Xhelati i Dibrës, "rrëfen" vrasjen e vajzës së tij shatzënë, sot në gjyq.

Postuar në 31 Maj, 2014 03:58

Doksan Dushku, burri i moshuar që mori përsipër krimin e rëndë dhe të paprecedent të vrasjes së të bijës, ka rrëfyer për policinë edhe personin, për të cilin ka dyshime se mund të ishte i ati i fëmijës së të bijës. Madje ai ka treguar edhe lidhjen miqësore që ka patur me personin, i cili sipas të dhënave i përket të njëjtit fshat. Policia mban sekret emrin e personit, ndërkohë që mësohet se orëve të vona të mbrëmjes së mërkurë edhe kryer edhe ceremonia mortore e vajzës 21vjeçe që u ekzekutua me 8 plumba nga babai i saj. 69-vjeçari bëhet e ditur se i ka treguar me detaje para punonjësve të policisë së Dibrës gjithçka që i ka treguar vajza e tij dhe më pas për të shuar gjurmët e shtatëzanisë së saj ai ka vendosur ta vriste. Ndonëse policia ka dyshime të forta se në krim ka marrë pjesë edhe njëri prej djemve të Doksan Dushkut, nga mënyra se si e ka rrëfyer ngjarjen burri, mësohet se ka shkarkuar nga përgjegjësia ligjore të dy djemtë. 

Referuar të dhënave të pakta që dalin nga policia e Dibrës në lidhje me dëshminë e personit që vrau vajzën, bëhet me dije se personi që kishte krijuar lidhje me 21-vjeçaren ishte një njëri i njohur për familjen dhe se sipas autorit të krimit, asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja që mund të abuzonte në familjen e tij. Mbajtja e krimit “Djemtë nuk kanë lidhje me atë histori. I kërcënova se do t`i vrisja nëse do të tregonin për ngjarjen. Gjithashtu i kërcënova se nëse do të afroheshin do t`i vrisja edhe ata”. Kështu e ka shpjeguar mosimplikimin e tre djemve të tij Doksan Dushku para policisë së Dibrë. I moshuari duke kuptuar se skenari për të mbuluar vrasjen e vajzës si një ngjarje aksidentale ka dështuar, babai i viktimës, ka pranuar të rrëfehet para oficerit të policisë gjyqësore me detaje për krimin monstruoz të vrasjes së të bijës. Gjatë marrjes në pyetje, sipas policisë, ai ka pranuar të tregojë një pjesë të së vërtetës, duke pretenduar se ai e ka vrarë të bijën dhe se   ka marr pjesë i vetëm në krim. 

Burimet policore thanë se 69-vjeçari ka pretenduar se ai e kishte vrarë Fatmirën për nder, pasi e kishte kapur, duke u shoqëruar me një person të fshatit. Ai ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes, duke dhënë disa prova për grupin hetimor, e duke shfajësuar djemtë e tij, sipas të cilit, i kishte kërcënuar që të mos tregonin, pasi do i vriste edhe ata. Madje, babai ka treguar edhe ku e kishte lënë armën e krimit, ndërkohë që policia ka vendosur arrestimin e tij për “vrasje në familje”, që tashmë konsiderohet një vepër e rëndë penale. Madje, për hetimin e mëtejshëm të saj, mësohet se drejt Dibrës është nisur një prokuror i Krimeve të Rënda, i cili do të drejtojë hetimet e mëtejshme për këtë çështje. Reagimi Ngjarjet e njëpasnjëshme ku në qendër kanë qenë krimet familjare ka bërë që të reagojnë bashkësitë fetare. 

Reagimi i tyre ka ardhur pas ngjarjes në Fushë-Kuqe të Matit, ku nëna vrau vajzën dhe më pas kreu vetëvrasje, por edhe për rastin më të fundit në Peshkopi ku 21-vjeçarja e cila ishte 5 muaj-she shtatzënë është vrarë nga familjarët e saj. “Dënojmë me forcë këto akte dhe çdo formë tjetër të krimit apo dhunës brenda familjes, të cilat cenojnë rëndë familjen dhe jetën e individit, si e drejtë hyjnore dhe kushtetuese. Ne besojmë se familja është bërthama e shoqërisë, shkolla e vlerave dhe e dashurisë dhe si e tillë, duhet të bëjmë çmos që ta mbrojmë atë nga krimi dhe dhuna. Jeta është dhuratë e Zotit dhe si e tillë askush nuk ka të drejtë ta cenojë apo ndërpresë atë. Përtej këtyre ngjarjeve të rënda, ne theksojmë se familja është institucioni i vetëm ku buron jeta dhe dashuria, prandaj të gjithë duhet ta mbrojmë me forcë këtë institucion kaq të rëndësishëm duke sjellë në vëmendjen e shoqërisë se dhuna kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhja e problemeve në familje.” – thuhet në deklaratën e përbashkët të Bashkësive fetare dhe Komitetit Shtetëror për Kultet. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/xhelati-i-dibres-rrefen-vrasje...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.