Nexhmije.com apo Shqiptarja.com

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 07:13
Anila Basha

Më duket zoti kryeministër se ju kishte marrë malli për mua, përderisa e bëtë këtë në konferencë për shtyp, pra publikisht. Në fakt, nëse nuk e keni marrë vesh, isha në Kabul, e përzgjedhur nga NATO për tëndjekur zhvillimet larg vendit tonë, aty ku fliten politika globale,  aty ku ndjehesh krenar se je shqiptar, dhe sikurse unë e kam thënë në facebook, (meqë kam marrë vesh se keni hapur edhe ju faqe në facebook), në Shqipëri, ne nuk jemi as si në Kabul, e as si në Kandahar. E ja ku kthehem në atdhe. Me dëshirën për të sjellë në vendin tim disa mendime evropiane e ndërkombëtare. Hap celularin, e ç’të shoh. Lum mesazhesh e telefonatash, sepse në një konferencë për shtyp, ju zoti kryeministër, mua personalisht dhe gazetën shqiptarja.com i kishit bërë personazhet tuaja, duke i thënë gazetares së shqiptarja. com se vinte nga nexhmije.com. Nuk është hera e parë që ma thoni këtë gjë. E mbani mend? Ka ndodhur në ceremoninë e zgjedhjes së Bujar Nishanit si President. U afruat duke qeshur te unë dhe më thatë se ju dukesha sikur të më kishte lindur Nexhmija... Dhe unë duke qeshur ju thashë se më mirë të isha një ndër kalamanjtë e Nexhmijes sesa tuajët, se nuk i dihej fundit... Zonja Liri Berisha, ju mori mënjanë, për të bërë takimet e tjera, por ndërkohë kjo që u tha, mbeti. Pas kaq ditësh, kemi arritur në një zhvillim të ri, ju keni evoluar nga kalamani i Nexhmijes, te Nexhmija vetë. Tani për çështje moshe po ju them se kalamanjtë e Nexhmijes, kanë kalamanjtë e tyre në moshën time, ndaj në këtë aspekt, kjo nuk më prek aspak. Si gazetare, me 18 vjet eksperiencë në median shqiptare po ju them se etiketimi juaj, sado ironik apo qesharak ndaj një gazetareje të re, për shefen e saj, është banal, frustrues, intimidues dhe aspak serioz për një kryeministër. Unë kam qenë në konferencat tuaja ballë për ballë me ju. Dhe nuk ma keni thënë ndonjëherë këtë krahasim. Nëse nuk e mbani mend, po ju kujtoj se në konferencën e fundit, ju kujtova se ju kishit mbajtur për 20 vjet teserën e Partisë së Punës në xhep. Por në përgjigjen tuaj, nuk gjeta asnjë lloj ironie, përveçse një përgjigjeje serioze. Tani, nëse keni shfrytëzuar faktin se në conference  nuk isha unë, por një ndër gazetaret e stafit tim, keni bërë gabim. Mendoj se ne shqiptarët kemi një gjë të qartë: kemi ç'kemi, t'a themi ne sy, nuk ua themi të tjerëve. Dhe me thënë të drejtën, kjo mua më zhgënjeu për mënyrën sesi e trajtuat gazetën. Shqiptarja.com është një gazetë që lindi nëntorin e kaluar, dhe këtë nëntor të 100 vjetorit të pavarësisë mbushi vetëm 1 vjeç. Më vjen mirë zoti kryeministër që është ngulitur në mendjen tuaj si një gazetë me të cilën e filloni ditën tuaj të punës nëse jo të parën, ndër të parat që lexoni. Ky fakt, stafit që unë drejtoj, i jep më shumë vlera, duke menduar se për shumë çështje, ne i vëmë pikat mbi "i". E nga ana tjetër, më duhet të them, se shumë drejtues gazetash që falen te ju nga mëngjesi deri në darkë, merren aq shumë me Nexhmijen, saqë më duket krejt e padrejtë që ju të bëni etiketime të tipit "kur nuk ke ç'i bën gomarit, i bie samarit". Dhe ndër më të fundit, nuk kam asnjë kompleks ndaj Nexhmije Hoxhës. Nuk ka qenë ndonjëherë eprorja ime, mesa di, ka qenë e juaja. Nuk kam qenë ndonjëherë në pushime me Nexhmijen, mesa di, ju ia keni kaluar shumë mirë në kohën e komunizmit me familjen e saj apo edhe me atë vetë. Nuk kam marrë ndonjëherë urdhëra nga Nexhmija. Mesa di, ju dhe të tjerë si ju e kishin aq frikë asaj që sot i thoni "Pantera e Zezë", sa sot më duket një lojë me "gjasme" për të pastruar të kaluarën. Meqënëse vij nga Kabuli, po ju them zoti kryeministër: e kaluara e një vendi, nuk harrohet kollaj duke e rikthyer atë nga mëngjesi deri në darkë. E kaluara e një vendi, në përpjekjet për ta bërë jetën e fëmijëve të fëmijëve të tu më të mirë, ashtu sikurse edhe mua nesër për fëmijët e mi, bëhet duke respektuar njëri tjetrin, për vlerat që kemi, për ato që themi, për ato që bëjmë, dhe për ato që kontribuojmë për vendin tonë. Unë këtë po e bëj zoti kryeministër, dua të di: Po JU?

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

E paske prek n'tel kryeministrin Znj. Basha, kushedi sa do qaje kur ta lexoje, si atehere kur vdiq Enver Hoxha, ne mos me shume!

Submitted by jani.popaAnonim (not verified) on

me pelqeu shume pergjigjia e gazetares ,dhe  me gezon fakti qe nje gazetare e re por e talentuar i pergjigjet berishes me profenalizem pa u trembur fare .ka ardhur koha qe gjerat te thuhen troc ashtu sic jane ne te vertet,berisha ka qene komunist dhe mik i shtepis se djalit te enver hoxhez ,keto 20 vite demokracie ka mohuar gjithcka ,ka ardhur koha te shtrohet pyetja.ose ai eshte i derguari i ramiz alise ne krye te partis demokratike  ,dhe cdo gje qe bene tani e bene sipas porosis se zotit alia,ose e kunderta ,berisha ka qene i infiltruar nga sherbimet e huaja ne radhet e ppsh ,dhe me porosi te ketyre sherbimeve ariti te zere miqesi me familjen hoxha.

Submitted by RP (not verified) on

Anila, ke shkruar ne momentin me inoportun, se ai ka shkuar te shetise ne debore.E ka mallengjyer debora dhe ka shkruar nje hartim per soben me dru dhe si i thanin çorapet ne mes te klases.E ka hedhur dhe ne Fcb, dmth do ia kaloje per klikime edhe Lek Plepit.Ka te drejte te mburret.Nese ne kohen e enverit shkolla ishte larg sa nje ore tharje çorapesh tani ky e ka hequr kete havale.Nxenesit s'vene fare ne shkolle, se ca mungon rruga, ca shkolla nuk eshte, ca mesuesit nuk jane, shto edhe hasmin e Kanunit; tamam per tu mallengjyer ajo koha e çorapeve te leshta. Anila, qe enveri do kete lene pas ndonje kopil e marrim me mend kur shohim kryetarin e bashkise, ppor te kete lene pas Nexhmija ndonje kopile ca si veshtire, se para enverit flinte edhe teora e Frojdit, siç ka thene Arben Duka ne nje vjershe/replike ndaj Fevziut.

Submitted by dritan (not verified) on

Nuk e kuptoj si mund te komentoje Berisha nje mbeturine profesionale si kjo

Submitted by Anglezi (not verified) on

Zonjushes Anila ia lumsha per aftesine dhe kurajon per t'iu pergjigjur si duhet ketij kryeministri lapangjoz.Por i jap nje keshille plaku:tjeter here kur merret me kopilleqe ktheja ne te njejten monedhe,foli per femijte e tij,per hajduterine dhe moralin e tyre tee cthurur qe ka arritur kulmin,foli per veprimet e tij kriminale me luften civile te vitit 1997,per vrasjet ne Gerdec dhe ato me 21 janar para zyres se tij,per grabitjet ne bregdet,ne nafte dhe tradhetite e tij te pafalshme ndaj Shqiperise dhe Kosoves,shitjen e territorit ne toke e ne det,nxjerrjen jasht te miliarda dollareve te vjedhura nga ai e femijte e tij ne Shqiperi,etj.Keto ja thyejne atij turinjte dhe i kujtojne cdo dite e cdo nate endrat e mbretit Dunkan te pershkruara nga Shekspiri ne dramen e tij "Makbethi",qe per te mbetet aq akuale dhe demaskuese!

Shkrimi juaj,megjithate,ishte dinjitoz dhe konciz,ndersa sulmet e Saliut kunder jush jane thjeshte jargavitje te shfrenuara prej inatcori e deliranti te fantaksur!

Submitted by Shkelzeni (not verified) on

Nuk kam pare njeri ne jeten time t'i bjere kaq shume gjoksit sa kjo grua... Ajo vete, qe e mban veten si gazetare numer NJE dhe ata qe i perkedhelin sedren, kane nje model: thashethemet, sharjen, kundervenien, me nje qellim te vetem-ne sherbim te Rames, per pushtet dhe ne pritje ndonje ndonje kothereje. Zonja gazetare e gazetes "thashetheme" duhet te lexoje pak me shume nga gazetaret mjeshtra te botes, te cilet thone se sherbimi i gazetes ka dy shina: informimin korrekt dhe kulturen. Si mund te beje informim korrekt nje gazete, qe ka si politike editoriale vetem sharjet e njerit krah dhe ngritjen ne apogje te krahut tjeter? Si mund te quhet kulture nje shkrim qe perdor vetem dialog privat, qe nxit vetem urrejtje per njeren pale? Si mund te quhet gazetari nje llafollogji, qe nuk te ve aspak ne mendime?..

Submitted by Beku (not verified) on

Qe ti je skupiste fallco,kjo eshte e qarte dhe e kaluara jote si "gazetare" te gazeta e dikurshme ,gjithnje me ka intriguar per faktin se kujt i sherbeje.Pasi e "vrava"trurin per nje kohe te shkurter,mu ndricua mendja dhe thjeshtesisht e pranova pergjigjen.Ti ishe nje sherbetore shpirtndrydhur ,me e mira per ti sherbyer dikujt nga Italia,por dhe ketu,qe si qellim paresor kishte goditjen e vlerave me te mira intelektuale shqiptare.

Ishte koha kur te paverteta nga me te poshtrat shetisnin lirshem ne gazeten tende te meparshme,me lejen dhe bekimin e atij qe sot eshte ne Itali per momentin,por edhe ketu me pjesen,racist i dores se pare,antishqiptar,por i pelqyer per nje pjese te popullsise.

Njerez si ty jane kudo,ata sherbejne,ata servilosen,ata nuk pyesin per "kreshta" intelektuale shqiptare,ata jane thjesht viktima te posteve dhe parave.Une kurre se kam besuar dhe besoj se ti do te ndryshoje,sepse ske vlera dhe je thjesht zedhense.

Submitted by Kukumjacka (not verified) on

Me lejen tende po ia perkthej Aniles, fjalet e tua, o Bek:

1. Beku vret mendjen se kujt i sherben ti. Kjo e mundon. Packa se ti nuk shkruan mire per Ramen, po shave Berishen Beku e kupton qe fitimet i ka Rama. Por Beku i gjore nuk e di qe miku dhe sherbetori me i mire i Rames eshte Berisha i cili eshte aq pervers dhe negativ sa nuk i ben mire vec Rames! Eshte e tepert t'i themi se ne na ka zene diellin Berisha e nuk i plas kujt per Ramen qe mund te rezultoje po i paparanueshem.

2 "Ti godet vlerat me te mira intelektuale shqiptare" - te thote Beku. Perdor dhe fjalen "kreshta" Besoj se nuk kane nevoje per perkthim, se kam frike se po ta perkthej dhe te emertoj "intelektualin me vlera me te mira" dhe "kreshtat", do shkaktoj ndonje dhjereje masive nga gazi! (Falje per gjuhen!)

3. Zedhenese, shqip i thone te shfaqesh nje ze edhe kur ky eshte i yti. Psh Beku ne ndryshim nga ne nuk eshte "zedhenes"

Submitted by Kukumjacka (not verified) on

O dritan, me "d' te vogel!

Futi nje te sharë, sic te ka hije dhe lere anën profesionale, se duket si lavderim po ta vleresosh ti kete zonjeze me vlera qe jane aq te rralla ne memedhe!

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Vertet nuk e di kjo Anila se gjithandej i thone "Nexhmija" apo ben sikur nuk e kupton?

Ajo vertet eshte ca e "ardhur me vonese" por ndonje mik a mikeshe te sinqerte duhet t'a kete qe tia thone si e percepton ate publiku dhe opinioni ne pergjithesi.

Submitted by Zabiti (not verified) on

Ja ke futur kot Ku...!

Tek Beku,

Fjala mesa kuptohet eshte per njerez te rangut Kadare me shoke dhe jo rang dellash.(politikanesh)

Cdokujt i kujtohet ajo kohe dhe asnjehere smund te harrohet.

Te gjitha jane te qarta tashme.

Ceshtje kohe ,gjer tek kuptimi.

Submitted by sali serbi (not verified) on

Anila, siç e sheh dhe siç mund ta dish shume mire, rreth saliut ka shume qen që lehin, lehin se ai i paguan me leket e taksapaguesve. Keta qen sot lehin kunder teje por nga qe mbajne zakonin e qenit, neser mund te lehin edhe kunder Saliut, se do tu duhet te presin ndonje kocke nga padroni i ri.Njefare soji si Saliu, dikur bllokqen e tani krye qen kunder ish bllokut. Njerzit kane nevojen te degjojne te verteten mbi politikberjen, them te degjojne sepse ata e kuptojne shume mire por e thene nga nje gazetare, e shtjelluar me argumenta dhe me fakte ajo behet prone edhe e atyre njerezve qe hallakaten mes asaj qe provojne ne kuriz dhe demagogjise vulgare te bllokut te qeneve dhe bushtrave.Vertete sa e dhimshme, nje popull legjendar per trimeri dhe virtyte sot telendiset nga hordhia e njerezve me moral qenesh dhe bushtrash.Beni , ju lutem qe ky popull te ndjeje rishtaz fladin e lirise dhe te krenarise kombetare, bejeni per hir te zotit, njerez kurajoz dhe inteligjent si ju e meritojne kete misjon, human dhe patriotik njehersh.

Submitted by Anglezi (not verified) on

Anila

Te lumte pena.Ke permendur disa te verteta qe te gjithe i njohin dhe me mire  i dine ata qe ka prane por ata jane me budallej se ustai i tyre dhe i sherbejne me koke te ulur.Sa mire do e ishte sikur te kishte  me teper gazetare si puna jote qe ta thoshin mendimin hapur pa patur frike se do ti ndodhte ndonje gje me pas.

Submitted by Anonim (not verified) on

(DELETED)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.