A është Kina ekonomia e parë e botës?

A është shndërruar Kina tashmë në ekonominë më të madhe të botës? Pjesa më e madhe e ekonomistëve nuk e kanë një mendim të tillë, derisa po bëhet një lojë e madhe e hamendjeve se kur do ta tejkalojë ajo SHBA-në. “Dikur gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm” është përgjigjja e zakonshme, varësisht prej asaj se sa do të jetë e shpejtë rritja e SHBA-së – që aktualisht është numri një – dhe e Kinës. Megjithatë, disa ekonomistë besojnë se tejkalimi tashmë ka ndodhur. Po qe se është ashtu, kjo do të ishte një ngjarje me rëndësi të madhe simbolike, duke ia dhënë të paktën Kinës mundësinë për mburrje. Por a është ashtu?
Në një shkrim të mëparshëm, Arvind Subramanian nga instituti “Peterson” për Ekonomi Ndërkombëtare argumenton se Kina e ka kaluar SHBA-në qysh në vitin 2010, apo edhe më herët. Ai thotë se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që publikojnë vlerësime të shumëpërdorura të prodhimit të shteteve (produktit të brendshëm bruto), e kanë nënvlerësuar me të madhe ekonominë e Kinës.
T’i shikojmë shifrat. Në vitin 2010, në bazë të shifrave të Bankës Botërore ekonomia e Kinës ishte rreth shtatëdhjetë për qind e asaj të Amerikës. GDP-ja e saj kapte një shumë të përgjithshme prej 10.2 biliardë eurosh, krahasuar me 14.6 biliardët e SHBA-së. Telashi, pohon Subramanian, qëndron në faktin se udhëheqja e SHBA-së paraqet një iluzion statistik dhe se GDP-ja e Kinës është rreth 47 për qind më e madhe, sesa vlerësimet zyrtare. Kjo e rrit shifrën e 2010-s në 15 biliardë dollarë, apo pak më të madhe sesa GDP-ja e SHBA-së.
Në të vërtetë, thotë Subramanian, studimi i ri sugjeron se nënvlerësimi mund të jetë më shumë se 70 për qind. Kjo nënkupton se GDP-ja e Kinës më 2010 e kishte kaluar 17 biliardë dollarëshin.
Për fillestarët t’i mbajmë gjërat në perspektivë. Standardet e jetesës në SHBA, të matura nga të ardhurat për kokë banori, mbesin shumë më të larta sesa në Kinë, bazuar në çfarëdo vlerësimi të GDP-së. Ta kemi parasysh se i tërë prodhimi dhe të ardhurat e Kinës ndahen midis 1.34 miliardë banorëve, derisa GDP-ja e SHBA-së ndahet midis 309 milionë amerikanëve. Duke shfrytëzuar shifrat zyrtare të Bankës Botërore të ardhurat amerikane për kokë banori ishin 47.153 dollarë më 2010, krahasuar me 7.599 dollarët e Kinës.
Po ashtu, duhet ta kemi parasysh se kontesti është thellësisht teknik. Ekzistojnë dy paqartësi: së pari të dhënat mbi prodhimin kinez dhe çmimet e përdorura për vlerësimin e GDP-së në renminbi (RMB) dhe së dyti konvertimi i vlerave të RMB-së në dollarë, për lejimin e krahasimeve ndërkombëtare. Kjo fazë e dytë, e quajtur “pariteti i fuqisë së blerjes” (PPP) përfshin gjetjen e një mënyre të përbashkët për ta matur prodhimin në shtete të ndryshme.
Ta themi këtë thjesht: Po qe se një artikull kushton 6 RMB në Kinë dhe 1 dollar në SHBA, mallit kinez do t’i caktohej vlera 1 dollarë. Problemi është se ndonëse shumë artikuj janë të ngjashëm midis shteteve të avancuara – “Toyota” mbetet “Toyota” – dallime të mëdha ekzistojnë midis shteteve të pasura dhe atyre të varfra. Duhet të gjenden mënyra për matjen e artikujve që nuk janë të përbashkët kudo.
Kjo detyrë i bie Bankës Botërore. Ajo mbikëqyr Programin Ndërkombëtar të Krahasimit, që mbledh statistika dhe zbaton metodat e PPP-së në 197 shtete dhe ekonomi. Ky proces vë një raport të përgjithshëm midis çmimeve lokale në secilin shtet dhe çmimeve të dollarit në SHBA. Megjithatë, integriteti i rezultateve varet prej saktësisë së çmimeve lokale. Ankesa kryesore në lidhje me shifrat e GDP-së kineze është se në sondazh përfshihen rajonet rurale të nënpërfaqësuara, ku çmimet janë më të ulëta. Ekonomistët e Bankës Botërore thonë se çfarëdo shtrembërimi është modest; derisa Subramanian dhe të tjerët e shohin si burim të madh nënvlerësimi.
Kjo çështje mund të mos marrë fund deri nga fundi i 2013-s, kur ndodh rishikimi i ICP-së. Ndërkohë është interesante të vlerësohet se kur Kina mund ta kalojë SHBA-në, po qe se vlerësimet aktuale janë korrekte. Po qe se supozojmë se Kina rritet me 8 për qind në vit dhe SHBA-ja me 3 për qind – tejkalimi mund të ndodhë më 2018.
Koha Ditore
Comments
Pyetje dhe te me falni per

Pyetje dhe te me falni per naivitetin: Cfare do me thene "biliard"?

Une jam familiar me milionat, miliardat, trilionat dhe kuadrilionat. Por fjala 'biliard' nuke me thote gje, dhe kur e kerkoj online me del vetem ne kuptimin e lojes (bilardo).

Ndoshta redaksia, qe shpesh e ka ngritur purifikimin e shqipes me te drejte ne rangun e nje principi, do ta shohe me vend te na iluminoje ne kete pike.

Astrit ti me te drejte pyet

Astrit ti me te drejte pyet per biliardin dhe thue: Une jam familiar me milionat, miliardat, trilionat dhe kuadrilionat. Por fjala 'biliard' nuke me thote gje"

Biliarirdin e ke ne rradhen e shifrave veçse ti e ke shkapercye:

Une jam familiar me milionat, miliardat, (bilionat, biliardat) trilionat (triliardat) dhe kuadrilionat (kuadriliardat) .

Persa u perket kinezve ketu ne Europe jane emigrantet ma te inserueshem dhe ma te zhvilluemit nga te gjithe afro-aziatiket, sidomos ma te inserueshem dhe ma te perparuem se arabet, te cilet pershkak te formimit dhe principeve te tyne frenuese mbesin gjithmone ne bisht te fundit.

Historia e fjales biliard

Historia e fjales biliard eshte shume e komplikuar. Sidoqofte biliard do te thote miliard (bilion eshte perseri miliard) ndersa biliard eshte nje fjale e re qe sapo ju shtua fjalorit boteror...

Kina eshte patjeter vendi me

Kina eshte patjeter vendi me shkembimin me te madh tregtar.

Per vete nuk kam udhetuar

Per vete nuk kam udhetuar shume neper bote ,po ne ca vende te zhvilluara europiane kam qene. Ne te gjithe mallrat e supermerkateve kam pare vetem Made in China.Po nga qe kinezet meren me pune dhe jo me lufte dhe llafe si amerikanet nuk kane kohe te shikojne statistikat se ke vendos Fmn-ja apo banka boterore ne vend te pare. Fmn dhe B boterore jane si insituti i statistikave te Saliut.

Kina ska standarde, se dyti

Kina ska standarde, se dyti Kina me kete rritje kaotike dhe te pakontrollueshme nuk eshte se konkuron USA por thjesht ofron produkte te lira dhe me cilesi te dobet, keshtu nga ky kendveshtrim mbetet mbrapa, se dyti gjithe aktivitetin e zhvillon ne tregun europian , tani qe euro eshte ne krize dhe nuk i dihet se per sa do vazhdoje keshtu....... edhe ekonomia kineze eshte ne stanjacion, keshtu kjo situate i vlen USA pasi te gjitha veprimet financiare behen ne dollare sepse eshte monedhe e sigurte.....dhe njekohesisht kjo rrit edhe eksportet e produkteve amerikane qe per nga cilesia jane shume here me larte......nuk krahasohen me kinezet.........prape vete nga vete topi shkon tek USA...........Evropa eshte akoma ne epoken e folklorit sepse te nderhysh ne buxhetet e shteteve do te thote te nderhysh ne sovranitetin e tyre qe per konceptin evropian eshte akoma shume larg, pasi Italiani nuk mund te pranoje gjermanin te fusi hundet ashtu edhe Anglezi nuk pranon francezin apo me radhe.......do edhe nje 50 vite te tjera qe te kalohet ky handikap.......

Kina eshte ekonomia me e

Kina eshte ekonomia me e madhe ne bote, patjeter gjume te embel dhe endrra te mbara te gjitheve. Po kinezet skane buke te hane si mund te jene ekonomia me e madhe ne bote, megjithese harroj une shumica ketu jane mesuar me perrallat e Enverit keshtu qe i hane dokrrat kollaj. Por duhen pare shume gjera Kina prodhon eshte e vertete, po e kujt eshte teknologjia, per ke prodhon, sepse neser firmat Amerikane, Kanadeze, Evropiane lodhen me Kinen dhe nuk blejne me si i vete hallit. A kane fuqi ekonomike kinezet te vazhdojne te blejne

Permasa sdo te thote

Permasa sdo te thote cilesi!

Normalisht qe si sasi jane ekonomi e pare,si cilesi e gjashtedhjeta! Kane 1 miliard e 300 milion banore,dhe nga nje dollare te kene kta,falimentoi dollari!

Ne Kine njerezit hane akoma nje tas oriz,ndersa ne Amerike individi kap 150 kilogramshin nga Mc Donald'si!

Biliarde?! Kush e ka

Biliarde?! Kush e ka perkthyer kete aman?

Per Comrade Geist , ketu nuk

Per Comrade Geist , ketu nuk behet fjale se kane 1milar kineze nga 1 dollare nuk duhet pare keshtu por per veprimet e medha qe behen dollar , bankat, blerjet, eksport-import etj......

Kina prodhon sasi por pa kualitet dhe standarde........Kina nuk njeh standarde, jane keto standarde qe ndajne Boten e trete nga vendet e zhvilluara........

Add new comment