Kur përfundoi Lufta II Botërore në Shqipëri? Fischer thotë: As më 28 e as më 29 nëntor

Më 28 nëntor kanë ikur gjermanët nga Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore? Apo më 29? Ne kemi ngecur prej 20 vjetësh në llucën e këtyre datave, ndërkohë që historiani Bernd Fischer e nxjerr këtë debat të natyrës historike edhe të tepërt, edhe të kotë. Për dy arsye, sipas tij.
Së pari, dokumentat gjermane thonë se gjermanët e fundit kanë ikur më datë 4 dhjetor. Ai thotë se kjo nuk mund të vërtetohet në mënyrë definitive, por “në dokumentet gjermane që kam parë ata janë larguar në datën 4 dhjetor”. E së dyti, thotë ai me plot të drejtë (është thënë dhe nga zëra lokalë kjo gjë), “nuk mendoj se datat kanë shumë rëndësi. Në Shtetet e Bashkuara edhe pse kemi përplasje historike për datën e Deklaratës së Pavarësisë e festojmë atë në 4 korrik, por mendoj se ajo merr thjesht një natyrë simboli”.
Lidhur me natyrën civile të Luftës Nacional-çlirimtare, ai është i sigurtë. “Po, ka pasur luftë civile”, thotë Bernd Fischer, njohës i mirë e historisë së Ballkanit e të Shqipërisë.
Re.Pu.
Comments
Gjate LDB dhe deri ne

Gjate LDB dhe deri ne qershor te viti Enver Hoxha e kishte vue Shqipnine nen Jugosllavine e Titos. Ketu jeten e vendit e komandojshin jugosllavet dhe UDB-ja. Ne ne shkolla kendojshim kenge jugosllave dhe bejshim thirrje "Enver-Tito-Stalin" , "Rrofte miqesia e pa thyeshme me popullin jugosllav". Urdherat e arrestimeve te intelektualve dhe patriotve shqiptare i jepshin ne Ministrin e mbrendshme dhe ne deget e mbrendeshme emisaret ubs-ista te Titos. Ato komandojshin jeten e vendit. Pra ato percaktuen edhe diten e largimit/(çlirimit) te Shqipnise nga ushtria gjermane. Me ka pase treguar me gojen e vet Koli Bozo nga Lushnja, komandant i nji batalioni partizan, komunist qe nga viti 1939, se kur perpiqeshim me gjermanet neve kishim frike dhe ikshim nder male. Gjermanet u terhoqen nga Shqiperia, nuk iken.

Po pse duhej te vinte Fisher

Po pse duhej te vinte Fisher qe te na thoshte se ishte lufte civile? Kete e dinim. Pse jemi kaq ksenofile?

Me politiken e salimalokut e

Me politiken e salimalokut e te frikes vendi eshte çorientuar ,lapidaret jane prishur e fshire datat ,ky malok nuk njeh as Gjergj Kastriotin

por vetem te prishe çti zere dora dhe çlirim quan vetem kohen kur erdhi vet ne pushtet ,mallkuar ata qe i mbajne anen se votat i tjeterson.

Nga Edi nuk do tja dije shpresat jane tek Aleanca Kuq e Zi.

Add new comment