Vdes biznesmeni i duhanit, u qellua me plumba ne koke një javë më parë.

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës biznesmeni i duhanit 48-vjeçar Ndue Cini.
Biznesmeni i duhanit s’ka mundur ti shpëtojë vdekjes si pasojë e plagëve të marra nga atentati i kryer ndaj tij një javë më parë në Shkodër,ndërsa ishte duke iu afruar banesës së tij.
Prej një jave Cini ndodhej në spitalin Ushtarak në Tiranë ku dhe ka ndërruar jetë.
Dyshohet se biznesmeni është qëlluar nga vrasës me pagesë.
Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se lidhur me atentatin ndaj biznesmenit, Ndue Cini, janë shoqëruar në komisariatin e policisë rreth 12 persona, të cilët mendohen se kanë dijeni për ngjarjen, të cilët pas dëshmive që kanë dhënë janë lënë të lirë.
Mësohet se Cini kishte lidhje të forta me biznesmenë nga shteti fqinj i Malit të Zi me të cilët kishte lidhur biznesin e tij. Po ashtu ai së bashku me vëllezërit kishin në pronësi edhe disa dyqane në qendër të qytetit të Shkodrës.
Policia ka marrë edhe dëshminë e një roje objekti, i cili mendohet se ka parë skenën e vrasjes. Sipas dëshmisë, autorët kanë qenë 2 persona me një motoçikletë, të cilët e kanë pritur tregtarin deri në momentin që është afruar në derën e shtëpisë me automjetin e tij Fuoristrade tip ML dhe e kanë qëlluar.
Add new comment