Llalla, zyrtari që mbuloi skandalin Basha në fushatën e 2011

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 02:45
Adrian Thano

Zyrtari që ka dekretuar dje Nishani për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm është zyrtari që ka mbuluar skandalin e deklarimeve të rreme në deklaratat e pasurisë së Lulzim Bashës, politikanit të vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës me vjedhje mandati në votimet lokale të 8 majit në Tiranë.
Nuk do mërzis lexuesit e DITA-s me detaje të shumta por do përpiqem të përmbledh atë që ka ndodhur disa javë para votimeve të 8 majit për Bashkinë e Tiranës, votime të cilat u mbyllën me avantazhin e kandidatit socialist Rama, rezultat i përmbysur më pas me vjedhje dhe manipulime haptazi të votave të qytetarëve të Tiranës, përfshirë votën time.

Gjatë muajve mars dhe prill të atij viti, isha në krye të një grupi investigues gazetarësh ku bënin pjesë edhe reporterja Annette van den Berg dhe foto-reporteri Gerben Solleveld nga Amsterdami. Punuam me orë të gjata dhe kosto të larta financiare, për t’i dhënë publikut portretin e plotë të një njeriu fare të errët për opinionin publik, katapultuar në politikën e Tiranës nga familja Berisha.
Zbuluam të dhëna të shumta për Lulzim Bashën, një jetë krejt të errët e të dyshimtë para hyrjes në politikë, një snob në marrëdhëniet me kolegët shqiptarë në Kosovë, gënjeshtar për pjesëmarrjen në hetimet e së ashtuquajturës “shtëpi” e trafikut të organeve në Kukës, njeri me 6 apo 7 pasaporta, njëra prej të cilave me shtyrje të falsifikuar dhe një tjetër me një kombësi të pashpjegueshme amerikane; por të gjitha këto nuk ishin asgjë para pikëpyetjeve të mëdha mbi pasurinë pa asnjë shpjegim të këtij personi. Shifra të larta e të papritura, të pajustifikuara me asnjë aktivitet publik apo privat gjenim thuajse në çdo dokument që kalonim në duar, por u përqëndruam tek dy-tre prej tyre, sepse ishin flagrant por sepse ishin edhe të mjaftueshëm për ta shmangur një person të tillë nga çdo post publik me të drejta mbi fondet e taksapaguesve.

Po përqëndrohem vetëm në njërin nga faktet e zbuluara në atë investigim, sepse ky është ai segment i hetimit që ka të bëjë me përgjegjësitë e zotit Llalla, të cilin Shqipëria do ta ketë kryeprokuror. Zbuluam me ndihmën e kolegëve holandezë kontratën e blerjes së shtëpisë së Bashës në Utrecht në 2001-n dhe Kontratën e shitjes së saj në 2008-n, nga Zyra e Kadastrës se qytetit Utrecht, Holandë. Krahasimi i dy kontratave holandeze me deklaratat e pasurisë së ministrit zbulonte deklarime të rreme të pasurisë, pra zbulonte shkelje flagrante të ligjit, për zbatimin e të cilit është përgjegjës dhe paguhet nga shteti zoti Llalla. (nuk po zgjatem te arsyet e atyre deklarimeve sepse dihet përse bëhen ato lëvizje, vetë Llalla e ka deklaruar se si pastrohen paratë me deklarimet e pasurive).
Deklarimi i rremë nr 1 – Shtëpia nuk ishte blerë aq sa ishte shkruar nga Basha në deklaratën e pasurisë në tetor 2005.
Deklarimi i rremë nr 2 – Shtëpia ishte shitur në prill 2008, por Basha e kishte deklaruar të shitur në deklaratën e pasurisë për 2007-n. (kontrata nga Zyra Kadastrale e qytetit Utrecht mban datën 4 prill 2008). Shtëpia është shitur në prill 2008 dhe paratë janë arkëtuar vetëm në atë kohë. Pra, paratë nuk kanë ekzistuar në 2007. Ministri Basha ka udhëtuar, pra është larguar nga Rinasi
në datë 1 prill 2008, me kompaninë LUFTHANSA-000001, në orën 12:04, me një nga pasaportat e tij diplomatike (atë me numër D0001313-AL) dhe është kthyer në Rinas në datë 5 prill 2008, në orën 23:04, po përmes kompanisë LUFTHANSA, me të njëtën pasaportë diplomatike. Kontrata e shitjes së shtëpisë në Holandë është e datave 2-3 prill 2008 dhe nr i pasaportës të shënuar në akt është i njëjtë me numrin e pasaportës me të cilin ka udhëtuar ministri.

Ngritëm pyetjet publike: Si është e mundur që z. Basha e ka deklaruar shitjen e shtëpisë dhe vlerën e shitjes, kur ajo ende nuk ishte shitur? Përse transaksioni i dyshimtë shoqërues u krye pikërisht në muajt e hetimeve për rrugën Durrës-Kukës?
Këtë pyetje dhe dokumentat përkatës i vumë në dispozicion të publikut në prill të 2011-s. ILDKP duhej të reagonte për shkeljen flagrante të ligjit mbi deklarimin e pasurisë, në deklaratën e Bashës për lëvizjet financiare të 2007-s. Çfarë bëri ILDKP e drejtuar nga z.Llalla?  Fillimisht mbi dosjen e deklarimit të pasurisë së Lulzim Bashës u imponua heshtja. Argumentimi se “dosja është nën verifikim” u përdor për t’i mohuar të drejtën e informimit kujtdo që donte të dinte më shumë për pasurinë e Lulzim Bashës.
Më pas, si rrufe në qiell të kaltër erdhi një reagim skandaloz, një deklaratë e firmosur nga ILDKP ku thuhej se deklarimi i pasurisë i Lulzim Bashës ishte i rregullt.

Dy gjëra më kujtohen nga dita kur doli deklarata e Llallës. E para gjë, që ajo u transmetuar thuajse njëherazi në mediat qeveritare Klan, ABC, gazeta 55, Koha Jonë etj madje rreth gjysëm ore përpara se të mbërrinte zyrtarisht në emailet tona në redaksi. Dukej ashiqare që ishte një deklaratë e porositur dhe e mezipritur, madje me gjasa edhe e parakontrolluar nga vetë Basha.
E dyta gjë, deklarata e Llallës përmbante gabime deri edhe në aritmetikën e thjeshtë dhe kryente veprime pa logjikë nga ana financiare për të justifikuar shkeljet në deklaratën e pasurisë së Bashës. Kur e mora në telefon një nga zyrtarët e medias në këtë institucion dhe i thashë që keni bërë mbledhjen aritmetike gabim në deklaratë, nga ana tjetër e telefonit më erdhi një zgërdhirje idioti shoqëruar me fjalët “kështu e kanë këto punë” (!).
Prej asaj dite vetë Basha dhe mediat e shumta që botonin fotot e fushatës së tij përditë në faqet e para, nuk bënin gjë tjetër veçse citonin paçavuren e ILDKP-së së Llallës, duke e kthyer atë çështje sipas zakonit në një thes të hapur mielli që sa herë e godisje aq më shumë mjegull bënte.

Përballë këtij veprimi të Llallës u lidhëm me parardhësen e tij ish-kryetaren e ILDKP, Fatmira Laska, e cila tha: “Katër vjet më parë ne kemi qenë në Holandë. Me këtë rruge kemi bërë edhe verifikimet për disa persona, mes tyre është Lulzim Basha. Unë kam zhvilluar takim me homologun, ndërsa dy inspektorët kanë kryer verifikimet në terren dhe në banka. Gjithçka ndodhet në një raport të plotë që është në institucion. Unë nuk mund të flas më shumë, duhet të kërkoni dosjen në Inspektorat dhe aty ndodhet gjithçka për subjektin që ju jeni të interesuar…”
Ky është zoti Llalla për mua dhe për atë grup gazetarësh hetues të pranverës së 2011-s. Nuk di për të tjerët. A mund të hetojë z.Llalla Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për vrasjet e 21 janarit nga pozicioni i kryeprokurorit? Nuk e besoj.
Kjo do të thotë që edhe për një mandat tjetër të gjatë - qytetarët shqiptarë do kenë një prokurori inaktive, që do vazhdojë të jetë impotente përballë hajdutërisë së dhunshme politike që e ka zënë për gryke Shqipërinë dhe ëndrrat tona për tu lënë së paku fëmijëve një vend që nuk drejtohet nga njerëz që rrinë derisa debilosen në karrige e që vazhdojnë rrinë edhe kur vrasin e vjedhin hapur sepse ata që duhet t’i çojnë atje ku kanë vendin - shesin menderen herë nga frika herë nga paraja. Qofsha i gabuar. - (DITA)

Legjislacioni për Deklarimin e Pasurive

Ligji nr. 9049, dt. 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”

Neni 38 - Deklarimi i rremë
Deklaratat dhe të gjitha dokumentet që i shoqërojnë ato janë dokumente zyrtare. Paraqitja në to e të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 257/a, paragrafi i dyte i Kodit Penal:

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Comments

Submitted by labi vlore (not verified) on

nuk je i gabuar fare o Adrian. Po ky stan kete bulmet ka o mik i dashur

Submitted by grevisti (not verified) on

E cfare do presesh nga dikush qe

1- Eshte propozuar nga Nishani qe eshte nje president kukull

2 - Pranon te ulet ne ate karrige duke e ditur qe eshte nje proces antikushtetues dhe qe asaj tjetres Ina Rames nuk i ka mbaru mandati

3 = Kjo qe ka bere me Bashen pastaj tregon mire qe eshte nga ata sherbyesit e rendomte qe i thone lepe peqe me te fortit t rradhes

Submitted by Bard (not verified) on

Pavaresisht motiveve dhe statures se Kryeprokurorit te ri, mua kjo Ina Silvia Konti nuk me dhimbset hiç fare me thene te drejten. Dosjet te cilat do mund te kishin bere kthese ne historine e Shqiperise, ajo i mbylli ashtu siç as Berisha nuk do kishte enderruar: Pa u denuar askush. Prandaj nuk e marr vesh kete hipokrizine me te cilen po e percjellin: U dhimbset Prokuroria e Pergjithshme, e cila nen drejtimin e saj u be njesh me kriminelet, apo Ina Rama, meqe kohet e fundit kishte bere model te ri flokesh. Edhe sikur Aldo Baren te vinin aty, do te ishte me mire, derisa qendrimi i saj aty eshte garanci per kriminelet me kollare, ne te majte e ne te djathte te politikes.

Submitted by Bard (not verified) on

Z.Thano, mire e ke ti, por dy gjera s'na i the qe s'na i the ne kete shkrim:

1.Meqe nuk ishte shitur aq sa ishte deklaruar, a mund te na thoni sa ishte shitur qe edhe ne te vdekshmit ketej ta marrim vesh nese ishte shkele apo jo ne deklarimin e pasurise? Pse nuk e thoni kete, meqe i paskeni pasur dokumentet be dore?

2. Deklarimi nje vit me pare se te ish shitur realisht, a perben ne vetvete fshehje te pasurise? Me aq sa kuptoj une si ekonomist modest qe jam, shitja e saj nuk e redukton pasurine e deklaruesit, derisa ne kembim te apartamentit ai do te deklaroje parate qe ka marre per shitjen.Kur thoni "shkelja nr.2", na sqaroni nese kjo shkelje eshte shkelje ne thelb(qe mua s'me rezulton), apo ne forme(deklarimi i rreme i dates se shitjes).

Do te ishte mire ti kishit sqaruar keto dy pika, sa per ta bere shkrimin me te besueshem, se meqe kane filluar te gjithe  te bertasin "kapeni hajdutin", s'po marrim vesh, jemi te tere hajdute, apo hajdutet na kane lene shendene me kohe, dhe tash mbetet veç ti hidhemi njeri tjetrit ne gryke, meqe atyre s'u bejme dot gje.

Submitted by fl (not verified) on

“Kjo do të thotë që edhe për një mandat tjetër të gjatë – qytetarët shqiptarë do kenë një prokurori inaktive, që do vazhdojë të jetë impotente përballë hajdutërisë së dhunshme politike që e ka zënë për gryke Shqipërinë”

Kjo eshte arsyeja qe duartrokitet dhe ky njeri nga te dy palet politike, nga Evropa madje dhe SHBA. Kalimi nga Kyreprokurorja meparshme tek ky eshte renie drastike ne cilesi , po aq sa kalimi nga Topi tek Bujari.

Submitted by feniks (not verified) on

SHQIPERIA NEN SUNDIMIN FASHIST TE BERISHES!!!

Tani,pas marrjes nen urdher ligjerisht edhe te Prokurorit te Pergjithshem nga KLIKA FASHISTE E Berishes,mund te themi se eksperimenti KAPITALIST ,per gjoja vendosjen e DEMOKRACISE NE SHQIPERI DOLI I DESHTUAR PLOTESISHT!!!
PERENDIMI KAPITALIST e tregoi fytyren e vet KRIMINALE ndaj popullit shgqiptar HAPUR dhe ne menyre te POSHTER,duke e lene fashistin Berisha te beje cfare te doje ne Shqiperi ne kurriz te popullit shqiptar!!!
Tani opozites nuk i ngel gje tjeter,vecse t’i BEJE FRESK sali Berishes e te propozoje,qe ai te shpallet MBRET ZYRTARISHT!!!
Tam-tamet per satrapin matjan Ahmet Zogfolli,nuk u hodhen kot,ndaj rruga jone eshte e sigurte drejt NENSHTRIMIT OSE KRYENGRITJES PER RREZIMIN E KESAJ KLIKE ANTI SHQIPTARE E ANTI DEMOKRATIKE!!!
Sistemi KAPITALIST,i quajtur ndryshe DEMOKRACI,tregoi se eshte po aq KRIMINAL E ANTI NJEREZOR,sic e kishte percaktuar me kohe ENVER HOXHA!!!
Perendimi vertetoi se ishte i pa ZOTI,te NDALTE DOREN KRIMINALE TE BERISHES,per 22 vjet me radhe,ta coje popullin shqiptar nga nje KRIM NE TJETRIN,NGA NJE MJERIM NE TJETRIN!!!
Terrori politik,mediatik,ekonomik dhe POLICOR,qe ka instaluar Sali Berisha ne Shqiperi,nuk eshte me i paket se ai i NAZIZMIT HITLERIAN NE GJERMANI!!!
Popullit shqiptar i kane ngelur vetem dy rruge per te qare hallin e vet:
1-T’I NENSHTROHET PA KUSHTE SUNDIMIT FASHIST BERISHIAN!!!
2-TE MARRE NE DUART E VETA FATIN E TIJ!!!
OPOZITA NE SHQIPERI NUK EKZISTON ME!!
Ajo ka vetem CELESAT E KASHTES NE DORE DHE TE MERRET ME REALIZIMIN E “FILMIT” PATRIOTIKO-FASHIST TE “BASHKIMIT”Kombetar me PRESH NE B…!!!
TA “GEZOSH” SHQIPERI NE KETE 100 VJETOR PUSHTIMIN FASHIST TE BERISHES!!!
Ky ishte perfundimi i “luftes” kunder DIKTATURES KOMUNISTE,per te vendosur DIKTATUREN FASHISTE!!!

Submitted by tiranalb (not verified) on

Z.Thano, ju jeni nga Vlora me sa di.  Qeveria më kusare e më e korruptuar ne historine e Shqiperise perdhosi qytetin e lirisë, Vlorën me atë mbledhje në shtëpinë e pavaresisë. Ishte nje shfaqje e paturpshme cinizmi dhe karshilleku despotik ndaj historisë e lavdise së pacenueshme të atij qyteti. Sali Berisha dhe qeveria e tij, qe i futi flaken Vlores ne pranveren e vitit 1997, orvaten te fitojne pike elektorale para Vaterlose që i pret ne zgjedhjet e ardhshme!

Do të shesë patriotizmin e tij ala Otranto e ala Damir Fazliç, pikërisht Berisha qe e ka kthyer Shqipërinë ne nje gjysem koloni te afendikojve te Athines dhe paramilitareve te Beogradit qe kontrollojne mbi 80 per qind te financave e bankave shqiptare!

Me fraza patriotike e gjeste te deshperuara gjoja atdhetare ai dhe klani i tij synojne te maskojne tradhetite e perseritura ndaj Shqiperise e shqiptareve!

“Les extremities se touche” thone francezet (në shqip “Ekstremet, skajet gjithnje puqen). Sa më e madhe, sa më në skaj shkon tradhetia me vepra, aq me e madhe, aq me ne skaj shkon edhe patriotizmi i shtire, atdhetaria e stisur, e sajuar për të mbuluar aktet tradhetare. Ndaj nuk thoshte kot Faik Bej Konica, “Pseudo-patriotizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjve !”

Submitted by a.k (not verified) on

Adrian i dashur, ne thjesht jemi republikë bananesh dhe k/ministër kemi ambasadorët. Nuk shqetësohem për “shqetësimin” e ambasadorëve me Berishwn, se kur ata dinin të nxirrnin djallin nga shishja do dinë edhe si ta fusin në shishe, por më dizguston ndjesia e inferioritetit dhe patologjia e pritshmërisë. Të presim se çfarë do thonë ambasadorët, a do aprovojnë apo disaprovojnë ata. Pra shkurt,ne presim që fatet e Shqipërisë të na i rreguëllojnë të huajt. Thotë De Gaulle: Si mund të qeveriset një vend që prodhon 200 lloje djathrash? Ne shqiptarët nuk e kemi problem këtë punën e djathrave, por na ka dalë ky problemi i ambasadorëve…

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.