Vrasja e tre fëmijëve në Itali, dyshohet nëna, në kërkim babai .

Postuar në 09 Mars, 2014 06:25

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare ku nëna dyshohet të ketë vrarë me thikë tre vajzat e saj, përkatësisht 13, 10 dhe 3 vjec të cilat janë gjetur të pajeta  në Lecco, rajoni i Chiuso në Itali.

Sipas mediave italiane, dyshohet se tre vajzat janë vrarë nga e ëma 37 vjecare e cila ishte divorcuar kohë më parë.

Motivet e këtij krimi dyshohet të jetë jeta e vështirë ekonomike e familjes shqiptare e cila ndihmohej nga Caritasi.

Alarmin e kanë dhënë fqinjët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë e cila e ka gjetur gruan të plagosur ndërsa 3 vajzat e saj të pajetë.

Menjëherë gruaja është ndërguar me urgjencë në spital dhe sipas mediave italiane ajo është në gjende të rëndë.

Sipas mediave italiane, policia po përpiqet të kontaktojë me babain e fëmijëve por është e vështirë pasi ai ishte divorcuar dhe nuk jetonte më me familjen.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike të ndodhur në familjen shqiptare e cila prej vitesh jetonte në Itali.

Ndërkohë një deklaratë është bërë dhe nga ministri i Brendshëm Alfano i cili ka deklaruar se nuk do të reshtin kërkimet për gjetjen e vrasësit derisa ai të vuajë dënimin për vrasjen makabre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.