Transporti urban, grevë treorëshe

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:21

Shoqata e Punonjësve të Transportit Urban në Tiranë zhvilloi të hënën një grevë treorëshe në shenjë proteste për mosmarrjes së pagave prej tre muajsh. 

Greva ka nisur në orën 05:30 dhe ka vazhduar deri në orën 08:30,duke krijuar jo pak probleme për qytetarët që shkojnë në punë dhe nxënësit e shkollave.

Edhe para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin për qytetarët, ndërsa shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj. 

Ndërkohë që, drejtuesit e sindikatës thanë se shoferët dhe faturinot nuk janë paguar prej tre muajsh, për shkak se shoqëritë nuk përballojnë kostot.

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.