Vdes foshnja pas lindjes, familja denoncon: Mjeku, 45' me vonesë

Postuar në 09 Tetor, 2014 03:47

Vdekja e një foshnje menjëherë pas lindjes është denoncuar nga familjarët e nënës në polici, me akuzat se ka pasur neglizhencë nga ana e mjekëve.

Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të së enjtes (02:45), ku pas kryerjes se operacionit, mjeku konstatoi se foshnja ishte i pa jetë.

Familjarët pretendojnë se mjeku anestezist ka shkuar 45 minuta me vonesë nga momenti kur nëna 30-vjeçare me inicialet D.TH ka hyrë në sallën e operacionit. Burime nga materniteti i Korçës thanë për A1 REPORT se mjeku anestezist ka qenë në një tjetër operacion në spitalin e Korçës. Po të njëjta burime thonë se ka pasur debate të forta mes dy mjekëve që janë kujdesur 30-vjeçare dhe anestezistit.

Sipas informacioneve nga policia, nëna është paraqitur për lindje rreth orës 02:00 në kushte normale për lindje. Në orën 02:15 është paraqitur mjeku që ndiqte nënën për lindje. Rreth orës 02:45 mjeku ka vënë re komplikacione tek foshnja dhe ka vendosur për të kryer operacion, ku me lindjen e foshnjës u konstatua se ishte pa jetë.

Pas denoncimit të familjarëve grupi hetimor dhe ekspertë mbërritën në maternitet dhe bllokuan të gjitha kartelat që tregojnë ecurinë e shtatzënisë dhe lindjes së foshnjës. Foshnja ndodhet në morgun e spitalit, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.