Ulet konsumi i energjisë. Shqiptarët kanë kursyer më tepër

Efektet e krizës ekonomike duket se kanë ndikuar qytetarët shqiptarë të ulin shpenzimet për energjinë elektrike. Të dhënat e INSTAT për 6 mujorin e parë të këtij viti flasin për ulje të konsumit të energjisë nga konsumatorët me 29.9 për qind, krahasuar me vitin e kalaur, çka tregon se çdo familje ka shpenzuar më pak para gjatë këtij viti për të paguar energjinë e harxhuar.
Gjatë këtyre 6 muajve konsumatorët kanë konsumuar 1.745 gigavat/orë ose 45.9 përqind të energjisë së përgjithshme për përdorim. Në këtë periudhë gjithashtu është prodhuar edhe më pak energji, rreth 4 përqind më pak, ose rreth 2092 gigavat-orë. Ndërkohë janë rritur edhe humbjet në rrjet, me 50.3 përqind gjatë këtij viti, krahasaruar me 2011-ën.
Albanian Screen
Add new comment