François Hollande francezëve: Keni nevojë për një president normal? Më keni mua

Postuar në 14 Shkurt, 2012 04:39

Socialisti François Hollande – kështu thonë sondazhet – është shumë përpara Sarkozy-së. Sikur të votohej sot, Hollande do të kish një avantazh mbi 10 përqind të votave. E gjasat janë që ky avantazh të mbajë deri në fund. Francezët duken të vendosur të ndëshkojnë atë që ka qenë në fokus të refeltorëve të medias më shumë për histori rozë, për gossip, për divorcin e për lidhjen me Carla Brunin, se sa për bëmat presidenciale. Prandaj premtimi kryesor i kandidatit Hollande është shumë i thjeshtë. “Unë do të jem një President normal”, thotë ai në thelb.

Sarko ka shpresë në dy faktorë: 1. Tek faktori Merkel; kjo e fundit do ta ndihmojë gjatë fushatës me praninë e saj në tubime; dhe 2. Tek roli i fortë që Sarko vetë ka luajtur në skenën ndërkombëtare. Mirëpo, të dy këta faktorë nuk është se kanë shumë peshë në zgjedhjet franceze. Madje, ka gjasa që prania e Merkelit të bëjë efekt të kundërt.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ericom (not verified) on

<p>C&#39;lidhje ka titulli me permbajtjen?</p><p>Titulli nenkupton nje kandidat te majte prepotent qe kerkon tu imponohet francezeve, nderkohe qe permbajtja ben nje pasqyre te pjesshme te realitetit. Nuk e kuptoj lidhjen midis tyre...</p>

Submitted by Plaku Balo (not verified) on

<p>Hahaha, pjesa me e forte e artikullit eshte qe Sarkozi pret qe faktori Merkel ta ndihmoje, nderkohe qe shume franceze do votojne kunder Sarkozise vetem sepse ju perul Merkelit kohet e fundit.</p>

Submitted by Gusmari (not verified) on

<p>@ PLaku Balo - Jo te gjithe ! vetem ata francezet qe &quot;per inat te sime vjerre shkoj e fle me Erion Bracen&quot;!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.