Vala e emigracionit, 200 mijë persona lënë Sirinë

Numri i refugjatëve sirianë në kampet e Turqisë po rritet nga dita në ditë, duke detyruar hapjen e më shumë qendrave në shërbim të 120 mijë personave që i kanë ikur luftës. Ankaraja njoftoi se do të nxisë edhe një herë fuqitë perëndimore për krijimin e zonave të sigurta brenda Sirisë, në mbledhjen e muajit të ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Turqia kërkon të rritet presioni ndaj Rusisë dhe Irani të cilat kundërshtojnë me forcë krijimin e këtyre korridoreve. Por të gjitha këto përpjekje nuk i bindin refugjatët sirianë të detyruar të jetojnë në kampe. Deri në 5 mijë persona kanë kaluar cdo ditë kufirin drejt Turqisë në dy javët e fundit, e sipas OKB-së numri i përgjithshëm i refugjatëve sirianë ka shkuar në 200 mijë njerëz.
Albanian Screen
Add new comment