Vrasja e djegia e dy të rinjve në Durrës, dëshmitarët: Pamë tmerr me sy.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 04:56

Ajo që na panë sytë mbrëmjen e së enjtes ishte horror. Është pak të them që burra, gra e fëmijë u tmerruan jo vetëm nga shpërthimi dhe djegia emakinës, por edhe nga era e mishit të djegur që ishte shpërndarë gjithandej. Ishte e pamundur që të ndërhynim për të shpëtuar personat që ndodheshin në automjet. Trupat e tyre u nxorën nga policia pas afro dy orësh”. Kështu deklaroi dje Afrim Pasha, dëshmitari okular i ngjarjes ku shpërtheu në flakë makina tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 930 BJ brenda së cilës ndodheshin trupat e pajetë të Shaban Babasit dhe Albert Kasallës.

Ishte 45-vjeçari Pasha, banues në ish-Kënetë të Durrësit, i cili sinjalizoi policinë për ngjarjen makabre. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Pasha rrëfeu momentet e tmerrit dhe panikun. Ai deklaroi se policia dhe zjarrfikësit mbërritën 45 minuta me vonesë në vendin e ngjarjes, atëherë kur makina ishte djegur dhe dy personat që gjendeshin në të ishin shkrumbuar. Ndërkohë, 45-vjeçari në emër të të gjithë banorëve të ishkënetës i bën apel policisë që të marrë masa, pasi në këtë zonë mblidhen të gjithë personat me precedentë penalë dhe që janë të rrezikshëm për komunitetin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.