Hetimet, na ka vjedhur CEZ-i. Pse, vetëm ai?

Shtypi dhe media vizive jane mbushur keto dite me lajme mbi nisjen e hetimeve nga Prokuroria ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ Shpërndarja pas denoncimit të një qytetari , sipas të cilit, çekët mbifaturojnë abuzivisht qytatarët, madje vjedhin edhe shtetin.
Për aq kohë sa kjo çështje po hetohet, nuk na lejohet të bëjmë komente mbi faktin nëse CEZ është i fajshëm apo jo. Ndoshta për të bërë një vlerësim subjektiv vlen eksperienca e secilit gjatë këtyre dy viteve e ca, që kur CEZ ka marrë shpërndarjen.
Por nëse i marrim të mirëqena akuzat, a mund të themi se është vetëm CEZ ai që na vjedh? Jo. Ne vidhemi tek pesha e bukës, orizit, sheqerit, tek sasia dhe cilësia e karburantit, djathin na e bëjnë me niseshte, bukës së zezë i shtojnë pigment, të bardhën e mbysin me maja, domatet dhe perimet e tjera i pjekin me zor me injeksione, etj etj.
Madje edhe nëse nuk na vjedhin, gjejnë lloj lloj marifeti për të nxjerrë përfitime shtesë në kurrizin e konsumatorit. Për të gjitha këto, organet mund të nisin një hetim të ngjashëm me atë të CEZ-it. Fundja, pjesën më të madhe të PBB-së sonë e përmbën konsumi, prandaj kjo kërkon një vëmendje më të madhe të autoriteteve.
Ky është sinjal pozitiv që Prokuroria nis hetimet (nga rastet e rralla përveç atyre flagrante) me akuzën e abuzimit, por le të shërbejë kjo si një gur themeli në drejtim të mbrojtjes më të madhe të konsumatorit.
S.E.
Comments
Shih rrushi rrushin e piqet,
<p> Shih rrushi rrushin e piqet, thone. Mos shohim dhe ne 'hajdutet' qe na rrethojne e piqemi si hajdute? Pastaj cfare do te bejme valle?</p>
Ka vite qe po na vjedh
<p>Ka vite qe po na vjedh shteti. CEZ eshte pjese e ketij shteti. Ai vjedh se eshte shteti qe planezon vjedhjen e ketij populli. Por populli nuk e din se si CEZ e vjedh. E kam fjalen per atë pjese te popullit qe paguan energjine. Ata qe nuk kane punuar te korruptojne faturistet apo policine elektrike i kane matesat e energjise te tille qe, p.sh., per nje llampe 100w, e cila ne 10 ore harxhon 1 KW, regjistron me shume, ndersa, po per te njejten llampe, per ata qe e kane korruptuar me leke ne dore faturistin apo policine elektrike, matesi regjistron me pak. Si mund te spjegohet qe lokalet me ekspres kafeje, frigorifere pa numer, ngrohes uji qe nuk stakohen ndonjehere, paguajne sa familjaret, ose vetem pak me shume se nje familjar? Futju llogarise o popull. Dije o CEZ se nuk ka budallenj, por ka njerez qe nuk e dine se çfare te bejne. Mire eshte te mos vije dita qe te kete njerez qe nuk e dine se ç'bejne.</p>
Add new comment