Vlorë,aksioni i INUK në ditën e dytë Ndërhyrja për zgjerim rruge.

Aksioni i Inspektoratit Urbanistik Kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Skelës në bregdetin e Vlorës ka hyrë në ditën e dytë.
Gjatë ditës sotme pritet të prishen pesë objekte, nga të cilat katër banesa dhe një lokal.
Aksioni gjatë ditës sotme nuk ka hasur në kundërshtinë e banorëve, ndërsa janë shkaktuar vonesa për shkak të problemeve që punonjësit e INUK-ut kanë patur me mjetet e tyre të punës.Prishja e këtyre objekteve përgjatë zonës së Ujit të Ftohtë vjen në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, punimet e të cilit do të fillojnë në shtator të këtij viti.
Ndërkohë mes objekteve që do prishen është një zyre postare, drejtuesit e së cilës pohojnë se gjatë punimeve për boshatisjen e saj janë grabitur kamerat e sigurisë së këtij objekti.
Add new comment