Vrasja e Ilia Karelit, prokuroria greke ngre akuzë ndaj 15 gardianëve.

Rreth 15 gardianë të burgut Nigritas pritet të dëshmojnë ne cilësinë e të pandehurit para hetuesisë greke, për çështjen e vrasjes dhe masakrimit të shqiptarit Ilia Kareli.
Mediat greke njoftojnë se ata do të paraqiten në hetuesi ditën e shtunë, por gjithsesi, mësohet se mund te kërkojnë me shume kohe, pasi avokatët e tyre, duan te njihen me dosjet e akuzës.
Organet gjyqësore do te vendosin nëse ndaj tyre, do të merret apo jo, masa e paraburgimit.
Sipas burimeve gjyqësore, te cituara nga agjencia ANA, 15 të pandehurit akuzohen për ushtrim torture me pasoje vdekjen e personit.
Sipas të njëjtave burime, akuza nuk rëndon vetëm mbi të pandehurit që kanë kryer aktin monstruoz, por edhe ndaj të tjerëve, që nuk bënë veprimet e duhura për të parandaluar këtë akt.
Në listën e 15 të pandehurve, nuk përfshihet drejtori i burgut të Nigritas, i cili gjithashtu akuzohet për mbrojtje të personave që kryen një akt kriminal.
Në të njëjtën kohë po vazhdojnë hetimet edhe ndaj punonjësve të burgut të Malandrinos, ku Ilia Kareli vrau gardianin grek më 25 mars.
Add new comment