BE-ja ka dy kushte kryesore: reformën zgjedhore dhe hetimin e 21 janarit

Duket se ka një shqetësim përparësor lidhur me reformën zgjedhore, dhe ky shqetësim shihet tek shumë faktorë të këtushëm, por edhe tek faktorë ndërkombëtarë. Kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, ecën në këtë linjë në një intervistë që ka dhënë për Top-channel-in. “Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen. Në lidhje me reformën zgjedhore e cila po vazhdon prej një kohe kaq të gjatë, rekomandimet e ODIHR-it duhet të përfshihen në legjislacion dhe ligjet duhet të përgatiten shumë mirë, jo në momentin e fundit, por shumë përpara si dhe duhet të jenë rezultat i dialogut të partive politike. Vetëm atëherë do të jetë e besueshme se mund të presim zgjedhje të mira në Shqipëri.”
Por Kukan, brenda të njëjtit paragraf, ka thënë diçka të sikletshme për qeverinë (Kukan është i djathtë): “Reforma zgjedhore nuk është kushti i vetëm. Ju e dini që janë hetimet e ngjarjeve të 21 janarit ....”. Përfshirja e hetimit të 21 janarit si kusht për avancimin e procesit të integrimit e komplikon ca më shumë situatën e Berishës.
Re.Pu.
Add new comment