Dhunë mbi nxënës shqiptarë në Maqedoni. Autorët janë njerëz me maska

Postuar në 08 Mars, 2012 05:45

Top-channel jep lajmin, se mbrëmë në afërsi të Shkupit janë rrahur 15 nxënës shqiptarë. Këta të fudnit kanë qenë duke lëvizur me mikrobuz për në fshatin e tyre, Çiflik, dhe në një moment ndalohen nga njerëz me maska. Këta të fundit nuk kanë qenë një e dy. Kanë qenë një bandë e tërë. Njëzet vetë. E kanë ndaluar mikrobuzin, kanë hyrë në të dhe kanë ushtruar dhunë të shpërpjestimuar mbi nxënësit, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë në spital.

Është hedhur dyshimi se dhuna është e motivuar etnikisht, por deri tani mungojnë provat që të çojnë në këtë përfundim. Është e çuditshme se si – këtë e thotë Top-channel – nuk ka ende një reagim nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë; të paktën, deri në momentin që është traansmetuar lajmi (disa orë pas mesnatës).

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.