Policët më në fund ‘paskan vendosur’ të zbatojnë ligjet e Republikës!!!!

Postuar në 19 Shkurt, 2012 06:40

Ju ftojmë ta lexoni me vërejtje këtë lajm, që shumëkujt mund t’i duket normal, por që në fakt është shumë i çuditshëm (marrë nga Panorama online): “Prej mëngjesit të djeshëm, në kryeqytet, është vënë në zbatim një plan i posaçëm masash që ka për qëllim verifikimin e automjeteve që përdoren nga punonjësit e Policisë, kryesisht ato që janë me targa të huaja. Ky plan masash vjen në zbatim të një urdhëri të drejtorit të përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, që thotë se ‘urdhërohen të gjithë punonjësit e policisë që në zbatim të dispozitave të Kodit Rrugor, të plotësojnë dokumentacionin e automjeteve në përdorim të tyre’. Për çdo rast kur konstatohet se lëvizin pa dokumentet e nevojshme, të bëhet bllokimi i automjeteve dhe të fillojë ecuria disiplinore për çdo rast të moszbatimit të urdhrit”. Pyetje: Pse u dashka një vendim i kryepolicit për të urdhëruar policët të respektojnë ligjet, më konkretisht dispozitat e Kodit Rrugor? Mbi ç’logjikë e ligj deri tani policët na paskan qenë të lirë të mos i respektojnë këto dispozita?

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Tunduni prej vendit ! S&#39;ben vaki kjo &#39;mrekulli&#39; ! Me siguri lajmi duhet te jete ne sferen &#39;me the te thash&#39;.</p>

Submitted by Besi (not verified) on

Mire do ishte qe Burgaj te nxirrte nje urdher edhe per ata police qe punojne taksi pas turnit...

Submitted by Blerim (not verified) on

<p>Sa qesharak jemi, o Zot!</p><p>Nuk gjen nje institucion apo sektor te administrates se ketij shtetit te jete serioz nje dite te vetme, prej mengjesi deri ne darke.</p><p>Po deshet shikoni president Bamirin. Pas tri ose keter ditesh kujtohet te njoftoje mediat se e ka pasur ftesen nga Ambasada e Kosoves dhe se ka bere edhe urimin e duhur.!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.