A është e djathtë Partia Demokratike?

Partitë politike të djathta zakonisht punojnë në bazë të një ideologjie e cila pranon si të mirëqenë pabarazinë shoqërore, dhe synon të mbrojë në politikë të drejtat e një grupi të veçantë për të kontrolluar shtetin dhe burimet e tij. Tregu i lirë, legjitimimi i hierarkisë (oligarkisë), mbështetja në identitetin kulturor-fetar dhe përpjekja sistematike për të vënë shtetin dhe shoqërinë në shërbim të këtij grupi sundues, që është një pakicë e dallueshme janë gjithashtu karakteristika të së djathtës tradicionale dhe të qendrës. Por PD nuk ka një karakter të djathtë. PD lindi një shprehje e revoltës popullore kundër një sistemi që shitej si popullor por që ishte thellësisht oligarkik. I një shteti që ishte tërësisht kundër identiteteve tradicionale fetare dhe që e kishte zhveshur njeriun nga vlerat morale. Shteti ishte një shtet që e kishte imponuar barazinë ekstreme por duke i varfëruar njerëzit në ekstrem.
Prandaj forma e saj fillestare ishte e një fronti të gjerë popullor, kundër një shteti totalitar dhe kundër ekonomisë së centralizuar, por gjithsesi një parti populiste. Mirëpo, me kohë PD u mbështet tek një koalicion i gjerë popullor që nuk kishte as pasurinë, as legjitimitetin, as prirjen ideologjike dhe as ndjesinë e thellë të hierarkisë shoqërore. PD ishte një parti individësh, dhe me kohë u bë partia e një njeriu, synimi i të cilit është që të mbijetojë dhe të mbesë në pushtet. Ky individ është Sali Berisha. PD u bë një makinë elektorale që u përdor nga Berisha për të mbledhur votat dhe për të marrë pushtetin ose për të mbijetuar vetë. Si një parti e tillë elektorale, PD nuk ka asnjë vlerë ideologjike, program ideologjik të djathtë, (përveç deklarimeve boshe kundër komunizmit), shtetin e përdor për të mbështetur klientët dhe militantët, që punësohen në shtet për një kafshate buke e një rroge, dhe nuk ka rrënjë në vlerat kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Aleancat që bën PD janë thjesht në shërbim të Berishës, dhe jo të kushtëzuara nga programi dhe ideologjia. Politikat shoqërore që ndiqen janë të kushtëzuara nga interesat e momentit. Nuk u mbështet tek tradita, nuk u mbështet tek kultura e popullit dhe me kohë mori karakteristika të pastra oligarkike dhe despotike. Lëkundjet ideologjike qe ka shfaqur, deklarimet për politika të caktuara e me radhë e paraqesin PD-në si një makinë elektorale, parti të një njeriu. Nga nje përshkrim i tillë shihet se PD nuk është një parti e djathtë. Ajo nuk ka vlera përcaktuese të mbështetura në identitet apo në një ideologji të caktuar, nuk ka respekt për shtetin dhe traditën, nuk ka konsistencë në politikat ekonomike dhe shoqëroe, dhe në të gjithë zgjidhjet që bën, mban parasysh vetëm e vetëm interesat e ngushta të Sali Berishës dhe të klanit që e mbështet dhe për interesat e të cilit Sali Berisha është në politikë.
Lidhur me debatin për lirinë e për sigurinë në internet, ministri Pollo theksoi se mund të gjendet ballanca midis parimeve dhe se liria në internet i kishte dhënë frytet e dobishme për demokracinë e të drejtat e njeriut. Sipas ministrit Pollo kjo do të duhej të mbahej parasysh gjatë konferencës së ITU-së që do të mbahet në dhjetor 2012.
Gazeta DITA
Comments
Paragrafi i fundit duket qe
Paragrafi i fundit duket qe nuk eshte pjese e blogut.
Me vjen keq qe e them por
<p>Me vjen keq qe e them por zoteria ka mbetur viktme e perkufizimeve te vjeteruara. Mbase e njihte Shqiperine e kaluar por duket se nuk e njeh fare realitetin e soten politik.</p>
Perkufizimi rreth te djathtes
<p>Perkufizimi rreth te djathtes eshte tejet i sakte. Po ashtu si edhe ndaj karakterit social dhe ideologjik te PD-se, qe nuk eshte as e djathte dhe as e majte, por nje organizem per te mbajtur ne pushtet nje njeri dhe klanin e tij. Foto ilustruese flet shume. Levizja e intelektualeve dhe e studenteve per nje Shqiperi demokratike degjeneroi ne nje PD llumi dhe arrivistesh te pacipe.</p>
Eshte per te ardhur me te
<p>Eshte per te ardhur me te vertete shume keq qe publikohen shkrime te tilla ku pasqyrohet nje padije ekstreme. Nje kendveshtrim te tille se cfare ehste e djathta e gjen vetem tek fjalimet e komsomolit ne vitete 60. Perkufizimi qe jep Shenasiu ne dy fjalite e para eshte , nuk mund ti gjesh emer, por po them qesharak. </p>
Z. Tapia, Eshte e lehte te
Z. Tapia, Eshte e lehte te hiqesh kritik pa thene asgje me vlere ne nje koment ose debat. Keshtu veprojne shume ne Shqiperi, duke filluar nga S.B. dhe E.R. E shume te tjere kaluar atje.
Sigurisht qe ne shqiptaret jemi shume te "ditur", por desha te kujtoj se prof. Rama eshte doktor profesor ne universitetin e New York-ut ne New York dhe jo ne ate teTiranes. Dhe sistemet politike dhe qeverisja jane profilizimi i tij. As ju, as une, dhe askush nuk ka perse te pajtohet me te tjeret, por miqesisht do te kujtoja se kur shkruan "mencurina" te tilla njerezit/lexuesit te vleresojne per cka shkruan. E nje koment i pavlere, padyahim te prezanton si te tille. Ashtu si nje koment i denje me argumente dhe i mbeshtetur do t'ju prezantonte ndryshe.
Shinasi ! Ne nje vend thua
<p>Shinasi ! Ne nje vend thua se " ..shteti ( i para 1990) e kishte zhveshur njeriun nga vlerat morale..." . A ke mundesi, kur te kesh kohe te besh nje shkrim te gjate ku te na argumentosh vlerat morale te kapitalizmit ( qe ne e quajme demokraci) dhe ato te komunizmit ( qe e kemi pas quajtur socializem real ) dhe te na bindesh per kete qe thua, sepse, mesa di une, thuajse askush nga ideologet e kapitalizmit nuk pretendon per vlera morale te atij sistemi, por flasin per " vlera demokratike" qe jane tjeter gje dhe qe kerkojne nje diskutim te vecante ? Beje te lutem se jam kurioz te dij si e argumentoni kete shprehje bajate dhe aspak te vertete qe perdorni.</p>
Add new comment