Ju flet Tiranaaa!

Postuar në 29 Gusht, 2013 05:09
Alqi Koçiko

Në filmin e Kinostudios socrealiste, “Radiostacioni”, ka një episod ku partizani Birçe Hasko i hakërrehet spikeres Pavlina Mani që po fliste para mikrofonit me zë të dridhur: “Bërtit, nepërkë borgjeze. Ju flet Tiranaa!” Dhe Birçja hedh vështrimin triumfator nga kolegët partizanë për të mbledhur konsensus, “mirë ja bëra, apo jo”. Çdo krahasim çalon, por këto hakërrime ndaj borgjezes “në ikje” dhe hedhja e vështrimit lart, për të marrë lavdërime nga shefat më kujtuan sulmet verbale të këtyre ditëve nga eksponentë të PD-së, në adresë të “borgjezit” amerikan në ikje, ambasadorit Arvizu. Episodet janë bërë publike dhe janë komentuar tashmë: Ambasadori krahasoi fitoren elektorale të së majtës me atë të vitit 1992, ish kryetarja e Kuvendit dhe pothuajse ish nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli reagoi në facebook, e për të mos mbetur prapa, edhe ish ministri e deputeti Genc Pollo.

Së pari duhet theksuar se nuk ka asgjë të keqe t’i kundërvihesh një ambasadori, aq më mirë “të fuqishëm” si ai amerikan, apo i çdo vendi tjetër. Nga kjo rubrikë e kam përshëndetur vite më parë qëndrimin dinjitoz të zonjës Topalli si kryetare Kuvendi, në një episod takimesh jashtë vendit, kur asaj iu propozua “forcim i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias” dhe ajo saktësoi se lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë padyshim do vijnë duke u forcuar. Madje, të pranojmë se jo rrallëherë na ka qarë syri për pak dinjitet e reciprocitet të paktën protokollar e në imazh, të institucioneve tona më të larta e drejtuesve të tyre në marrëdhëniet me jashtë. Por rasti në fjalë është diçka krejt tjetër.

Le të ritheksojmë se çdo krahasim çalon, ndaj dhe përkufizimi i Arvizusë nuk bën përjashtim. Ka shumë mënyra për të kundërshtuar një tezë, një deklaratë apo qëndrim. Jozefina Topalli vendosi se në rastin konkret, reagimi duhej përqëndruar tek personi Arvizu: “…Një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike! Për të mos i thënë fallsifikator i historisë! Të krahasosh Shqipërinë e 1992, që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s, është njësoj si të vësh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe presidentit Reagan, etj etj”. Ndërsa Genc Pollo reagoi (po nga facebook-u) me më shumë elegancë: “Personazhit (publik të Tiranës që foli nga plazhi) dikush duhet t’i sqarojë se kalimi nga një regjim totalitar në një sistem demokratik nuk është i krahasueshëm me një ndryshim të pushtetit që në demokraci ndodh (rëndom) përmes kutisë së votimit”.

Tani, se ç’vargonj u këputën në 92-in dhe si e nga kush u përmbys sistemi, ky moment i historisë sonë të re ha shumë debat, i cili është bërë e do të bëhet edhe në të ardhmen, shpresoj nga historianë të mirëfilltë dhe jo nga politikanë, që padyshim edhe këta do ta thonë të tyren. Edhe vetë shqiptarët e zakonshëm që janë ende në shumicë dëshmitarë të atyre viteve, debatojnë me njëri-tjetrin dhe kanë qëndrimet e tyre. Për mendimin dhe përjetimin tim modest, pushteti u lëshua se kasta merhume komuniste thjesht nuk e mbante dot; momentin e lëshimit e përshpejtoi lëvizja e studentëve. Edhe sa i përket kalimit të një sistem demokratik, ky u realizua me zgjedhjet e para pluraliste të 91-it. Por e gjithë kjo nuk e ul, dhe as e zhvlerëson fitoren plebishitare të marsit 92, që erdhi pikësëpari, e katalizuar nga skamja dhe fukarallëku proverbial i atyre viteve.

Çalimi i krahasimeve, nuk na pengon që rezultatin e zgjedhjeve të 2013-ës ta cilësojmë po ashtu plebishitar, një rezultat që erdhi në rrethana dhe kontekste të reja, të 21 viteve më vonë, por për motive të ngjashme: Ishte një votë zemërate ndaj tetë viteve qeverisje plot skandale, shkelje, abuzime, arrogancë, nga të cilat kupola e PD-së mbaka mend vetëm anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave. Mirëpo njerëzit e këtij vendi kanë evoluar, edhe për meritë ose pavarësisht nga qeveria, dhe i mbajnë mend të gjitha, edhe zhvatjen e fundit që po bëjnë këto ditë, pa pasur nevojë për memorien selektive të selisë blu. Dhe kështu do bëjnë edhe me qeverinë që vjen.

Këto reagime ndaj Arvizusë a cilitdo që do ta kishte bërë atë krahasim “çalues”, tregojnë diçka tjetër: Ose kasta drejtuese e PD-së nuk ka kuptuar asgjë mbi çfarë ka ndodhur me këto zgjedhje dhe do të vazhdojë të jetojë në mirazhin e parajsës Shqipëri që ajo ndërtoi, e që ky pis milet mosmirënjohës nuk deshi t’ua dijë për faleminderit; ose e dinë, por nuk duan t’ja dinë, tani rëndësi ka të demonstrojnë dozën e duhur të militantizmit dhe besnikërisë ndaj liderit, për t’u ripozicionuar në hierarkinë e re partiake. Madje, gjasat janë që të jenë të dyja bashkë. Dhe fakti që po merremi ende kaq shumë “me PD-në dhe Saliun”, siç po shoh ankesa nëpër rrjet, nënkupton se kjo katandisje e opozitës së nesërme nuk është thjesht problemi i tyre, por i të gjithëve.

revista KLAN

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Referenca ndaj "Radiostacionit" eshte interesante, por jo per arsyen qe e permend autori. Ideja e episodit "Ju flet Tiranaa" eshte ndryshimi i sistemit, triumfi i njeres pale mbi tjetren, ardhja ne pushtet e fitimtareve. Ne kete sens, nje jave para marrjes se detyres nga qeveria e re, referenca ndaj "Radiostacionit" simbolizon fillimin e punes se qeverise Rama. Gjithashtu "neperka borgjeze" mund te personifikoje te tere ata te punesuar te administrates publike, te cilet do te shkarkohen nga qeveria e re. Ne kete kuptim, Bircja qendron per cilindo partizan qe mendon se po vendos drejtesine ne administraten e re pas zullumit 4+4-vjecar. Ne fakt, Bircja eshte misherimi i fillimit te zullumit nga 29 nentori i '44es e kendej. Ne fakt, edhe retorika e Rames "kujtoni 44, votoni 29" ia justifikon cdo partizani sjelljen e Birces pas ardhjes ne pushtet.

Edhe dicka: Autori na sjell nje version reloaded te "Radiostacionit", sic qarkullojne sot ne Tirane edhe shume versione filmash socrealiste "te restauruar" dixhitalisht, por me permbajtje te njejte nga koha e diktatures. Eshte nostalgjia per keta filma ajo qe promovon deshiren e autorit per t'i perdorur paradigmat e tyre ne kontekstin politik aktual. Ashtu edhe sic konteksti politik regjeneron ne kujtesen e shkruesit paradigmat nga "e kaluara ideale" per t'i kolportuar ato ne aktualitet. Mbetet vetem qe paradigmat te jene sa me te ngjashme me kontekstin. Prandaj do i sygjeroja autorit qe per sjelljen e PD-se me Arvizune te marri shembuj nga filmi "Balle per balle", kurse "Radiostacionin" ta ruaje per "pastrimet", konkretisht ato ne TVSH.

Submitted by Muco Togeri (not verified) on

Kam pershtypjen se autori nuk eshte nisur per t'i bere recension gjithe filmit, por ka shkeputur episodin qe i intereson, per te ilustruar temen. Eshte justifikuar qe ne fillim, kur thote se krahasimet gjithnje calojne. Tani qe po dalin ne opozite, "sharesit" turren ta bejne lecke nje diplomat qe eshte duke ikur, dhe qe i benin temena deri tani. Kjo eshte sjellje karagjoze

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Pa dashur te justifikoj Znj. Topalli, komenti i te ciles eshte nje remineshence e "kapeni per zhelesh e xerreni perjashta", reagimi i Z. Pollo nuk me duket se ka ndonje gje te teperuar, ose jashte kontekstit. Perkundrazi ajo qe ka thene ai jo vetem eshte e vertete, por edhe plotesisht e arsyeshme. Nuk eshte e thene qe gjithecka thone diplomatet e huaj duhet pranuar kallep, e t'u themi edhe shume faleminderit qe na e vute ne dukje se ne nuk e kishim kuptuar.

Sa per Z. Koçiko, me duket se shkruan shume i haperdare, as ke hopa e as ke hupa. Me kujton nje gje e gjeze te vjeter qe thoshte: "C'osht i gjo, fup ketu ne fup mas dere" dhe kjo eshte fshesa. Tashti, sa lidhje ka kjo gje e gjeze me z. Kociko, aq ka edhe filmi Radiostacioni me ate qe tha Jozi per Arvizun, me Genc Pollon dhe me Arvizun vete. Po e lidhet dot Kocikon me gjezen e keni gjetur edhe labirinthin logjik te Kocikos mbas Arvizut dhe Radiostacionit. Eshte po e njejta.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.