Vjedhja e Thesarit, sot masa e sigurisë ish-drejtorit Çollaku.

Postuar në 07 Gusht, 2014 03:24

Gjykata e Tiranës do të japë sot masën e sigurisë për ish-drjetorin e Emisionit të Parasë në Thesarin e Shtetit, Dorian Çollaku, i akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.

Prokurori Ramadan Troci pritet që t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar masën e “arrestit në burg”, për ish-drejtorin e qendrës së Emisionit të Parasë nëThesarin e Shtetit.
 
Çollaku, i cili është burri i mbesës së guvernatorit Ardian Fullani, u vetëdorëzua dje në polici, si rezultat i urdhër ndalimit ndaj tij, nga Prokuroria e Tiranës dy ditë më parë.
Paraqitja e tij është bërë dje, rreth orëve të mesditës, ku teksa ka marrë kontakte me drejtuesit e policisë, është shoqëruar në brendësi të objektit të policisë, duke u vënë në arrest për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të ngritur nga njësia hetimore Task-Forcë.

Sipas veprimeve paraprake hetimore, Çollaku në cilësinë e Drejtorit të Emisionit, bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e Departamentit që drejtonte. Por, sipas Prokurorise ka rezultuar se, që prej 1 Janarit 2013 deri në Mars 2014, ai nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime dhe vjedhjen e mbi 713 milion lekeve nga thesari i shtetit.

Sipas prokurorisë se kryeqytetit, Çollaku është bashkefajtor në vjedhjen e Thesarit, pasi nuk ka respektuar siç duhet rregulloren dhe nuk ka kryer funksionin e tij si drejtor i Thesarit të Shtetit. Çollaku ka hyrë në Departamentin e Emisionit në muajin shtator 2011, dhe është marrë në punë me firmën e Ardian Fullanit.  

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka lëshuar mandat arresti në mungesë, ndërsa grupi i efektivëve që do të zbatonin urdhrin, nuk e gjetën Çollakun në banesë. Ish-drejtori i thesarit,  i kontaktuar nga policia ndodhej me pushime në Jug, duke u vetëdorëzuar mëngjesin e djeshëm.

Pesë nën hetim
Megjithëse numri i të arrestuarve ka shkuar në 10 persona, burime pranë prokurorisë thanë se nën hetim për çështjen e vjedhjes së thesarit të shtetit janë dhe 5 persona të tjerë, punonjës banke. Mes tyre është dhe drejtori i sigurisë dhe mbrojtjes Eduart Sinani. Pritet që në ditët në vijim të vendoset nëse për ta do ketë masë arresti ose jo.

Dorian Çollaku, burri i mbesës së guvernatorit Fullani e mori në punë
Dorian Çollaku rezulton të jetë bashkëshorti i mbesës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Çollaku ka hyrë në Departamentin e Emisionit në muajin shtator 2011, dhe është marrë në punë me firmën e Ardian Fullanit. Në dëshminë e tij, Ardian Bitraj ka treguar se vjedhjen në bankë e ka kryer qysh prej vitit 2011, dhe se këtë veprim e ka kryer edhe për shkak të mos aftësisë së drejtorit të ri, për ta kontrolluar situatën brenda në Thesarin e Shtetit.

Për të hedhur dritë mbi mënyrën, veprimet dhe përcaktuar rolin e secilit prej personave që kanë pasur në përgjegjësi ruajtjen dhe më pas shkatërrimin e stokut të parave të dala jashtë qarkullimit, është pyetur nga prokurorët Dorian Çollaku. Ky i fundit ka pranuar se ka pasur nën varësi, dy shtetasit e arrestuar Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, dhe ka shpjeguar funksionin dhe detyrat e tij. Teksa është pyetur nga prokurorët se ai ishte në dijeni të mungesës së parave, Çollaku ka pohuar se nuk kishte dijeni dhe askush nga eprorët nuk kishte njoftuar për veprimet e Ardian Bitraj.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.