Vlorë, tentuan të vidhnin me armë dy persona, në pranga autori i 4.

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim. Krimet e Rënda në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë gjatë operacionit të koduar “POKER” kanë vënë në pranga Aldair Basho.
Arrestimi i Aldair Basha lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 29 shtator në afersi të fshatit Peshkepi, ku 23-vjeçari ne bashkepunim me Lorenc Bitaj, Julian Simoni dhe Anxhelo Metaj (të 3 të arrestuar nga policia) kanë tentuar tu vjedhin nën kërcenimin e armës shtetasve Dh. D., dhe N. Xh., të dy banues në Korçë shumën prej 18 mijë euro.
Arrestimi i tij u krye pas kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen “Isa Boletini” ku fshihej ky shtetas.
Ndaj Bashos Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim.
Add new comment