Vlorë, humb jetën në rrethana të panjohura një 40-vjeçar.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Vlorës, në rrethana ende të panjohura. I njohur me pseudonimin “Rusi”, 40-vjeçari dyshohet se ka qenë me të dashurën në hotel kur ka ndërruar jetë.
Para një muaji viktimës i kishin djegur makinën tip “ML”.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 40-vjeçarit.
Add new comment