Vlorë, agronomi 45 ditë i vdekur në banesë, vrau veten pas largimit nga puna.

Postuar në 23 Mars, 2014 15:34

Prej 45 ditësh dyshohet seka qëndruar i vdekur në banesë pas vetëvrasjes për shkak të largimit nga puna.
Policia e Vlorës ka thënë se 58-vjeçari, Lluka Babe dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë. 
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në qytetin bregdetar të Vlorës, ku 58-vjeçari Babe i cili punonte në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit me profesion agronom, është vetëvrarë dy muaj pas largimit nga puna.
Trupi i 58-vjeçarit u gjet i dekompozuar në banesën e tij ,në lagjen “28 Nëntori” i vetvarur. Banorët e zonës thonë se viktima kishte kaluar në gjendje depresive pas pushimit nga puna.
Viktima mësohet se dy muaj më parë është larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar transferimin në Llakatund të Vlorës. Ai kishte pretenduar se ku transferim ishte për të ulje në detyrë, pasi që prej vitit 1994 Lluka Babe punonte në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit si agronom.
Policia dhe mjeku ligjor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.