Zjarr në një parking makinash në “Don Bosko”. Nuk ka të lënduar

Postuar në 01 Prill, 2013 14:54

 

Një zjarr është shkaktuar në një parking makinash  në zonën e “Don Boskos”, pak  minuta më parë. Sipas informacioneve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dyshohet se nga zjarri i rënë në parkingun e kompleksit ‘Vizion Plus’ janë djegur disa makina. 

Roja i parkingut ka deklaruar fillimisht të ketë parë të paktën dy makina që digjeshin. Sipas policisë makinat e djegura janë një Ford me targë AA 081 CJ dhe një makinë tjetër tip "Mitsubishi".

Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse, ndërsa raportohet se nuk persona të lënduar. Nga burime në vendngjarje, mësohet se CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike në zonën ku rënë zjarri për arsyje sigurie.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.