Ushtria e Imamit/ Arrestohen dy oficerë, vidhnin telat e repartit për skrap

Dy oficerë janë arrestuar në flagrancë në Tufinë të Tiranës, pasi vidhnin telat e repartit ushtarak dhe i shisnin për skrap.
Dy oficerët, Ermir Telhai dhe Ervin Osmanllari, u arrestuan në repartin 4006 në Tufinë, bën me dije Policia Ushtarake.
Të dy ushtarakët u kapën në flagrancë duke këputur telat rrethues të repartit, raporton Panorama.
Policia Ushtarake kishte kohë që i hetonte të dy oficerët. Pasi e merrnin telin, ata e fusnin në automjetin e tyre dhe e shisnin në treg.
Të dy ushtarakët janë në qelitë e paraburgimit.
TEMA
Add new comment