1001 dosjet që na ndjekin

Në vitin 2008, një grup deputetësh të Partisë Socialiste, atëherë në opozitë, sollën në Parlament një projektligj për hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe njëherësh kryerjen e lustracionit. Në mos gaboj, shqyrtimi i këtij projektligji në seancë plenare u pengua asokohe nga Gjykata Kushtetuese. Socialistët, tashmë në pushtet, i janë kthyer përsëri kësaj çështjeje, me ndryshimin se kësaj here me ligjin e përgatitur “sipas modelit gjerman” parashikojnë vetëm hapjen e dosjeve sipas disa kritereve të rrepta, – thotë qeveria-, për të shmangur abuzimin me të shkuarën dhe instrumentalizimin e saj në shërbim të luftës politike të ditës për pushtet. Pra, ata nuk e duan lustracionin dhe kanë arsyet e veta. Ndërkohë, në Parlament ka mbërritur po një ligj për hapjen e dosjeve, edhe ky “sipas modelit gjerman”, por ku parashikohet dhe lustracioni, i paraqitur nga miqtë e mi të çmuar Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, deputetë të opozitës. Logjika demokratike e një Parlamenti pluralist e do që të shqyrtohen nëpër komisione, si dhe në seancë plenare të dyja variantet dhe të hidhen në votë. Se çfarë do të dalë në fund, as Zoti nuk e di.

Ne shohim, megjithatë, se fantazma e famëkeqit Sigurim është shfaqur rishtas në Tiranë për të kushedisatën herë gjatë këtyre 24 vjetëve të postkomunizmit. Debati publik është pushtuar nga pyetjet nëse do të hapen apo jo dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, kush është i interesuar për hapjen e tyre e kush jo, si duhen hapur, çfarë ndëshkimesh duhet të ketë për “sigurimsat”, më të këqij kanë qenë informatorët e fshehtë apo oficerët efektivë etj. etj. Ka pastaj edhe deklarata që e mjegullojnë apo edhe e vrasin fare shpresën për ndriçimin e të vërtetës, dhënë nga njerëz të besueshëm si burime informacioni. I tillë është Fatos Klosi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili thotë se një pjesë e madhe e këtyre dosjeve janë shkatërruar ose manipuluar. Me të drejtë, njëri nga përfaqësuesit më të lavdishëm të të burgosurve të ndërgjegjes, Fatos Lubonja, pati thënë në atë rast në BBC se “ Hapja e dosjeve është një çështje që është bërë banale tashmë”. Shpresoj që kjo do të jetë hera e fundit që ne merremi me këtë “çështje banale”.
Para shtatë vjetësh, unë isha ende anëtar i Parlamentit dhe pata kërkuar publikisht që “ne, deputetët, të kemi guxim për të gjetur një zgjidhje ligjore të qëndrueshme, e cila, në konceptin tim, do të thotë një zgjidhje radikale”. Vazhdoj të ruaj këtë mendim. Çdo zgjidhje e pjesshme do të jetë e pamjaftueshme për të larë vërtet hesapet me të kaluarën. Për më keq druaj se do e karikaturizojë sjelljen e shoqërisë sonë ndaj të kaluarës së vet dramatike. Ashtu si atëherë, edhe tani vazhdoj të jem i bindur se zgjidhjet radikale për këtë “çështje tashmë të banalizuar” janë vetëm dy.

Zgjidhja e parë radikale do të ishte që dosjet e Sigurimit të hapen në tërësinë e tyre, pa asnjë përjashtim, që do të thotë se të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë arritur moshën madhore, t’i gjejnë diku këto dosje dhe t’i lexojnë lirisht dhe falas, ashtu siç lexohen librat në një bibliotekë publike. Nuk po flas me dy mendje. Vetëm në mënyrë të tillë, hapja e dosjeve do të bëhej ndoshta një akt i vërtetë çlirimi nga makthi i të kaluarës, si dhe do t’u jepte fund njëherë e mirë të gjitha spekulimeve dhe mistifikimeve, që sot qelbin tregun mediatik dhe tavolinat e kafeneve. Boll më! Artan Hoxhës, kur i erdhi shpirti në majë të hundës, e plasi vetë “bombën”. Tregoi me të drejtën e tij të plotë si kishte ndodhur e çfarë kishte ndodhur me rininë e tij të parë. Po ashtu, ai denoncoi me plot të drejtë shantazhistët e vjetër e të rinj. Sot Artani shfaqet publikisht më serbes se më parë. Jo se ai shtiret për t’u dukur serbes. Por sepse opinioni publik nuk e sheh aspak shtrembër. Ama, sikur ligji të ishte miratuar shtatë vjet më parë dhe në formën që po them unë, Artani do të ishte sot president i Republikës sonë. Ky është vetëm një shembull, por i mjaftueshëm për të më shtyrë mua në përfundimin se një hapje totale e dosjeve nuk do të shkaktojë asnjë kataklizëm në mjedisin e pandjeshëm të shoqërisë sonë.
Kërkesa për hapjen e dosjeve argumentohet rëndom me nevojën që ka shoqëria jonë për dekomunistizim. Duke e marrë si të mirëqenë këtë nevojë, dalim te pyetja nëse janë këto dosje bartëset kryesore të mikrobit komunist, që vazhdon ta infektojë shoqërinë tonë. Nisur nga numri i maturantëve, ne shohim rreth 50 mijë djem e vajza, që arrijnë çdo vit moshën madhore. Me një llogari fare të thjeshtë, del se qysh nga viti 1991, kur Sigurimi pushoi zyrtarisht së ekzistuari, më shumë se një milion shqiptarë pra, më shumë se një e treta e popullsisë ekzistuese në vendin tonë, nuk kanë pasur as edhe fizikisht ndonjë mundësi të përlyheshin me Sigurimin dhe as të vuajnë prej tij. Më shumë se gjysma e anëtarëve të Parlamentit të sotëm bëjnë pjesë, për shkak të moshës, tek ata që ishin fëmijë në vitin 1991. Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë ndjekin sot arsimin parauniversitar. Ky ligj nuk do të ketë punë me ta. Më shumë se gjysmë milioni janë pensionistë. Mendimet e tyre, qofshin komuniste apo antikomuniste, nuk kanë asnjë ndikim në jetën e përditshme të institucioneve shqiptare. Del që ky ligj bëhet për të dekomunistizuar diçka më pak se një të tretën e popullsisë, qoftë ky edhe një lloj diskriminimi, por që do të bëhet në emër të interesave të mëdhenj. Demokracia e pranon një diskriminim të tillë kur ai i shërben interesit të përgjithshëm.

Por fakt është se ky ligj nuk u qaset fare atyre që përbëjnë shumicën absolute të kësaj shtrese e që janë ish-komunistët, njëri nga të cilët jam unë vetë. Nuk kam qenë, pra, as i persekutuar nga Sigurimi dhe as bashkëpunëtor i Sigurimit. Nuk jam vënë kurrë para provës nëse duhej ta pranoja apo ta refuzoja bashkëpunimin me Sigurimin, sepse nuk më është bërë kurrë një kërkesë e tillë. Për qëllime të njohura të regjimit të kohës, platforma e Sigurimit të Shtetit nuk e lejonte rekrutimin ndër anëtarët e Partisë së Punës. Kjo platformë e Sigurimit, e cila në kohën e vet ishte thellësisht në shërbim të regjimit, del sot se na ka shërbyer si një mbrojtje paraprake mua dhe shumë të tjerëve si unë, të cilët janë në Parlament (demokratë dhe socialistë), në qeveri, në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë e gjithandej nëpër institucionet më me peshë të shtetit tonë. Sipas kësaj logjike, vetë platforma e Sigurimit na ka mbrojtur ne, ish-komunistët, nga një njollë e mundshme, e cila do të na kishte detyruar sot të ulnim sytë para fëmijëve tanë. A kemi ne, ish-komunistët, të drejtë sot të tregohemi kryelartë më shumë se miku im i të gjitha kohëve Preç Zogaj, i cili para dhjetorit të ’90-s ishte bashkëpunëtor i Sigurimit, por me daljen e studentëve në rrugë u bashkua me ta me trup e me shpirt për ta rrëzuar diktaturën? Kjo është një pyetje, e cila kërkon një përgjigje thellësisht të ndershme. Ia bashkëngjita reflektimit tim shembullin e Preçit, sepse ai vetë ka pasur kurajën njëzet e ca vjet më parë ta denoncojë publikisht të shkuarën e vet, që nuk e kishte zgjedhur me dëshirë.
Pas këtij akti, të cilin atëherë, ashtu si tani, e kam vlerësuar si kurajoz dhe pastrues, Preçi është zgjedhur dy herë deputet, në vitin 2001 dhe 2005. Dhe nuk ka shkuar të kërkojë votën në Ersekë apo në Gramsh, ku ndoshta edhe nuk e njihnin mirë, por pikërisht në vendlindjen e tij. Bashkëfshatarët e tij ia njihnin tashmë të shkuarën jo vetëm nga bashkëjetesa me të, por edhe nga vetë pohimet e tij.

Nga ana tjetër, çështja e ish-komunistëve nuk mund të shihet krejt bardhë e zi. Në kohën kur jam anëtarësuar në Partinë e Punës, unë kam qenë 20 vjeç dhe sinqerisht besoja se po hidhja një hap të mirë. Ishte koha kur edhe Ismail Kadare, idhulli i rinisë time, shkruante poezinë: “Atë që dot s’ma jepte kush,/ Partia ime ti ma dhe”. Partia e Kadaresë ishte Partia e Punës. Dhjet vjet më vonë, unë isha qysh ditën e parë me studentët në protesta për ta shembur regjimin e asaj partie, në emër të një ëndrre krejt të kundërt me atë që më kishte shtyrë drejt Partisë së Punës. Në këtë kohë, një pjesëtar i brezit tim – ai është vetëm pesë vjet më i ri se unë, – Edi Rama, i cili nuk ka qenë kurrë në Partinë e Punës, thërriste para studentëve të revoltuar se të gjithë komunistët duheshin shkuar në hell. Dhe i pari që ai rendiste në listën e atyre për të shkuar në hell, ishte Kristaq Rama, babai i tij, veç të tjerash edhe një skulptor i madh. Dhjet vjet më vonë, Edi Rama ishte ministër socialist, pastaj kryetar Bashkie i Tiranës dhe fillonte përçapjet për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Dhe ja ku e keni sot: kryeministër socialist e madje njëfarë drejtuesi edhe në Internacionalen Socialiste. Domethënë, socialist me rrezatim ndërkombëtar. E shohim të shfaqet para kamerave pa asnjë brerje në ndërgjegje tek u përkëdhel kokën shokëve të dikurshëm të babait. Dhjet vjet më mjaftuan mua dikur të sqarohesha në mendjen time e të bëja zgjedhjen, që më dukej më e drejta, ashtu siç i mjaftuan dhjetë vjet Edi Ramës të sqarohej në mendjen e vet e të bënte zgjedhjen politike që i përshtatej. Po sa ka në Parlament e jashtë tij si Edi Rama dhe unë, të nisur nga njëra anë e horizontit të historisë, për të zënë vend përfundimisht në anën tjetër? Por edhe kjo përvojë nuk është ekskluzivisht shqiptare. Presidenti socialist më i shquar në historinë politike të Francës pranohet unanimisht të jetë François Miterrand. Në rininë e tij, Miterrand ka qenë militant i ekstremit të djathtë. Ndërsa Jacques Chirac njihet si trashëgimtari më i spikatur i golizmit. Në djalërinë e tij, Chirac ka milituar në rininë komuniste. Në fund u zgjodh dy herë rresht si President i djathtë i vendit të vet. Janë shembuj, që unë i përmend këtu për të nënvizuar rëndësinë e veçantë që ka realizmi në gjykimin e të shkuarës së secilit. Duhet mbajtur parasysh e drejta e cilitdo njeri normal për të evoluar dhe ndryshuar mendim. Ndryshe do të bëhej një ligj i cili, në vend të pastrimit të jetës politike dhe publike shqiptare, do ta sektarizonte, rrjedhimisht do ta destabilizonte e varfëronte atë shumë më keq nga ç’është.
Varianti i parë radikal, pra, do të ishte hartimi dhe votimi i një ligji që hap kanatash dosjet, i bën ato pronë publike në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Do të ishte një version aty-këtu shumë i dhimbshëm, turbullues për ca shpirtra, por, ndoshta, në afat të gjatë përfundimisht shërues për vendin.
Varianti i dytë do të ishte hartimi dhe votimi i një ligji konciz e të qartë, që i mbyll arkivat e zinj të asaj kohe për një periudhë të caktuar. Edhe ky është një variant shumë i dhimbshëm dhe radikal. Dhe si i tillë meriton të shqyrtohet seriozisht.
Gjithsesi, unë mendoj se kësaj here nuk duhet të mbetemi në një variant të ndërmjetëm. Ose do vendosur të hapen të gjitha dosjet, pa asnjë përjashtim, ose të mbyllen për një kohë të caktuar e t’ua lëmë peshqesh fëmijëve tanë. Le t’i kenë ata kur të nisin të shkruajnë historinë e etërve. Pra, kur memoria t’i përkasë vërtet të kaluarës. Ndoshta ata do të na kuptojnë më mirë nga ç’po e kuptojmë ne njëri-tjetrin dhe do të thonë për kohën tonë se, keq a mirë, fuqia ndërtuese e këtij vendi ka qenë te një masë njerëzore, të cilët nuk ishin as krejt të bardhë si engjëlli, e as krejt të zinj si djalli. Ishim njerëz, pra.
"Panorama"
Comments
C'do gje qe shkruan Mustafaj

C'do gje qe shkruan Mustafaj eshte "flori" !Ky, njeri, ka ephifanine e vet! Nga malesor ne komunist dhe pastaj "demokrat" i Berishes dhe pastaj shkrimtar dhe tani politikan?! C'do gje qe thote eshte e sakte vetem qe eshte e politzuar deri ne palce?! Pse psh Berisha dhe Mustafaj tani jane ne anen e drejte te historise dhe Rama jo?! Sepse Berisha dhe politikani "made in Berisha" ,alias shkrimtar jane me PD dhe keshtu u vetemruan si demokrate?! Njelloj si Enveri! Ai percaktonte se kush ishte me Partine dhe kush ishte armik! Per mendimin tim ju ngelet ne demokracine e tribu -se te fisit dhe kurre te demokracise se vertete!Kur Rama ishte demokrat ti dhe Berisha hyte ne Partine e Enverit ! Dhe nga sherbetore u kthyet ne demokrate. Kjo eshte poshtersi me e pakta! Vetem vrasjet e 21 Janarit do te tregonin ,se ju vetem demokrate nuk jeni, por vrases dhe kriminele! Si mund te jesh dipllomat me mendimet e Vicidolit?! Vetem Berisha e di pergjigjen! Pse tani .Mustafaj?! Te urdheroi Berisha?! Turp!

dashur Besnik, jam shume

dashur Besnik,

jam shume dakord me shkrimin tend qe ashtu sic e kuptoj une ose ashtu sic me intereson mua ta kuptoj , pershkohet fund e krye nganje ide qe duheshe zhvilluar me perpara sepse keshtu ju intereson dhe sigurimsave ju komunistave te nivelit te ulet, kjo ide eshte qe jemi kujtuar vone, me mire te mos ta bejme etj etj.

Per ty qe merre edhe me histori po te kujtoj disa elemente interesante te saj.

Kur erdhi enveri ne fuqi ne 1945. 46 nxorri nje ligj interesant qe i ngjan pak atij te lustracionit qe propozohet por qe ishte i ashper i pameshirshem dhe qe shpuri ne boten tjeter gjithe intelektualet e asaj kohe per tu lene vendin dhe fushen e lire trimave qe zbriten nga malet pa shkolle e me nje dyfek, fshatareve dhe puntoreve.

Ky ishte ligji famekeq i kollaboracionisteve sic quheshin athere.Dhe u quajten te tille te gjithe funksionaret e shtetit qe nga koha e Zogut e deri ne nentor 44, qe nga anaret e regjences,ministrat,mbreti,gjith funksionaret dhe oficeret deri kapitena dhe togera etj, te gjithe u arestuan gradualisht, u denuan me vdekje sic e parashikonte ligji dhe u pushkatuan mizorisht prane lumenjeve qe ti merte kockat lumi njelloj si benin barbaret e para mesjetes.

Ne, te pakten te kishim bere nje ligj qe atyre qe i kishin duart me gjak dhe soj e sorollopit te tyre te mos u jepej e drejta te mereshin me politike per nje perjudhe kohe ( jo ti pushkatonim sic bene udheheqesit dhe baballaret e tyre ) dhe do kishte shpetuar Shqiperia nga shume pseudopolitikane qe i kane sjalle shume te keqija ketij vendi qe nga 91 ish sigurimsa dhe antare partie me funksione e antare qeverie si dhe femijt e tyre, keshtu do kishim shpetuar nga Gramozi, Sala, Skenderi e shume te tjere.

Po nuk e beme.Ylli , se do shpetonte shoket e tij dhe keshtu e kishte udhezuar Tosi i Nasit, Sala me Leken se e mbajten kete popull me llafe dhe shty e shty deri me sot, Edi do ta perdori si flamur te rilindjes nga .....po te shohim cdo beje se kane filluar deformimet, tani del dhe ti dhe thua se cta bejme i ka hikur koha e tje. dhe mu kujtuan te perndjekurit e te burgosurit shkrete qe po presin 25 vjet ndonje lek per te mbijetuar dhe qeverite presin sa te vdesin te gjithe e te shesin mend se i plotesuam te gjithe premtimet sic tha nje ish i burgosur 28 vjet : kemi qene 10 mije jemi vetem 500 mbase pas nje vit do behem 200, se ne shqiperi ndodhin keto paradokse: partizane ishin 70 000 ne 44,sot mbas 70 vjeteve duhej te kishin mbetur le te themi 5000 nga ata 15 vjecaret e 44 por jo, jane bere 200 000(').

Prandaj te thashe fillimisht se jam dakord me ty por ndoshta duhet bere ai ligji i kufizimit deri ne dy i mandateve qe te shpetojme nga ata pseudo deputet qe ngrohin karriget dhe marrin pensione 10 fish sa mua e sa ty. Te fala trimave.

shoku besnik ! primare

shoku besnik !

primare eshte LUSTRACIONI dhe dekomunistizimi dhe pas saj vjen Hapja e Dosjeve, per te cilen duhet siostemimi i atyre qe kane mbetur.

Artan Hoxha u largua si minister dhe pas pak muajsh si Zv. Kryetar i Agjencise kombetare te Privatizimit sepse ishte bashkepunetor sekret i Sigurimit te Shtetit. Largimi u be me urdher te Sali Berishes ne perputhje me nje projekt-ligje per Lustracionin.

Prec Zogaj pranoj se ka bashkepunuar me Sigurimin e Shtetit pasi Sali Berisha e demaskoi disa here publikisht ne Rilindja Demokratike.

Ka patur komunista informator e rezident te Sigurimit . me kohe u menjanua ky veprim sepse ata "spiunonin" dhe vinin ne levizje Sigurimin ne mbledhjet e PPSH ose me kallxime tek operativet e institucionit te tyre.

Lustracioni eshte bere nga PD qysh nga mesi i vitit 1992 sipas pervojes te vendeve ish komuniste :Ceki, Gjermeni e Hungari. Per kete mjaftojne Regjistrat e Agjentures qe ruhen. Nderkohe punohej per sistemimin e dosjeve te mbetura. Rasti i Artanit e Precit dhe shume te tjereve qe Saliu i emeroi ne poste shume te larta tregon se ai (me mjafte gjase bashke me mbeturine te PPSh dhe Sigurimit) i perdorte perpune te keqija. Po Klosi deklaroi se i kemi perdorur dhe ne deri vone ata spiuna !!!!!

Hapja e Dosjeve duhet bere pa tjeter sepse ato jane sistemuar. Vecse duhet t'u kujtoj thenien e Fatos Klosit: "..ne se dikush ka merak te dij se cfare shkruan dosja etij per t, dhe po te ruhet ajo le ta nxjerri merakun.." Besoj se kaq mjafton per te kuptuar se se shoqerise shqiptare i vlen Lustracioni per te shpetuar nga hartuesit dhe zbatuesit e politikave kriminale te diktatures se PPSH dhe dhe veglat e tyre"spiunet" , shumica e tyre rekrutuar me "rrethana shternguese"

Gjithe ata qe me akrobaci frazash e sofizma kerkojne te shmangin Lustracionin dmth pastrimin e administates shteterore nga kategorite e mesiperme jane avokat te djallit (PPSH e Sigurimi i Shtetit)

Besnik Mustafaj nuk e ka

Besnik Mustafaj nuk e ka mohuar asnjehere qe ka qene antar PPSH-je

as qe ka punuar ne ZP dhe ne Institutin e Studimeve ML nen dreqtorllekun e shoqes Negmie

dhe qe kur e ftuan nga ambasada franceze te bashkepunonte me ta, si njohes i gjuhes frenge, shoku Enver nuk e ndaloi

duke shtuar se ai mund te behej deri tek zv/kryeminister i Shqiperise, pra zv/Mehmet Sheh, ose zv/Adil Carcan,

Besniku nuk e ka mohuar kurre qe ka shkuar deri tek Ramiz Alia me Salih berishen, kur po behej gati pluralizmi

madje nuk ka thene se ishte me pak i afte se Jusuf vrioni si ambasador shqiptar ne Paris,

apo qe u lodh si minister i jashtem pak dite para se presidenti Bush, i Riu, te vinte ne Tirane per pavarsine e Kosoves...

nuk ka mohuar as ato qe i permenduri si mik prej tij, Prec Zogaj (i vetedeklarues i te qenit i Dosjuar), per kete prag-doreheqje

shkroi se Sali Berisha e kishte pyetur Besnikun: Per ke punon ti or bir?

Pse i bini me qafe, atehere? Nese nuk ju duhet ne Shqiperi, ma dergoni mua ne Rotherdam!

Shqiperia nuk ka te tepert

Shqiperia nuk ka te tepert asnje qytetar te saj! Por,malesor komunist dhe pastaj shndrohet brenda nates ne "demokrat" brenda nates se bashku me Berishen apo dhe Precin, hap debat! Ishte larguar dhe ishte kushtuar letersise! Shume bukur! Por kur rikthehet dhe peshtyn ate qe krenohej,tani u tregua kush eshte ne te vertete nje "malesor komunist " si Berisha! Prandaj jam i prekur! C'do njeri ne Shqiperi afrohet per tu perdorur! Ndryshe eshte te jetosh dhe te komentosh nga Rotherdam?!

Add new comment