Fabio Capello lë kombëtaren angleze disa muaj para Europianit

Postuar në 08 Shkurt, 2012 14:23

Fabio Capello nuk është më trainer i Kombëtares angleze. Ka dhënë dorëheqjen. Dhe Federata e futbollit anglez ia ka pranuar fët e fët, disa muaj para kampionatit europian që Capello mezi po e priste me shpresën për të arritur një rezultat të mirw edhe me një kombëtare; për më tepër, me një kombëtare të famshme, që nuk ka mundur të fitojë një kompeticion prej dekadash të tëra.

Ka qenë një konflikt mes Capello-s e Federatës angleze, dhe zjarrit të këtij konflikti i kanë fryrë gazetat londineze, të cilat kanë qenë që të gjitha të rreshtuara kundër italianit ‘arrogant’. Ky i fundit, ndërsa Federata kish marrë vendimin që John Terry-t t’i hiqej shiriti i kapitenit të kombëtares për shkak të një fyerjeje me ngjyra raciste që ai i kish bërë Anton Ferdinand-it të skuadrës ‘Queen's Park Rangers’, kish deklaruar në një një televizion italian se kapiteni i tij do të mbetej John Terry. Kaq duhej që gazetat të bëheshin tok kundër Capello-s, i cili sot, pasi dha dorëheqjen, u mjaftua të thosh: “Anglezët ‘kanë shpikur’ parimin juridik të prezumimit të pafajësisë, dmth parimin që thotë se tjetri ëhstë i pafajshëm deri sa të provohet se është i fajshëm, por kur vjen puna në praktikë, sillen ndryshe”.

Vendin e Capello-s ka shumë gjasa ta zërë traineri i Tottenham-it, Harry Redknapp.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dibroni (not verified) on

<p>Po anuk e pyti ni her zenelen, bucen time ki Kapelo para se te myllish kontraten me anglezet? Zeneli po flen nani nani se a lodh gjith diten tu bo gojore.</p>

Submitted by Vipat Shqiptar (not verified) on

<p>Tashi Te shikojnei Keto &nbsp;A Ecen Perpara Anglia A jo ?&nbsp;<br /><br />Sepse Kjo eshte e patolerueshme,,,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.