Çfarë tregojnë realisht sondazhet e fundit?

Sondazhet e fundit të organizuara nga gazeta “Dita” e nxjerrin Partinë Socialiste (PS) partinë më të madhe në vend me afro 37% të votave popullore duke lënë pas Partinë Demokratike (PD) me afro 6-7 pikë më pak. Nga disa analistë, ky rezultat është parë si triumf i PS. Edhe vetë brenda PS-së ka mjaft zëra që flasim për një fitore të sigurt në Qershor 2013. Mua më duket sikur si analistët ashtu edhe socialistët e kanë marrë pak përciptazi dhe me revan këtë gjykim të situatës. Cilat janë arsyet mbi të cilat unë mbështes mendimin tim? Nëse një sondazh do të ishte realizuar gjatë kohës së protestave dhe grevave të PS-së pas zgjedhjeve të 2009-ës (2009-10) jam i bindur se ai sondazh do ta kishte nxjerrë PS-në me mbi 50% të votave. Pavarësisht se strategjia e PS-së në atë kohë u bë objekt diskutimi dhe debatimi nga aktorë të brëndshëm dhe të jashtëm, koha tregoi se çdo lëvizje e PS-së ishte totalisht brenda kornizave të ligjit dhe parimeve universale të demokracisë. PS ndoqi një strategji që aprovohej moralisht dhe politikisht nga pjesa dërrmuese e popullit, pavarësisht kundërshtive nga disa analistë, diplomatë, “intelektualë” e politikanë të cilët koha i nxori zbuluar si mbështetës të pakondicionuar të regjimit Berisha-Meta. Në fund të fundit, PS e ka betejën dhe kontratën me popullin, dhe opinioni publik/popullor duhet të jetë pika kryesore e orientimit të strategjive politike.
E gjetur nën presionin qeveritar dhe ndërkombëtar, PS dhe opozita tërhiqet jo vetëm nga veprimet e mëparshme politike por edhe nga retorika agresive kundër regjimit. Një tërheqje e tillë, duke mos qënë në koherencë me opinionin publik, krijoi hapësira politike për lëvizjet e tjera politike (siç dolën më vonë AK dhe FRD) dhe devijoi një pjesë të mbështetjes popullore për PS.
Është paradoksale që sot shikojmë që opozitarët më agresivë kundër pushtetit janë elementë të së djathtës, ku spikatin ish të përndjekurit me grevën e urisë dhe veprimet e tyre simbolike (si gjuajtja e Berishës me miell) dhe retorika agresive e AK-së. Jam habitur së fundi kur kam parë madje retorikë të fuqishme anti-Berishiane edhe nga ana e një gazetari, i cili pak vite më parë ka qënë mbështetësi më agresiv i Sali Berishës.
Do të thojë dikush, “ç’lidhje kanë opozitarët e djathtë me suksesin e PS-së në zgjedhjet e ardhshme?” Lidhja është shumë e thjeshtë. Nëse sot Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi (fusni edhe Ilir Metën këtu) së bashku – arrijnë të marrin afro 15-20% të votave, ju siguroj se një nga këta do të propozohet nga Berisha (në një qeveri kualicioni) për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, dhe PS do të ngeli me gisht në gojë. Kjo do të ishte një lëvizje shumë e pritshme nga ana e Berishës pasi kështu ai i ka të gjitha mundësitë të largohet nga politika si fitues, të vendosi qetësisht në krye të PD-së pasardhësin që ai do, dhe t’i ofrojë familjes së tij mbështetje nga të
gjitha anët, duke inkluduar këtu presidentin dhe kryeprokurorin. Kur Ilir Meta dhe LSI nuk e patën problem të bashkohen me Berishën dhe PD në 2009-ën, ju garantojë se Spahiu dhe Topi nuk do të hezitojnë aspak të bashkohen përsëri me ish-padronin/bashkëpuntorin e mëparshëm. Inatet zbresin menjëherë sapo të bëhet nga ana e Berishës një ofertë e majme pushteti (si ajo që përmenda më sipër).
Prandaj është shumë e rëndësishme që PS nuk duhet të lëshojë aspak terren politik në luftën e saj opozitare. Çdo shteg i lënë hapur për partitë e tjera opozitare sot ka shumë mundësi të shndërrohet në një shteg të mbyllur për PS nesër. PS nuk ka përse të trembet nga retorikat dhe veprimet agresive; bile, si opozitë, populli pret që ajo të bëjë opozitë në përpjestim të drejtë më padrejtësitë e pushtetit. Sa më të mëdhaja padrejtësitë, aq me agresive duhet të jenë retorika dhe veprimet politike të opozitës. Është absurde të pretendosh dhe besosh se kjo qeveri është qeveri kusarësh dhe autokratësh dhe në të njëjtën kohë të pretendosh të bësh një politikë opozitare të
moderuar dhe të frenuar nga retorikat dhe veprimet agresive. Është thjesht absurde dhe nuk ka në të asgjë racionale dhe morale!
Opozitarizmi i moderuar i PS ka bërë që partitë e dyta të djathta, duke përfshirë dhe LSI, të grumbullojnë rreth vetes afro 20% të votave popullore. Nëse qëndron i pandryshuar, ky fakt do ta bënte konfigurimin politik pas zgjedhjeve të 2013-ës edhe më të vështirë dhe të paparashikueshëm. Çdo gjë do të bëhej objekt pazari, dhe jam i bindur se për të nxjerrë bllof palën kundërshtare, një parti e madhe do t’i ofrojë postin e kryeministrit një lideri të një partie të vogël politike. PS është më pak e favorizuar në këto pazare.
Prandaj është shumë e rëndësishme për PS të promovojë një strategji elektorale shumë më agresive dhe të përpiqet të mbledh pas vetes në një kualicion parazgjedhor çdo forcë politike të majtë, por jo LSI. Mbështetja tek forcat e majta ofron më shumë siguri për sukses, pavarësisht se fenomeni Xhuveli-Meta mund të jetë akoma kërcënues. Një kualicioni pas-zgjedhor me AK apo FRD për të krijuar një qeveri pa Berishën dhe Metën do të ishte shumë i mirëpritur nga ana e PS. POR, PS duhet të sigurohet që të fitojë peshën e duhur “elektorale” (numrin e mandateve) për të diktuar procesin e negociimit dhe natyrën e kualicionit paszgjedhor. Dhe kjo peshë elektorale mund të rritet dhe të jetë e sigurt vetëm përmes një bashkëpunimi parazgjedhor të gjerë brenda së majtës.
Botuar në gazetën DITA
Comments
Totalisht dakort me shkrimin

Totalisht dakort me shkrimin e zotit Prifti, duke shtuar qe fushate me agressive duhet te kordinohet edhe me nje fushate inteligjente shumeplaneshe dhe proaktive - duke ja hequr iniciativen ose duke mos rene pre e lojrave te Bishes-Metes-Nanos.

Gjithashtu Rama dhe nopozita duhet ta beje te qarte qe kushdo qe vazhdon te mbeshtese regjimin e Bishes-Metes sot duhet te perballet me transparence " te ashper" ligjore neser deri ne sekuestrim te pasurive dhe perballje penale e burgim. Kushti i vetem do te ishte p.sh me Meten qe nese rrezon Berishen para shkurtit 2013 - qe te tille individe duhet te linin politiken shqiptare dhe burimet financiare duhet te shiheshin me kujdes por jo te kercenoheshin per burgim dhe "shkaterrim" financiar ...

Bravo Bledi! Si gjithnje

Bravo Bledi! Si gjithnje konçiz dhe i sakte. Po fluturojne me presh ne by... si politikanet dhe paçavuristet(gazetaret gjoja) e majte, po harrojne qe Saliu per tu mbrojtur eshte gati per çdo paqe e per çdo lufte.

Ore pse te njejtin artikull

Ore pse te njejtin artikull une e kam lexuar nen autorisine e nje gazetari tjeter?

Nuk kam verejtje per

Nuk kam verejtje per analizen, duket me kuptim. Por kam verejtje per analizuesin!

Te me falin komentiesit e tjere qe po zhvendos vemendjen nga debati kryesor; por a eshte e tepert tu kerkojme analisteve dhe "opinion-beresve" te Tiranes qe te mesojne gjuhen shqipe?

"Kualicion"... sa klase fillore ka bere autori i ketij shkrimi? Me gjithe respektin e duhur qe ja kam borxh autorit dhe cdo njeriu tjeter ne kete bote, a eshte kjo menyra sesi shkruhet ne nje portal kombetar?

Jam dakord me zotin Prifti

Jam dakord me zotin Prifti kur thote se s'mund te besh opozite te moderuar me qeverine aktuale dhe pikerisht ketu PS ka humbur nje pjese te madhe te elektoratit, sidomos te rinjte e vendit qe jane me te prirur te votojne per partite e reja opozitare. PS s'mund te krijoje besim te njerezit sepse ka vetem dy deputete qe denoncojne aferat e qeverise, ndersa shume te tjere qe ulen ne parlament e marrin rrogen kot e mezi presin te vijne ne pushtet, ndoshta per te vjedhur me shume se keta te Berishes. Aty ku nuk jam dakord me kete shkrim eshte pjesa kur thuhet: "Kur Ilir Meta dhe LSI nuk e patën problem të bashkohen me Berishën dhe PD në 2009-ën, ju garantojë se Spahiu dhe Topi nuk do të hezitojnë aspak të bashkohen përsëri me ish-padronin/bashkëpuntorin e mëparshëm. Inatet zbresin menjëherë sapo të bëhet nga ana e Berishës një ofertë e majme pushteti". Zoti Prifti, jo te gjithe njerezit jane njesoj si Ilir Meta. Ketu kane gabuar gjithmone shqiptaret ne zgjedhje, mendojne se te gjithe jane njesoj dhe nuk dine te bejne dallimet mes njerezve e politikaneve. S'e di per Spahiun dhe personalisht nuk e pelqej, por kush e njeh mire Bamir Topin, e di se ai eshte njeri me dinjitet dhe nuk i shkel parimet e tij per pushtet.

Me pelqen komenti dhe eshte e

Me pelqen komenti dhe eshte e vertete se shume e shume shqiptare nuk e dallojne dot nje te keqe nga nje e keqe tjeter.

Analize shume e sakte dhe

Analize shume e sakte dhe origjinale. Eshte ashtu si thote autori. Sali Berisha ia "fal" karrigen e kryeministrit qe e ka te trasheguar nga i ati, nje partie te trete dhe te katert. Boll qe ajo te hyje ne koalicion me PD-ne. Dhe ketu merr fund loja pergjithmone. PS-ja del partia e pare, por mbetet ne opozite. Ndofta e meriton.

O Bledar,nuk eshte se PS po

O Bledar,nuk eshte se PS po leshon terren,as se ka terren bosh(elektorati asht tashme "toke e xanun").Ato numrat qe nuk i ka Saliu do ti manipuloje,siç ka bere deri me sot.Problemi themelor eshte se debati eshte virtual,dmth partite shpalosin gare vetem ne internet dhe forume,se ne baze nuk ka zgjedhes por hallexhinj.Kane filluar te shperndajne oriz dhe vaj per vit te ri,perveç"premtimit" te k/ministrit pensionisteve per kaposhin e vitit te Ri.Ne tere boten ky do trajtohej si spekulim i paster elektoral,vetem tek ne nje TRAP k/minister del e shet mend se e"mbajti"fjalen dhe u dha bakshish kaposhin tradicional.Se ku i gjen parate ky dallkauk nuk lodhet kush ta gjeje.Ti thuash ndonje te huaji se andej nga anet tona kaposhi pritet si bakshish nga mbreti eshte turp,se nuk kuptohet mire akoma se kush eshte mbreti(Sovrani)ne demokraci?Do nje hamendje te timen?Po,do fitoje PS,AK do marre deri ne 5%dhe FRD do jete e paperfillshme.I.Meta çfare do beje do thuash ti?"Dridhe Like" eshte nje fraze nga nje skeç ante'90,do behet aleat me Ramen.

Add new comment