Venizelos: Greqia kërkoi dhënien e statusit për Shqipërinë

Athina zyrtare ka përkrahur në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë.
Kështu bëhet me dije në një njoftim të ministrisë së Jashtme greke, sipas të cilës, ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë që t’ia komunikojë këtë qëndrim qeverisë shqiptare, raporton Ora News.
Gjithashtu, pala greke ka vendosur që vendimi për dhënien e statusit Shqipërisë të diskutohet në qershor 2014, para përfundimit të presidencës greke.
Në njoftimin e ministrisë së Jashtme greke shprehet gjithashtu gatishmëria e Greqisë për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje, me qëllim që të përmbushen kushtet që i janë vënë Shqipërisë nga BE.
Tema
Add new comment