Viktima e parë nga gripi AH1N1, vdes 30-vjecarja shtatzënë në Tiranë.

Regjistrohet në Shqipëri viktima e parë e gripit të derrit për këtë vit. Viktima mësohet se është një vajzë 30 vjecare e cila ishte prekur nga sëmundja prej disa ditësh. Lajmi është pohuar nga drejtori i shëndetit publik Gazmend Bejtja, i cili ka thënë se në gjithë vendin 26 raste personash të prekur me grip te derrit.Ai ka thënë se 30-vjecarja që humbi jetën kishte edhe sëmundje të tjera vec virusit të gripit.Gruaja e cila mësohet se ishte shtatzënë 13 javëshe, ka gjetur vdekjen dje paradite në senatoriumin e Tiranës.Bëhet e ditur se 30-vjecarja ka qënë diabetike dhe ka pasur probleme të theksuara të frymëmarrjes.
Add new comment