Liria banale e të menduarit

Postuar në 04 Shtator, 2013 03:23
Baton Haxhiu

Ky shkrim i dedikohet Xenit, këshilltarit të Edi Ramës, jo për ta mbrojtur atë, por për të denoncuar një gjuhë të poshtër, që më ngjajnë në ata që dikur shkruanin serbisht kundër Xenit kur i vetëm debatonte me intelektualët racistë serbë. Tash të tjerët që jetojnë në Kosovë, shajnë me të njëjtën mënyrë të të menduarit, vetëm se këtë herë përdorin shkronja shqipe.

Diku Hegeli flet për “lirinë banale të të menduarit”.

Shkrimi në Kosovë dhe Shqipëri nuk është vetëm çështje e të menduarit të thjeshtë, por në vete mban edhe fuqinë banale të të shkruarit dhe të të menduarit.

Ofendimet dhe gjuha ‘ad hominem’ janë bërë detyrë sportive e ekspertëve të ofendimeve, të cilët duan të demonstrojnë se sa mirë, ata, e zotërojnë zejen e tyre.

Kjo gjuhë e ulët s’është as sfidë mendore, por një realitet, që pamëshirshëm po bie mbi njerëzit që janë jashtë dhe shumë larg kontaminimit gjuhësor.

Kështu më bëri vaki edhe mua sy më sy me realitetin, i cili përafërsisht mund të përthekohet vetëm me fjalët përfundimtare: E papërshkrueshme atë që lexoja për Shkëlzen Maliqin.

Edhe pse e njoh për dekadë e gjysmë Shkëlzen Maliqin, për mua njeriun më të rëndësishëm të shkronjave dhe mendimeve publicistike në 20 vitet e fundit, duke lexuar marrëzi shkronjash për të, nuk kuptoja se ofendimet në rrjetin social ishin, në fakt, një vrapim mendjelehtë njerëzish me konstatime qesharake, pa kurrfarë mbështetje, dhe të “stolisura“ vetëm me sharje.

Pyetja është se kush janë njerëzit, të cilët i lexova. Apo më mirë thënë kush janë pamfletistët e gërditshëm, që emrin e Shkëlzenit e lakojnë si të ishte një plaçkë për fshirjen e këpucëve.

Nuk arrita ta kuptoi as qëllimin, sepse përshtypjeve kontaminuese të këtyre njerëzve kisha dashur t’ua vë përballë përvojat e mia, me shpresën që polemika të mos zëvendësohet me ofendime, por, së paku ata që flasin për Xenin, të lexojnë disa rreshta të librave të tij të shumtë. Dhe pastaj, kështu, të gjendet diçka si një emërues i përbashkët minimal ndërmjet asaj që thonë dhe atë që lexojnë.

Dallimi në qasje dhe mënyra se si këta njerëz flasin dhe shkruajnë shkakton shok kulturor, të cilin unë e përjetova me shkrimet të botuara në Tiranë dhe në Prishtinë.

Nuk e kuptova, dhe as sot nuk e kam të qartë ndezjen e gjakrave kundër Shkëlzenit, që kur i lexoja me shkronja shqip, dukeshin si pamflete të historianëve, politikanëve dhe dijetarëve serbë nga periudhat e fillimit të viteve të ’90-ta.

Atëherë ishin si shembull i veçantë i racizmit të hapur ndaj shqiptarëve, kur polemizonin me Shkëlzen Maliqin, i vetmi, ose ndër të rrallët, që mbronte shqiptarët, kurse sot disa të tjerë që shkruajnë shqip përfaqësojnë një racizëm personal kundër Shkëlzenit, që për pasojë nuk vjen nga një mendim i dalluar por nga liria banale e të menduarit.

Pyetja që shtrohet, kur lexon shkronjat kundër Shkëlzenit, është: Pse në hapësirat shqiptare mungon kultura e komunikimit publik?

Gjuha poshtëruese dhe e paargumentuar sikur u pëlqen njerëzve. Dhe, në vend të dialogut të civilizuar që zhvillohet duke argumentuar mendimet dhe qëndrimet, mbizotëron diskursi denigrues, sulmi ndaj personalitetit, etiketime paragjykuese dhe poshtëruese…

Tradicionalisht shqiptari e ka respektuar hierarkinë familjare dhe autoritetin e kryeplakut dhe prindit, por në shoqëri nuk i është nënshtruar lehtë autoritetit të tjetrit edhe kur ai ka pasur dije dhe rangun më të lartë shoqëror deri në kokëfortësi, që e kanë hetuar fqinjët e shqiptarëve që e kanë lënë atë thënien: “Tutti Albanesi, tutti comandanti!”

Sot, kjo dukuri e debateve dhe akuzave denigruese ka marrë përmasa të mëdha, sidomos në komentet që dalin të pacensuruara në rrjetet sociale, por edhe në publicistikën shqiptare.

Shumë lehtë politikanët dhe intelektualët, që mund të kenë gabime dhe dobësi të ndryshme, por kanë edhe merita dhe të arritura profesionale, etiketohen pa asnjë argument si tradhtarë, të padijshëm, të korruptuar etj.

Keqpërdoret në mënyrë më brutale fjala e lirë, sepse për pohime të tilla ai që i thotë nuk jep përgjegjësi.

Në shumicën e rasteve janë këto akuza që i thonë njerëzit anonimë, ose me pseudonime ose ndonjë i papërgjegjshëm që etiketimin e ka mënyre të jetës.

Kjo dukuri devalvon edhe domosdonë e mbrojtjes të fjalës së lirë publike si dhe rëndësinë e kritikës shoqërore.

Është e saktë se askush nuk mund të përjashtohet nga kritika, qoftë edhe personalitetet në postet më të larta, sepse edhe përgjegjësinë e kanë më të madhe, por po aq sa përgjegjësia e tyre duhet të jetë edhe e atyre që i sulmojnë pa argumente që arsyetojnë akuzat, qoftë edhe në formën e dyshimit të arsyeshëm…

Një metodë e trajtimit të këtyre sulmeve denigruese është që të injorohen. Por kjo vetëm trimëron edhe më shumë anonimët që të vazhdojnë me ndotjen e ambientit.

Tjetra metodë është që ofenduesit të paditën dhe t’u përgjigjen publikisht, nëse jo shkruesit që zakonisht janë anonimë, atëherë mediave ku publikohen këso shkarravina.

Kjo praktikë nuk është jetësuar ende të ne, sepse si e tha dikush në një debat, i ofenduari edhe ashtu nuk ka mbrojtje efikase nga ligji dhe ambienti, dhe demantimi i ngjan pastrimit të qenefeve. Të tjerët, me sulme primitive hanë mut për ty, e ti duhesh me u marrë me ato mutsihane!

Nga të gjithë që shkruan për Shkëlzenin nuk e pashë asnjërin që mund të ketë lexuar shkronjat e tij. Lexova vetëm ata që shkronjat i kanë për të vrarë njeriun kur nuk kanë asnjë mundësi tjetër linçimi. Nuk pashë edhe asnjë shkrim të miqve tanë të përbashkët që janë krijuar ose kanë marrë mjaltin e dijes, dhe jo vetëm të dijes nga Xeni.

Sidoqoftë, brenda kulturës së komunikimit nuk pashë ose pashë shumë pak njerëz të kenë shkruar shkronja që do të thoshin diçka për Xenin, sepse Xeni s’ka nevojë fare për mbrojtje, por ta mbronin kontaminimin nga një terrorizëm shkronjash, që shtrembëronin gjithçka, që me banalitetin e të menduarit kishin korruptuar faqet e rrjeteve sociale duke qenë të padenjë të jenë pjesë e tyre.

Lehtësia e padurueshme e përdorimit të fjalorit për të fyer dhe shpifur, jo vetëm kundër Xenit, nuk i takon as armiqve që e kanë tepruar me raki në një kafe të mbyllur qyteti, e lëre më që aso fjalë dhe fjali të përdoren në shkronja nga budallenj të panumërt në rrjetet sociale.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Baton, vertet me vjen mire qe i jeni qasur kesaj teme.

Edhe pse liria e mendimit, qofte dhe banale (lidhur me çfare, sigurisht) i vlen shoqerise per me shume se nje arsye.

Nderkaq, nese doni te thone se Xeni eshte njeri me vlera te sprovuara, provoni kete.

Sepse, keto që po thoni, jane aq te përgjithshme, saqe te lodhin e te merzisin. Ato kerkojnë energji shtese per t'i shkuar deri ne fund.

Ju, pa e banalizuar mendimin tuaj, provoni serish që, une - ndoshta dhe shume te tjere si une - te vleresoj Xenin per sa vlen, jo per sa po thuhen.

Gjithsesi, asi nen menge: E ardhmja si kriter i çka po  thoni ju dhe çka e si do te beje Xeni, apo jo?

Submitted by Bard (not verified) on

"Pyetja që shtrohet, kur lexon shkronjat kundër Shkëlzenit, është: Pse në hapësirat shqiptare mungon kultura e komunikimit publik?"-ta them une, Z.Haxhiu, ndonese ti duhet ta dish edhe pa e thene te tjeret: Sepse klasa intelektuale, ku ti ben pjese, Z.Baton, e keni genjyer sa keni dashur kete milet e keni tallur bythen duke mbrojtur kauza maskarenjsh e antishqiptaresh; keni abuzuar me fjalen e lire duke thene broçkulla e rrena qe asnje arsye mos ti kaperdije; keni bashkepunuar ne projekte qe per qellim kane pasur manipulimin e mashtrimin masiv te shqiptareve duke i'a bere me te lehte elites se korruptuar politike sundimin; keni sherbyer si avokate te djallit duke u hedhur ne mbrotje sa te nje pale, te nje pale tjeter, ne varesi te animit te peshores se pushtetit, duke pasur si qellim interesat dhe pushtetin personal dhe pasurimin vetjak. Dhe pas gjithe ketyre, ju prisni qe te mirekuptoheni, e te vleresoheni, dhe per me teper, te keni konsensusin e atyre qe ju ndjekin? Si mund te kete komunikim publik etik, ne nje kohe qe ne njerin skaj te komunikimit ka veç genjeshtra, mashtrim, manipulim? Cfare prisni t'ju thone, qe "me fal zoti genjeshtar, per hir te etikes nuk po ua fus me grusht turinjeve, siç mund edhe ta meritoni, por po bej sikur nuk i degjoj rrenat tuaja.."?

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Bard, jam dakort qe reagimi i shoqeruar me emocion vjen prej perjetimit te padrejtesive; megjithate, perjetimin e padrejtesise e kemi prej realitetit qe perceptojme, e kjo varet prej aftesise qe kemi per te dalluar te vertetat sa me te plota, ndaj problem sjane ata qe perceptimin dhe kultivimim e kane te mjaftueshem, por ata qe nuk thellohen, nuk lodhen, nuk gjykojne, e megjithate i japin lehtesisht te drejte vetes, te egzekutojne (se gjykimi eshte i veshtire). Per me teper, eshte e veshtire qe padrejtesine qe ndjej une, ta ndjene njesoj te gjithe, e kjo per cdokend, ndaj duhen ca kufij edhe ne komunikim. Ushtrimi i te drejtes (i kufizuar fatkeqesisht) ka disa hapesira si shprehja mediatike (etike), votimi, protesta, lufta...

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Problemi qe ngre Batoni nuk eshte thjeshte per rastin e permendur; debatet ne blogje kane marre nje forme problematike, dhe ndaj kesaj problematike nuk shmanget dot pothuaj asnje komentues (i ndihmuar shume prej anonimatit, kuptohet).

Komentet qe gjallojne neper blogje me jane dukur trashe trashe si te tre tipeve:

-komente te ndertuara me argument (jo domosdoshmerisht akademik, por prapeseprape te pranueshem), ku evitohen mjaftueshem cilesimet denigruese personale, te personit apo autorit te ndonje shkrimi;
-komente ku ka edhe argument, por gjuha eshte shume acide, dhe personi qe e lexon nuk merr dot ne konsiderate argumentin, pas acarimit qe shkakton trajtimi jo dinjitoz;
-komente ne trajte masturbimi, ku nuk ka asnje lidhje me argumentat, por vetem sharje banale apo ironi injorantesh. Nuk besoj se kategoria e pare jane shumice, dhe problemi eshte qe te ndryshohen raportet e ketyre kategorive, mundesisht te orientohen ato komentues me arsyetim, drejt sbutjes se PH te diskutimit (komentuesit e fundit mire eshte te krasiten, per mendimin tim). Besoj se me kete bordello komunikimi, e humbet toruan edhe me i mencuri, dhe asnje nuk perfiton.

Submitted by kastriot (not verified) on

O Baton vellai, Po ti mer nje akuze apo dhe nje paragraf nga shkrimet e atyre qe "shajne" apo "shpifin" kunder Xenit,dhe me argumente dhe me llogjiken tende te forte na provo se ata qe shajne nuk kane te drejt dhe ka te drejte Xeni. Eshte fare e lehte Baton,  eshte fare e lehte. Keshtu si ke shkruar ti, me mendimin qe te mbrosh Xenin, nuk e ke mbrojtur fare, per te mos thene qe me kete shkrim ti nuk ke asnje arsye me fakte, qe te pretendosh se te tjeret po e "shajne" dhe po "shpifin per Xenin, ashgtu kot dhe pa baza.. Mendoju dhe njehere Baton dhe bej nje shkrim tjeter "bombe", ne te kundert, ke shkruar pa dashur, kunder atij qe ti mendon se duhet ta mbrosh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.