilindjen Opozitare, per te vazhduar me 1 Prill Rilindjen e Ilir Metes. Opozita e bashkuar qe kish gjithe numrat dhe moralin per te fituar thelle, ra dhe u shperbe. Ed Rama tha se na duhet aleance me LSI per te pasur shumicen ne KQZ. Tani qe Saliu ja mori kete avantazh virtual, pra LSI ska me 'kete arme" per te mundur salen, Ed Rames i ra justifikimi se me LSIne fitohet...Tani pra ky optimizem flas i Rames ra...Keshtu qe pesimismi do mbijetoje serisht sepse tashme Ed Rama ska as moral te beje fushate kur ka marre paterice e saliut ne koalicion....Ketu pergjegjsia totale bie me Ed Ramen qe e futi opoziten ne nje rruge pa krye...

gjykimi i situatave eshte i

gjykimi i situatave eshte i sakte,se ne fakt po na ofrohet nje dasme pa krushq.Ca feudale te mbushur me tituj akademike,ose te shpikur politikane ne rrethanat e ballajdise se'90 nuk terhiqen e jo vetem nuk mjaftohen qe s'e bejne kete,por jane kujdesur te rrisin derra te te njejtes rrace edhe per ditet e mbrame.Une i shikoj keto zgjedhje si shansin per te hequr ata qe jane ne pune per ti zevendesuar me te papunet qe i hoqen kur erdhen ne pushtet.Berisha i meshon fort kesaj dhe militantet e tij e dine permendesh kete skeme,se veç kesaj ata nuk mesuan dot tjeter.Ne vend qe intelektualet e PD te zbutnin pakez tufen e militanteve tre tyre,te mesuar me pyllin e eger te Azemit dhe shkodrano-tropojaneve te koheve te para,perfundoi qe intelektualet e PD ose te largoheshin nga kjo,ose te mesonin pa vonuar huqet e militanteve.Perfunduam me nje PD te Xhenxhis Khanit dhe mongoleve te PD me slogane e flamuj te Nato-s,Amerikes e BE dhe me pisqolla ne brez.S'kam me as arsye te flas mire per "kreret" e PS,fjala"krere"perdoret ne blegtori.

PS.z.Muçi,sidoqofte ate nofken e cjapit duhet ta kurseje,se Shenasiu po jep nje kontribut me pozitiv sesa 50 parti te vogla bashke.Me ca"cjeper"te tille ishalla shtohet vatha e na kthehet optimizmi.

Add new comment