Idetë e munguara të daljes nga kriza
Aktiviteti ekonomik në vend ka ndaluar. Ekonomia vuan nga një krizë e shkaktuar nga jashtë por e lejuar nga brenda. Kriza e borxhit sovran në Itali dhe Greqi kërcënon drejtpërdrejt ekonominë tonë (dhe jo koncepti abstrakt i krizës globale). Ndërkohë, politikë-bërësit dhe opozitë-bërësit nuk kanë dhënë ende ide të reja dhe zgjidhje konkrete, si metodat monetare, për adresimin e krizës dhe rritjen e ekonomisë. Kanë kaluar kohe që kur kriza tregoi katër simptomat e saj më të rënda: së pari, rritje të papërfillshme ekonomike – nuk krijon punë, së dyti, papunësisë të lartë, nuk ka punë; së treti, rënia e konsumit – nuk ka para; dhe së katërti, të marrësh kredi është e vështirë ose e pamundur – nuk ka kredi. Shkurtimisht, ekonomia përjeton një krizë të rëndë. Ka pasur nje mbikëqyrje relativisht të mire të sistemit bankar dhe ekonomia nuk është në recesion. Megjithatë, duhet thënë se, Banka Qendrore ka bërë shumë pak për të stimuluar ekonominë, pavarësisht se ajo është në gjendje që të përmirësoi direkt dhe in-direkt simptomat e krizës. Ajo nuk ka krijuar asnjë metoda bindëse dhe efektive monetare (zyrtare ose jo-zyrtare) për të stimuluar ekonominë. Për më tepër, politika konservatore e Bankës-objektivi i stabilitetit të çmimeve, pra inflacioni – është një gabim strategjik për një ekonomi akoma te pazhvilluar si e jona. Gjithashtu, Banka Qendrore ka dështuar me politikën e normës së interesit që nuk e stimuloi ekonominë. Që kjo të ndodhi, në fillim, është e domosdoshme që Banka Qendrore, dhe drejtuesit e saj, të bëjnë një pyetje të rëndësishme: a është kjo politikë monetare konservatore – e krijuar në kontekstin e kolapsit ekonomik të vitit 1997 dhe e kushtëzuar nga FMN-ja – një politike e mirë për ekonominë sot?
Sot, Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të ulët të GDP-së për frymë në Europë, në më pak se 30 për qind të mesatares së EU27-s. Konsumi aktual individual, gjithashtu mbetet më i ulti në Evropë. A nuk është edhe kjo një krizë në vetvete?
Në fakt, është e domosdoshme për një ekonomi si e jona që të rritet me një ritëm më të shpejtë, dhe kjo domosdoshmëri është e mundur të realizohet. Ajo, për të cilën ka nevojë ekonomia, është një Bankë Qendrore, që punon për lehtësimim e kredisë për sipërmarrësit, që në mënyrë që të lehtësoj marrjen e kredive nga çiftet e reja për blerje banese, dhe kështu me radhë. Në një situatë ku bankat e ndryshme tregtare nuk ‘ushqejnë’ ekonominë, Banka Qendrore duhet te ndërhyjë për të “ushqyer” ekonominë me kredi më të lirë dhe më të lehtë. Në mendimet pro dhe kundër, duhet gjithmonë të kihet parasysh se varfëria është shkaktuar pjesërisht më shumë nga mungesa e metodave monetare sesa nga ekzistenca e tyre. Në fund të fundit, ndryshimi – një përmirësim thelbësor në mirëqenien e qytetarëve – mund të bëhet vetëm nga institucione të përgjegjshme, që bluajnë dhe japin zgjidhje gjatë një krize ekonomike, duke përfshirë këtu metoda monetare.
Problemi(et)-Mosveprimi nuk ka kosto
Muajin e kaluar, Guvernatori i Bankës Qendrore, z. Fullani, mbajti konferencën mujore me shtypin dhe deklaroi se norma reale e interesit do të mbetej e pandryshuar në 3.75 për qind. Kjo sepse, Banka e ka arritur objektivin e inflacionit prej -+3 për qind. ‘Mission Accomplished’ (Mision i kryer) – tha Guvernatori i Bankës.
Ky lajm, në dukje i mirë, në fakt është i keq, sepse objektivi i inflacionit të ulët është i mirë kur ekonomia është mirë dhe jo kur ekonomia është keq ose shumë keq!Ky lajm do të ishte i mirë në qoftë se, për shembull, norma e rritjes së PBB (prodhimi brendshëm bruto) do të rezultonte 10 për qind në vit, d.m.th., edhe më e lartë sesa nivelet e para-krizës së borxhit sovran në Itali dhe Greqi. Fatkeqësisht, ekonomia nuk ka regjistruar 10 për qind rritje, që nga vitet e para të tranzicionit post-komunist. Në 2000-shin mesatarja ishte 6 për qind në vit, ndërsa në këtë dekadë, ekonomia është parashikuar që, ose të rritet me 1-2 për qind në vit, ose të kolapsojë nëse Italia dhe Greqia e bëjnë të parat. Sido që të jetë, parashikimi ekonomik (dhe politik) është më se i zymtë. Gjatë po të njëjtës konference për shtyp, Guvernatori deklaroi linjën e zakonshme: aktiviteti ekonomik është nën-potencial, dhe e ardhmja ekonomike e vendit është në duart e botës. A nuk ka këtu një problem?A nuk duhet të jetë Banka Qendrore më pro-aktive kur ekonomia është në krizë, dhe jo vetëm të ankohet që ekonomia nuk është mirë, pa ofruar ndonjë apo asnjë zgjidhje?
Kjo është një mungesë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë së pashembullt nga Bankat Qendrore në vendet e tjera. Në një ekonomi në krizë, për të shmangur recesion apo performancë të dobët ekonomike, shumë varet nga inteligjenca e politikës monetare. Banka Qendrore duhet të lejojë një politikë më fleksibël monetare – duke zëvendësuar objektivin e stabilitetit të çmimeve me atë të mirëqenies ekonomike – dhe të stimulojë ekonominë. Kjo është e rëndësishme, edhe sepse një stimul fiskal është praktikisht i pamundur, për shkak të borxhit të lartë. Prandaj, kur ekonomia është në krizë, shtypja e Lek-ut është një alternativë ndryshe nga rritja e taksave dhe shkurtimeve të thella në shpenzimet qeveritare, si dhe stimulon ekonominë. Kjo është mënyra, që çdo Bankë Qendrore në botën e zhvilluar, apo të tjera nga bota në zhvillim, ka bërë për të adresuar recesionin ose performancën e dobët të ekonomive të vendeve përkatëse.
Banka jonë Qendrore mbetet ‘samurai i fundit’, që nuk ka bërë asgjë për të stimuluar ekonominë. Kjo është e pajustifikueshme. Banka Qendrore mund të ketë frikë inflacionin, por pyetja është: sa destruktive janë alternativat si një ekonomi e ‘sëmurë’, ose kolapsi ekonomik?
Për më tepër, ekonomia nuk vuan nga inflacioni, por ka një rrezik shumë të lartë për deflacion. Problem është mungesa e Lekut, sesa bollëku i tij. Banka Qendrore duhet menjëherë të krijojë disa instrumenta bindëse dhe efektive monetare (zyrtare dhe jo-zyrtare), për të stimuluar ekonominë, që ajo të rritet me norma më të shpejta. Pse kjo nuk ka ndodhur deri më sot?Përdorimi i politikave monetare për të stimuluar ekonominë është e drejtë sovrane e një vendi dhe e Bankës Qendrore të tij. Ne nuk jemi të kushtëzuar nga Banka Qendrore Evropiane apo FMN-ja, ashtu si Greqia dhe Italia, për të mos miratuar një politikë më fleksibile dhe intervencioniste monetare. Një shpjegim mund te jetë: Banka Qendrore konservatore i jep fare pak rëndësi prodhimit në ekonomi, për rrjedhojë nën-përgjigjet ndaj goditjeve reale. Kostoja është e ulët për goditjet e vogla dhe e lartë për goditje ekstreme. Kjo është ajo që thonë librat. Një shpjegim tjetër më realist është se, Banka Qendrore është ose e papërgjegjshme, ose thjesht e paaftë. Por, mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies gjithashtu thekson mungesën e kostos së audiencë për politikat monetare. Asnjë ekonomist profesionist, i pavarur apo përfaqësues i opozitës nuk bën thirrje për një politikë alternative monetare. Prandaj, nuk ka kosto për bankier qendror të jetë jo- aktiv përballë krizës, sepse audiencat- palët e interesuara – janë memece. Një prej rezultateve është se, Banka Qendrore nuk gjeneron as ide dhe as zgjidhje te reja.
Disa Ide dhe Zgjidhje
Zgjidhjet dhe alternativat duhet të formulohen duke përdorur idetë që gjenden në ekonominë makro politike, e cila është nënfusha e ekonomisë politike që ka të bëjë në mënyrë specifike me politikën monetare dhe institucionet monetare.
Fakti kyç për t’u mbajtur në mend është si vijon: e thënë troç, printimi i Lekut nxit konsumin, prodhimin dhe punësimin. Prandaj, politika monetare mundet që, ndër të tjera, të bëjnë Leku-n më të lirë apo më të shtrenjtë, të bëjë më të lehtë apo më të vështirë kredi-marrjen, e kështu me radhë. Ekzistojnë shumë propozime për metoda- angazhuese që mund të përmirësojnë trade-off-in midis inflacionit dhe objektivat e prodhimit të brendshëm të politikës monetare. Banka Qendrore duhet të lejojë një shkallë më të ulët angazhimi për inflacionin (të mjaftueshme për të ulur pritjet inflacioniste të njerëzve), por të jetë më shumë fleksibile dhe pro-aktive sidomos kur goditjet ekstreme të prodhimit të jenë realizuar ose të jenë të mundshme.Si mund të bëhet kjo gjë?]
Gjëja e parë, që duhet thënë, është se metodat zyrtare dhe jo-zyrtare monetare të këtij lloji duhet të jenë të përkohshme, por duhet të zgjasin aq mjaftueshëm sa të kenë një efekt të konsiderueshëm në ekonomi. Nga njëra anë, është e rëndësishme që kur hartohet politika monetare, të mbahet parasysh rreziku i hiperinflacionit, megjithatë, inflacioni nuk duhet të jetë I vetmi indikator që të përcaktojë objektivat e politikës monetare, sidomos kur ekonomia është në krizë. Një indikator më i rëndësishëm për një ekonomi si e jona është rritja e PBB. Nga ana tjetër, në mënyrë që të jenë efektivë, stimujt monetarë duhet të zgjasin mjaftueshme për të rivendosur besimin dhe të kenë një ndikim të vërtetë e real në ekonomi. Një plan pesë-vjeçar është një fillim i mirë. Banka Qendrore, mbase të ketë ulur normën e interesit në rreth 1 për qind, duke shterur instrumentet e saj monetare konvencionale, ajo mund krijojë mjete jo-konvencionale por të nevojshme si ‘Quantitative Easing’-blerja e bonove të thesarit në mënyrë që të rrisë paranë në ekonomi. Këto dy veprimet duhet të ulin normën reale të interesit. Qëllimi kryesor i kësaj politike është për të nxitur si shpenzimet e brendshme ashtu edhe investimet. Si një efekt, normat e ulëta reale zakonisht dobësojë monedhën (Lekun), si edhe mund të ulin importet. Por, kjo gjë përmirëson konkurrencën duke ulur çmimin e mallrave të prodhuara në vend. Nëse politika është e suksesshme në ringjalljen e kërkesës së brendshme, ajo përfundimisht do të çojë në rritjen e importeve, në rritjen e produktivitetit dhe në rritjen e prodhimit. Prandaj, një politikë fleksibile dhe intervencioniste monetare është një instrument i fuqishëm për të adresuar krizën.Por që kjo të ndodhë, është e nevojshme që Banka Qendrore dhe Qeveria të bashkëpunojnë pro-aktivisht në mënyrë që të krijojnë një plan kohezive afat-mesën për stimulimin e ekonomisë, duke përdorur edhe metoda monetare.
Në të njëjtën kohë, Qeveria së bashku me Bankën Qendrore, duke përfshirë edhe bankat tregtare, duhet të sajojë menjëherë skema për ta bërë më të lehtë për çiftet e reja matjen e kredisë për blerjen e një banese. Kjo do të stimulonte edhe sektorin e ndërtimit, prandaj do të krijonte vende pune dhe të rriste ekonominë. Gjithashtu, sipërmarrësit e ri duhet të mbështeteshin me kredi më të lehta në mënyrë që ato ti zhvillojnë bizneset e tyre. Kjo gjë është e nevojshme edhe për të mbështetur rregullimet strukturore që synojnë zhvillimin e forcës punëtore në përputhje me kërkesat e veçanta të teknologjisë moderne (një rrugëdalje nga papunësia e të rinjve).Një ide e fundit është një skemë për ti dhënë kredi studentëve për shpenzimet dhe faturat e tyre, dhe kjo kredi të paguhet atëherë kur studenti të punësohet.
Përfundim(e)
Për të përmbledhur sa më sipër, Banka Qendrore dhe Qeveria janë përgjegjës që nuk kanë dhënë as idetë dhe as zgjidhjet. Opozita gjithashtu duhet të bëjë dhe të nxisë hartimin e një politikë alternative monetare. Në fund të fundit, ndryshimi mund të vijë vetëm nga institucionet të përgjegjshëm dhe të aftë, dhe që janë pro-aktive kur ekonomia është në krizë ekonomike.
Idetë dhe zgjidhjet vënë përpara në këtë artikull nuk janë politike, por thelbësore për ekonominë. Partitë e mëdha politike, në qoftë se ata vërtetë kanë një largpamësi, ose nëse zgjedhjet ishin të prodhonin një qeveri teknike, duhet të arrijnë një konsensus për të lejuar një politikë fleksibile dhe intervencioniste monetare, për të stimuluar ekonominë, të paktën për një periudhë afat-mesme.Banka Qendrore dhe Qeveria nuk duhet të kenë ngurrim që ekonomia është në krizë, por në vend të kësaj ndjesie, ata duhet të jenë jashtëzakonisht të alarmuar dhe pro-aktivë. Gjithashtu, është e rëndësishme që, Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Qeveria, të ketë konsulta me Bankën Evropiane (dhe FMN), për të marrë disa këshilla se si politika monetare mund te stimulojë ekonominë. Kjo krizë paraqet një mundësi ideale për Banka Qendrore, që të zhvillohet në bashkëveprim me presionet që burojnë nga aktorë të ndryshëm politikë dhe ekonomikë. Ka tre parimet udhëzuese që Banka Qendrore duhet të ketë parasysh gjatë këtij tranzicioni: së pari, të mbështetet larmia e brendshme e ideve dhe lidhjet me komunitetet intelektuale, për të marrë teoritë monetare konkurruese.
Së dyti, të krijojë mënyra sondazhi për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtet “në terren”. Së treti, të zhvillohen lidhjet e jashtme të tilla që vendimet e Bankës të pasqyrojnë preferencat e njerëzve, fati ekonomic ii të cilëve është në duart e Bankës. Së fundmi, ky artikull nuk synon që të bëj thirrje për një rishikim të plotë të Bankës Qendrore, por synon që ajo të përshpejtojë ritmin e saj të evolucionit. Banka duhet të pushojë së qeni një relike e viteve 1990 dhe tregojnë se mundet të bëjë më shumë për ekonominë.
Për të gjitha këto arsye, atëherë, nëse ju lexuaes jeni duke luftuar për bukën e gojës apo jeni drejtues të një institucioni kyç ose jo, kurrë nuk ka qenë më shumë se sa është sot, e nevojshme për të kuptuar ekonominë makro politike. Nëse ky artikull thyhen koncepte, atëherë nuk qenkam munduar kot.
*Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti Saint Andrews, në Skoci dhe një Master Shkencor nga London School of Economics
Comments
Nuk jam dakord me autorin ne
Nuk jam dakord me autorin ne dy aspekte: se pari sepse ai merr te mireqena shifrat qe flasin per nje inflacion nen kontroll - gje qe duket pothuajse e pamundur per cilindo qe ka kontakt me Shqiperine. Se dyti pasi devaluimi i lekut dhe QE mund te kishin kuptim vetem ne kontekstin e nje ekonomie prodhuese, por jo te nje ekonomie sherbimesh dhe importi si ajo shqiptare.
Nje mbi-stimulim i ekonomise shqiptare nepermjet rritjes se valutes ne treg ne kushtet e Shqiperise mund te rezultoje lehtesisht ne nje 'stagflation' me pasoja tragjike per nje gjenerate te tere.
Per me teper reziku afat-mesem per Shqiperine eshte borxhi i jashtem dhe maturim te shpejte, nje pjese e konsiderueshme e te cilit eshte kontraktuar ne valute te forte. Shqiperia nuk ka asnje gjase te jete ne gjendje te sherbeje borxhin e saj sovran dhe nje nga pasojat e ketij borxhi do te jete inflacioni i rritur. Dmth opsionet e Shqiperise, jane te numeruara dhe pamja eshte shume me pesimiste sesa e pranon autori qe ne shkrimin e tij ka dashur te jete sadopak optimist.
I nderuar Astrit, te
I nderuar Astrit, te falenderoj per komentin. Me lejo te pergjigjem si me poshte:
Per sa i perket stagflacionit, ku eshte? Kriza ka sjell nje sindrome te re (e pare me pare ne Japoni). Nuk ka rritje por nuk ka as inflacion. Per me teper, inflacioni i bene mire nje ekonomie te pazhvilluar si e jone (vetem nqs ka rritje te mjaftueshme ekonomike). Pse eshte targeti inflacionit +-3%. A nuk eshte arbritar si %? Ne angli ishte 2 % perpare krizes. Tani e kane hequr si perparsi per tu fokusuar ne stimulimin e ekonomise. Kete duhet te beje edhe Shqiperia.
Ju thoni qe, 'Dmth opsionet e Shqiperise, jane te numeruara dhe pamja eshte shume me pesimiste sesa e pranon autori qe ne shkrimin e tij ka dashur te jete sadopak optimist.' Jam dakort qe jane te numuruara por argumentoj qe eshte nje opsion i paperdorur deri me tani, politika monetare pro-rritje dhe instrumenta financiar per te kredituar ekonomine. Ne nje situate te thelle pesimiste (jo pa shkak) duhet bere gjithcka per te ri-kthyer optimizmin. Kjo arrihet vetem me rritje te metejshme ekonomike dhe sociale.
I nderuar autor, jam shume
I nderuar autor,
jam shume dakord me ju per sa i perket nevojes akute qe ka ekonomia shqiptare per tu rritur dhe kerkeses pothuajse te detyrueshme per te rritur produktivitetin e saj. Dhe po ashtu jam dakord me ju qe politikat monetare duhen eksploruar dhe pragu i inflacionit ben mire te diskutohet e jo te mbetet nje tabu.
Ajo per te cilen une dyshoj eshte efektshmeria e kesaj nderhyrjeje monetare. Se pari sepse efektet me te forta te nje nderhyrjeje inflacioniste kane te bejne me uljen e importeve dhe rritjen e eksporteve si pasoje e renies se kostos se krahut te punes. Importet e Shqiperise jane kryesisht te karakterit mbijetues dhe ulja e tyre do te reduktonte nivelin e jeteses se popullates si pasoje e veprimit te dyfishte te rritjes se kostos se produkteve (dmth produkte importi qe behen me te shtrenjta nga zhvleresimi i lekut) dhe konsumit te mallrave vendase qe nuk jane kompetitive nga ana e cmimit. Por nje mase e tille nuk do te kete asnje pasoje per eksportin: eksportet Shqiptare jane minimale dhe kane nje strukture te tille qe nuk varen shume nga kostoja e prodhimit.
Se dyti, une jam me dyshues se ju qe misioni per te mbajtur inflacionin nen 3% ka qene i suksesshem. Shifrat zyrtare thone ashtu, por per mendimin tim (subjektiv dhe personal) inflacioni i vertete eshte me i larte. Problemi i Shqiperise eshte i ndryshem nga USA apo UK: pas 2008 rreziku me i madh i ketyre vendeve ishte ai deflacionist si rezultat i mosqarkullimit monetar nga nje sektor bankar shume i dobet. Norma e ulet e interesit dhe shtypja e parave ne keto vende po vazhdon per 4 vjet dhe kjo nuk ka krijuar akoma ndonje inflacion serioz ne ndonje nga keto vende. Nderkohe qe Shqiperia si cdo vend i pazhvilluar, ka histori inflacionesh makabre dhe jo deflacioni (perjashto periudhen e bashkimit monetar me Italine ne vitet '30).
Une nuk mund te jap prova te sigurta per asnje nga keto qe mendoj, por kam dyshimin se nje politike inflacioniste do ti jape ca testosteron me teper nje ekonomie shqiptare te ciles i mungojne krejtesisht muskujt. Kam frike se pervec produktivitetit te ulet dhe mungeses se eksporteve, ekonomise shqiptare mund ti shtohet mallkimi i inflacionit. Po ashtu une jam pesimist sepse mendoj se dobesite e ekonomise shqiptare jane strukturale dhe jo konjunkturale. Dmth Shqiperise i mungon nje infrastrukture prodhuese dhe personeli i kualifikuar per te patur produktivitet te larte.
Une uroj qe optimizmi juaj te jete i drejte dhe pesimizmi im te jete i gabuar; por frika ime eshte se Shqiperia eshte larg diskutimeve Keynesiane apo monetariste qe kane kuptim ne realitete me normale.
Sidoqofte jam 100% me ju qe debati per politikat ekonomike dhe industriale mungon dhe artikulli juaj, pavaresisht se me pika te vecanta te tij une nuk jam dakord, ben mire te provokoje nje diskutim per kete. Niveli optimal i taksimit, i inflacionit dhe treguesve te tjere makro-ekonomike eshte i bazuar me shume ne dogme sesa ne realitetet e vendit.
Kerkoj falje per pergjigjen e gjate.
Shume interesant shkrimi, por
Shume interesant shkrimi, por duket qe autori mbetet nje teoricen me pak njohuri konkrete mbi ekonomine reale shqiptare.
Add new comment