Vendimi i Kushtetueses rikthen të shkarkuarit e administratës. Rrëzohen emërimet pas 1 tetorit

“Panorama” duke publikuar pjese nga vendimi i zbardhur i Gjykates Kushtetuese per rrëzimin e aktit normativ te nepunesve te administrates, shkruan se ky vendim do të përcaktojë se kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus më 30 maj në Parlament.
“Datat e hyrjes së tij në fuqi do t’i japin zgjidhje edhe ngërçit të krijuar së fundmi me largimet nga puna të punonjësve të administratës, për shkak të strukturave të reja të miratuara në Ministri”- shkruan “Panorama”.
Keshtu, nëse Gjykata Kushtetuese vendos që ligji për nëpunësit civilë të hyjë në fuqi nga 1 tetori, qeveria detyrohet në dy drejtime: së pari të kthejë në punë të gjithë punonjësit e larguar pas 1 tetorit, për shkak të ristrukturimit të ministrive; së dyti, të gjejë një zgjidhje për nëpunësit me të cilët ka lidhur kontratën e punës pas kësaj date.
Detyrimi i Kushtetueses që efektet e ligjit të nisin nga 1 tetori, do të thotë që qeveria të zbatojë parashikimet e nenit 50 “Transferimi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit”.
PANORAMA
Add new comment