Vullin e quan Kosovën hapësirë, jo krahinë

Mitrovicë, 6 janar – Dëshiroj që ky të jetë viti i unitetit, që do të mbahet mend për atë që, pas shumë dekadash, të gjithë jemi pajtuar kur është në pyetje Kosova, deklaroi sot në Mitrovicë drejtori i Zyrës për Kosovën i qeverisë serbe, Aleksandar Vullin.
“Dëshiroj që këtë vit të dakordohemi se nuk ka shpërbërje të institucioneve tona dhe ndërprerjes së pranisë së shtetit të Serbisë në këtë hapësirë”, tha Vullin, i cili mori pjesë në liturgjinë për buzmin në kishën e shën Dimitrit në Mitrovicë, raporton agjencia e lajmeve Fonet.
“Qëndroni kësisoj siç jeni. Mos pushoni të besoni në nënën tuaj dhe që Serbia do të jetë këtu, edhe më shumë seç ka qenë deri tashti”, porositi ai serbët e Kosovës (në të dy rastet ai e quajti Kosovën hapësirë, e jo krahinë).
Dua më shumë punë, jetë më të mirë, të fillojmë t’i ngjasojmë vetes, të tillë çfarë kemi qenë dhe t’iu lëmë përshtypje të mira atyre që do të vijnë pas jush, përfundoi ai.
Koha Ditore
Add new comment