Zhdukja e Bleonës, nën hetim gjyshi, halla dhe kushërira

-Gjyshi, halla dhe kushërira e parë e të atit të Bleona Matës do të dëshmojnë sërish para Krimeve të Rënda në lidhje me gjithçka dinë dhe dyshojnë për ngjarjen e 22 majit të vitit 2010. Arrestimi i Begzim Isës, djalit që studion në Kosovë në një degë mjekësore, duket se ka futur në rrugën e duhur grupin e hetimit. Referuar të dhënave që vijnë nga grupi i hetimit bëhet me dije se kthimi në pikën e fillimit, për të rindërtuar edhe njëherë gjithë skenën e krimit të rëndë dhe të paprecedentë, kërkon ridëshmi të të gjithë personave që kanë patur lidhje me vajzën e vogël, që kanë kontaktuar të fundit me të, si dhe dëshmia kyçe besohet se do të merret nga gjyshi i Bleonës, i cili shihet nga grupin i hetimit të Krimeve të Rënda si person kyç për shoshitjen dhe orientimin e kërkimeve për gjetjen e Bleonës. Studenti i arrestuar, mësohet se ka dhënë në polici dhe prokurori fakte të forta për të besuar se mund të shkohet tek e vërteta e rrëmbimit dhe e zhdukjes së vajzës së vogël.
Policia në punën e saj disaorëshe për zbulimin e shkakut të grabitjes së fëmijës dhe më pas të torturimit të tij, ka arritur në konkluzionin se 20-vjeçari ka vepruar në shenjë hakmarrjeje për një sherr mes tij dhe të atit të fëmijës.
SHEKULLI
Add new comment