Çarja tektonike e arsimit shqiptar (Pjesa II)

Postuar në 17 Prill, 2013 11:39
Sokol Bënja

Prezantim shkurt për ata që s’e kanë lexuar  dhe/ose koment shtesë për lexuesit e “Çarja Tektonike” (Pjesa I) (http://www.respublica.al/opinion/2013/04/12/carja-tektonike-si-shqiperia-po-i-afrohet-kontinentit-afrikan ):

Janë një sërë blloqesh, që krijojnë një hendek të madh mes kreut: si 1. Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut (shpesh këtu përfshijnë edhe vende si Australia, Japonia, Korea e Jugut, Singapori, Tajvani, etj.); 2. Europa Lindore dhe bllokut që për parametrat prezanton tabanin përsa i përket nivelit të zhvillimit – Afrika Sub-Sahariane ose Afrika e Zezë. Ndërmjet janë blloqe si: Amerika Latine, Amerika Qendrore & Karaibet, Azia Lindore, Azia Juglindore, Vendet e Paqësorit, Afrika e Veriut.

Përsa i përket Arsimit, Europa Perëndimore kishin parametra të lartë jo vetëm në Arsimin Fillor dhe Arsimin Bazë, pore dhe Arsimin e Mesëm, Arsimin Profesional dhe Arsimin e Lartë. Këto dy blloqe (dhe akoma ndërmjet vetë këtyre blloqeve) ka patur diferenca të konsiderueshme sidomos në Arsimin e Lartë, zhvillimin teknologjik e shkencor, por nivelet poshtë tyre kishin shifra të lartë. Blloqe të tjera kishin parametra jo të ulët në Arsimin Fillor dhe Arsimin Bazë por fillonin deficencat në Arsimin e Mesëm e sidomos në atë Profesional. Ka edhe blloqe si Afrika e Zezë dhe disa vende të varfra në blloqet e tjerë që vuanin në nivelet e Arsimit Bazë. Pozicioni i tanishëm i Shqipërisë është një rrëshqitje fenomenale nga kreu në tabanin gjeografik – krahasohet në shifrat e Arsimit fillor dhe Arsimit Bazë me Afrikën e Zezë.

Një lexues kishte komentuar me protestë kundër termit Afrika e Zezë. Nuk është term diskriminues por përshkrues dhe përdoret në dokumentet zyrtare. Përdoret termi Afrika Sub-Sahariane por dhe Afrika e Zezë. 24 nga 25 vendet më të varfra në botë ndodhen në Afrikën e Zezë – përfshi edhe Kenian që përmendej nga komentuesi më sipër.

Sic shihet më poshtë, janë kompromentuar në mënyrë konstante statistikat zyrtare – është vënë dorë deri tek Censusi. Qëllimi është të gjendet çdo mballomë për të mbuluar gropat e arsimit. Vënia dorë tek statistikat zyrtare komprometon në thelb çdo iniciativë për politika publike dhe faktikisht konfirmon privatizimin e shtetit.

 

Çarja tektonike (vijon nga Pj. I)

Analizë dhe verifikim i shifrave

Argumenti kryesor nga ana zyrtare është se nuk ka ulje të NNR, por, numri i ulët i të regjistruarve vjen për shkak të rënies së ritmeve të lindjeve (dhe rënies së numrit të popullsisë) uljes së numrit të fëmijëve/kësaj grupmoshe. Këtë argument e mbështet edhe shifra e dhënë nga Census 2011, për uljen e numrit të popullsisë. Nëse është kështu, NNR, raporti i numrit të fëmijëve në shkollë ndaj atyre të lindur nuk është problemor, dmth, nuk kanë ngelur fëmijë jashtë sistemit shkollor.

Të dhëna të rëndësishme dalin nga krahasimi i statistikave ofruar nga burime zyrtare. Tabela më poshtë jep popullsinë sipas grupmoshave në kolonën e dytë. Ndërsa në kolonën e tretë është llogaritur grupmosha duke marrë si burim shifrat e INSTAT për lindjet sipas viteve. Domethënë, sipas Census 2011, në këtë vit kishte 181.697 fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç. Duke mbledhur nga një burim tjetër, shifrat e INSTAT për fëmijët lindur mes viteve 2002-2006, rezultojnë 203.617 fëmijë, pra shifra e Census 2011 është 10.8%më pak. I njëjti krahasim nxjerr se Census 2011 jep një shifër për grupmoshën 10-14 vjeç më të vogël se shuma e fëmijëve lindur në vitet përkatës – 17.9% më të ulët. Për grupmoshën 15-19 vjeç kjo është 24.5 % më ulët.

grupmosha

Census 2011

Lindjet ne vite sipas INSTAT

pasaktësia

5-9vjeç

181,697

203,617

10.8%

10-14vjeç

233,376

284,273

17.9%

15-19vjeç

268,746

355,773

24.5%

20-24vjeç

243,645

398715

38.9%

 

Mund ta analizojmë edhe nga një këndvështrim tjetër. Marrim grupmoshën e fëmijëve lindur në vitet 1987-1995. Sipas shifrave të INSTAT, në këto vite kanë lindur(afërsisht) 693276fëmijë. Por, në statistikat që jep INSTAT, në vitin 2000-2001, gjenden në arsimin 8-vjeçar 535238 nxënës. Edhe nëse aplikojmë shkallën 92% të NBR (shkalla që jep Projekti i Bankës Botërore (2000-2004) deri në vitin 1998), popullata natyrale e kësaj grupmoshe do të përllogaritej në 581780 fëmijë, ose 84% krahasuar me shifrën që del nga lindjet në këto vite (INSTAT). Pra, edhe nëse grupmosha lindur në 1987-1994 ka emigruar gjate viteve 1990’ deri në 2000 në masën 16%, shifra e NBR me 92% përsëri del e pakontestuar. Ndërsa Census 2011 prezanton që nga grupmosha lindur në vitet 1987-1994, deri në 2001 ishin identifikuar prezent 84% në Shqipëri, pasi kryen shkollën. Pra 16% rezultojnë jo prezentë – mund të jenë jo të regjistruar dhe një pjesë e tyre mund të ketë emigruar. Por në vitin 2011 figurojnë “të emigruar” në masën 41% (grupmosha 16-24 vjeç përllogaritet me përafërsi sipas Census 2011 në 409913 vetë[1]). Ata që kanë jetuar në Shqipëri në dekadën e fundit absolutisht nuk e “gëlltisin” këtë deformim.

Është për t’u shënuar që edhe këto shifra për lindjet natyrale vështirë të jenë të sakta - nga autoritete që neglizhojnë marrjen dhe regjistrimin e të dhënave, dhe që kanë dëshmuar vullnet për të shtrembëruar të dhënat. Një numër I konsiderueshëm fëmijësh nuk janë regjistruar edhe pavarësisht vullnetit për shtrembërime: fëmijë lindur jashtë shtetit, ose fëmijë lindur në zona apo nga kategori të margjinalizuara që nuk kanë kontakt me zyrat e gjendjes civile, si psh., periferitë e qyteteve të mëdha, komuniteti rom dhe/ose egjiptian, fshatra të largët, etj. Nëse do të kishim një mekanizëm të saktë, masa e problemit do të dilte në përmasa shumë më të mëdha. Kalkulimet më sipër vetëm japin përllogaritje të përmasave brenda mundësive që japin shifrat e servirura nga pushteti, vullneti i të cilit nuk është në përputhje të plotë me preokupimin për çështjen. Të dhënat e sakta kushtëzohen nga vullneti dhe interesi për statistika të sakta, ekspertizë profesionale, që përsëri nuk do mjaftonin nëse institucioni I statistikave nuk do kishte burime të mjaftueshme teknike e financiare për të kryer punën.

Deri tani analiza ka shqyrtuar shifrat së jashtmi sistemit arsimor. Informacion me interes gjendet edhe duke analizuar brenda sistemit. Një mënyrë analizë është shqyrtimi i kohortës, dmth, shihet numri i nxënësve që hyjnë në një cikël dhe shihet sa për qind prej tyre dalin nga ky cikël dhe hyjnë në ciklin pasardhës. Më poshtë jepet krahasimi i kohortës së nxënësve që në 2005 hynë në Kl. 1 dhe në 2010 u regjistruan në Kl. 6. Kjo jep një pamje të kohortës përgjatë ciklit fillor. Jepet edhe ecuria e kohortës që hyri në Kl. 6 në 2005 dhe në 2008-2009 përfundoi Kl. 9. Shqipëria nuk ka patur lëvizje të vrullshme të nxënësve, kështu që tendenca e një kohorte mund të shihet si një mesatare e përafërt e kohortës në një cikël të caktuar.

  • Në 2005 u regjistruan  48502 nxënës në Kl. I. Kjo kohortë arriti  45632 nxënës regjistruar në  Kl. VI në 2010, dmth.,  94 për qind e kohortës hyrëse mbërriti në fund të fillores (cikli fillor u bë 5 vjet në 2005).
  • Më tej, në  2005, u regjistruan  57002  në Kl. VI cikli I lartë I arsimit 9-vjeçar, dhe kjo kohortë mbërriti deri në përfundim (Kl. IX) në 2008-9 në nivelin 52082. Gjithë kjo ecuri përfshin nxënës ngelës që kjo kohortë la, por edhe nxënësit ngelës që kjo kohortë mori në rrugën e saj dhe kështu shifrat balancohen  .
  • Nga ky numër që kaluan  Kl. 9, vetëm  51028 nxënës përfunduan arsimin bazë duke marrë Provimet e Lirimit dhe Dëftesën përkatëse, dhe kjo është 89.5 për qind e numrit fillestar në hyrje në  Kl. 6 në 2006. Duke I mbledhur bashkë humbjet përgjatë ciklit fillor dhe ciklit të lartë në arsimin 9-vjeçar, rezulton: 94 për qind (Kl. 1-5) x  89.5 për qind (Kl. 6-9) = 84 për qind.

Kjo rrëzon argumentin se kanë lindur më pak fëmijë, prandaj dhe rezultojnë më pak nxënës në shkollë. Analiza demonstron që fëmijët kanë lindur, por, vetëm brenda ciklit 9-vjeçar kanë “humbur” në masën 16%. Kësaj i duhet shtuar edhe X% e fëmijëve që nuk iu afruan shkollës (dmth., nuk u tërhoqën) kur ishin 6 vjeç. Dhe dihet që kur humbja përgjatë ciklit është deri 16% (mund të jetë më tepër por kaq japin të dhënat prodhuar nga MA), X% që nuk i janë afruar shkollës kanë X të ndryshëm nga 0. Në statistikat raportuar në 2009 nga MA tek UNESCO Institute for Statistics, (që mund të shiheshin deri në 2012 pasi tani janë hequr), tërheqja e fëmijëve në Kl. I ishte 66%. Kjo në fakt nuk është reale pasi nuk merr në konsideratë ata fëmijë që vërtet nuk hynë në Kl. I kur ishin 6 vjeç, por hynë 7 vjeç. Korrigjimin e saj e kryen një shifër tjetër (Adjusted Intake Rate) që për 2009 është 79%. Nëse kjo është e vërtetë do të ishte katastrofë, por ndoshta është e ekzagjeruar për shkak të menaxhimit të pasaktë të statistikave nga MA. Sidoqoftë duket qartë që është e ndryshe nga 0. Nëse kësaj i përfshihet edhe humbja gjatë ciklit 9-vjeçar që kohorta përfundon në nivelin 84%, shifra e 80% për NNR në Arsimin Bazë (9-vjeçar) është absolutisht e paçuditshme. Këtu ka vend t’i rikthehemi analizës së Bankës Botërore që në 2000 (perceptim dhe konstatim që MA refuzoi ta pranonte), që, rënia e regjistrimeve ishte duke ndodhur dhe jepeshin edhe arsyet.

Projekti i BB në 2000, jo vetëm e perceptoi rënien, por edhe vuri në dukje faktorët që e kishin shkaktuar. Përkeqësimi i infrastrukturës fizike (kjo çoi në mbylljen e një numri të konsiderueshëm shkollash) ishte vetëm një nga shkaqet. Shkaqe të tjera përmendur në raport janë:

  • Cilësia e ulët e arsimit. Studimet kanë treguar se, atje ku mësuesit janë të mirë, frekuentimi është i lartë, pavarësisht vendndodhjes gjeografike të shkollës. Cilësia e ulët e arsimit e rrit interesin për ta përdorur ndryshe kohën, psh., ka rritur interesin drejt punësimit.
  • Rënia e konsiderueshme e  regjistrimeve shkaktohet edhe nga niveli i ulët i shkollës që e ushqen, dmth, niveli i ulët i fillores është një nga shkaqet që nxënësit braktisin klasat e larta të 9-vjeçares apo më tej, të mesmen..
  • Ofertë e varfër për kualifikimin apo arsimin tekniko-profesional, ose, edhe ku ofrohen kanë pak lidhje me tregun e punës
  • Mundësitë reale të punësimit
  • Frika e prindërve në disa zona për kërcënimin e dhunës ndaj fëmijëve të tyre
  • Shumë shkolla janë strukturalisht të pasigurta, jo-sanitare, dhe mungon ngrohja
  • Familjet më të varfra nuk kanë mundësi financiare të mbështesin fëmijët për studime universitare, çka sjell dekurajim edhe për ndjekjen e niveleve bazë të arsimit

Përsëri me fabulën e statistikave zyrtare

Institucionet tona jo vetëm kanë shtrembëruar të dhënat tona por kanë vënë dorë edhe në statistikat e të tjerëve. Në Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (p. 5), tabloja rajonale për NNR në Arsimin Bazë (arsimi 8 ose 9-vjeçar) paraqitet:

Albania

Europe

Serbia

Macedonia

Croatia

Slovenia

92

95

96

93

90

93

 

Ndërsa tek dokumenti I Projektit “Cilësi e Barazi në Arsim” (2006), për Serbinë jepet shifra 65.9%. Por, duke I egzaminuar të dhënat më sipër tek statistikat e UNESCOs rezulton që Serbia & Mali I Zi kanë shifrën 98.3% në 2007, Sllovenia 96, Kroacia 90% neto dhe 98.9% si NNR e përshtatur, ndërsa Shqipëria me NNR 80.8 % në 2009.

Gabime të tilla nuk ndodhin në sferën e ekspertëve dhe vështirë të pranohet aksidenti apo neglizhenca në dokumente të tilla kaq serioze. Gjithçka ishte në funksion të argumentit “Shqipëria nuk ka pse shqetësohet për aksesin e fëmijëve në arsimin bazë”. Përgatitet mesazhi se nuk ka vend për shqetësim dhe pozicionohet për të mos ndërmarrë ndonjë hap të rëndësishëm.

Një moment tjetër ku standardi profesional është injoruar është edhe brenda të dhënave të raportuara. Kështu psh., në të dhënat që institucioni zyrtar i ka raportuar UNESCOs për 2009, (UNESCO Institute for Statistics, 2011), për arsimin bazë jepet NBR 119% dhe NNR 85%. Diferenca NBR – NNR përbëhet vetëm nga:

  1. Nxënësit që hyjnë në Kl. 1 shtatë vjeç ose më lart, që, pas moshës 14 vjeç që përfundonte mosha ligjore për shkollën 8-vjeçare, përllogariteshin në NBR por jo në NNR
  2. Nxënësit ngelës, që, pas moshës 14 vjeç që përfundonte mosha ligjore për shkollën 8-vjeçare, përllogariteshin në NBR por jo në NNR.

Sipas të dhënave zyrtare të MA, nxënësit përsëritës përbëjnë 1-2% në klasa të ndryshme. Prej këtyre, kryesisht nxënësit përsëritës në Kl. 8 janë në NBR por jo në NNR. Pra 1-2% pjesëtuar me 8 është i papërfillshëm. Nxënësit që hyjnë mbi 6 vjeç në Kl. 1 janë kryesisht ata 7 vjeç. Sipas të dhënave raportuar në UNESCO, hyrja/tërheqja në Kl. 1 për Shqipërinë në 2009 ishte 66%. Ndërsa shifra e përshtatur, që përfshin fëmijët 7-vjeçarë pasi faktikisht edhe kjo moshë konsiderohet si moshë legale për hyrje në Kl. 1, ishte 79%. Pra rezulton afro 13%, që, pjesëtuar me 8, ndikon që NNR të jetë 1-2% më ulët se NBR. Maksimumi diferenca NBR – NNR në Shqipëri ku hyrja në Kl. 1 është kryesisht e rregullt, dhe ngeljet janë sfumuar përtej standardit racional dhe profesional, nuk është më shumë se 3%, por në shifrat raportuar UNESCO’s del 34% - që nuk është një gafë e thjeshtë teknike.

Në statistikat zyrtare, MA e jep NBR afërsisht 10% më të lartë se NNR që përsëri shton kaotikën krahasuar me shifrat raportuar më sipër dhe realitetin e nxënësve. MA nuk ka qenë konsistente edhe me shifrat numerike dhënë për një vit të caktuar në statistikat zyrtare.

Në një bisedë me një nga ekspertët e huaj angazhuar nga Banka Botërore në projektin shqiptar “Reforma Arsimore” 2000-2004, ky i fundit theksoi që kemi qenë në luftë të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit për marrjen e të dhënave (“You had to fight to get the data”[2]). Më tej, në përgjigje të pyetjes për vende të tjera nëse ishin kaq rezistente, më tha që edhe në disa nga vendet e Afrikës e ndeshje këtë situatë, ndërsa në Azi (me vendet e pazhvilluara) kjo situatë nuk ndeshej.

(vijon)

 

 

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Serish do duhet falenderuar Sokoli per infrormacionin impresionues qe na ofroi!</p><p>Një nga karakteristikat e individeve post-komunistë,&nbsp; qe marrin pushtetin per te neperkembur shtetin, eshte demagogjia - e perdorur pa cak nga regjimet totalitare. Duket harrojne se se ne demokraci, askush nuk mund ta marre shtetin - qofte dhe aq i marre sa&nbsp; Saliu yne. Kwshtu, gjethja e fikut - alias demagogjia (ne kete rast e shifrave) - bie. Ajo qe duket, eshte mjerimi qe lë pas aventura e çmendur per pushtetin e perjetshem. Dhe paradoksi shqiptar po tregon se te humburit e medhenj jane pikerisht ata qe i besuan dhe mbeshteten me shume Saliun. Nejse, qofshin te shkuara!</p><p>Sokolit pergezimet e mia!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.